SHBA Trepça

SHBA Trepça

Share

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Trepça është themeluar në vitin 1948.

Photos from SHBA Trepça's post 02/08/2026

Trepça na bashkon, në zemër të natyrës, në fshatin Batahir 🟢⚫️⚒️

1 gusht 2026
Në ambientet e Qendrës Sportive të Aktiviteteve Malore të SHBA Trepça, në fshatin Batahir, juniorët e KF Trepça zhvilluan seancën e tyre përgatitore në një mjedis të veçantë natyror.

Pas stërvitjes, ata shijuan çaste relaksi buzë lumit Bistrica, duke kombinuar përgatitjen sportive me energjinë që ofron natyra.

28/07/2026

Donatorët nuk duhet të financojnë jashtë mandatit të organizatave

Mitrovicë, 28 korrik 2026

Kujdesi institucional nënkupton mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile sipas misionit, profilit dhe fushës së tyre të veprimit. Çdo financim duhet të respektojë kompetencën dhe përvojën e organizatës në fushën për të cilën aplikon.

Është e paimagjinueshme që në Mitrovicë organizata kulturore të përfitojnë fonde në emër të mbrojtjes së mjedisit, bjeshkatarisë dhe turizmit malor, ndërkohë që këto fusha nuk janë pjesë e misionit, mandatit apo veprimtarisë së tyre. Praktika të tilla dëmtojnë organizatat që punojnë realisht në këto fusha dhe cenojnë besimin në procesin e financimit.

SHBA Trepça nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre parregullsive. Nëse kjo praktikë nuk ndalet dhe nuk sigurohet respektimi i kritereve të financimit, do t'u drejtohemi me ankesa zyrtare donatorëve dhe institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar shqyrtimin e procedurave, transparencë të plotë dhe llogaridhënie për mënyrën e ndarjes së fondeve.

Fondet publike dhe fondet e donatorëve duhet t'u shërbejnë organizatave që kanë mandat, ekspertizë dhe veprimtari konkrete në fushat për të cilat financohen. Vetëm kështu mbrohet interesi publik dhe garantohet përdorimi i drejtë i burimeve në shërbim të komunitetit.

SHBA Trepça

23/07/2026

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Trepça nënshkruan kontratën për subvencionim me Komunën e Mitrovicës

Mitrovicë, 23 korrik 2026
Përfaqësuesi i Shoqërisë Bjeshkatare Alpiniste Trepça, Gzim Ferati, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për subvencionimin e klubeve dhe shoqatave sportive, ku kontratat u nënshkruan nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani.

Edhe pse subvencionimi i ndarë për SHBA Trepça, sipas kategorizimit të sportit, mbetet minimal në krahasim me disa sporte dhe organizata të tjera sportive, kjo nuk e zbeh përkushtimin dhe vizionin tonë për zhvillimin e sporteve malore.

SHBA Trepça do të vazhdojë të punojë me përkushtim në hartimin dhe zbatimin e projekteve konkrete në fushën e bjeshkatarisë, alpinizmit, ngjitjes sportive, mbrojtjes së mjedisit, edukimit të të rinjve dhe zhvillimit të turizmit malor. Objektivi ynë është që, përmes bashkëpunimit me institucionet dhe partnerët, në të ardhmen e afërt të realizohen investime dhe aktivitete që do të krijojnë kushte më të mira për zhvillimin e këtyre disiplinave dhe për promovimin e potencialit natyror të rajonit të Mitrovicës.

SHBA Trepça falënderon Komunën e Mitrovicës, Kryetarin Faton Peci dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, të udhëhequr nga Gazmend Asllani, për mbështetjen e ofruar. Në të njëjtën kohë, shpresojmë që në të ardhmen sportet malore të vlerësohen edhe më shumë, në përputhje me kontributin e tyre në sport, edukim, rekreacion, mbrojtje të mjedisit dhe zhvillim të turizmit.

SHBA Trepça mbetet e përkushtuar të ndërtojë një kulturë të fortë të sporteve malore dhe të vazhdojë të jetë një promotor i natyrës, shëndetit, vullnetarizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në komunën tonë.

20/07/2026

Bistrica Summer Camp 1

Photos from SHBA Trepça's post 20/07/2026

Bistrica Summer Camp 1

10/07/2026
10/07/2026

🏕️ **BISTRICA SUMMER CAMP 2026**

🌿 **3 ditë aventurë, natyrë dhe miqësi!
** 📅 **17 – 19 Korrik 2026**
📍 **Batahir – buzë lumit Bistrica, Mitrovicë**
👧🧒 **Për fëmijë 7–15 vjeç dhe familje**
✨ **Një verë ndryshe fillon këtu!**
Larg teknologjisë, afër natyrës – një kamp ku fëmijët mësojnë, argëtohen dhe krijojnë kujtime të paharrueshme përmes përvojave reale.
🌟 **ÇFARË NA PRET?**
🧭 Eksplorime në natyrë dhe lojëra orientimi
🏃 Gara dhe sfida ekipore
⚽ Futboll dhe aktivitete sportive
🌿 Njohje me florën dhe faunën
📖 Tregime dhe aktivitete edukative
🔥 Zjarr kampi, muzikë dhe shoqëri
🧘 Relaksim dhe aktivitete buzë lumit
🎯 **QËLLIMI I KAMPIT**
✅ Zhvillimi i vetëbesimit dhe bashkëpunimit
✅ Promovimi i dashurisë për natyrën dhe aktivitetet në ambient të hapur
✅ Krijimi i miqësive të reja përmes përvojave edukative dhe sociale
🍽️ **PËRFSHIHET:**
✔️ Akomodimi gjatë 3 ditëve
✔️ Aktivitetet sportive dhe edukative
✔️ Mbikëqyrja gjatë gjithë kampit
✔️ Ushqimi sigurohet individualisht (rekomandohen minimum **6 shujta** gjatë qëndrimit)
⛺ Mundësi kampimi me tendë personale ose në zonën e kampit.
🚌 **TRANSPORTI** Transporti sigurohet individualisht.
📍 Nisja nga Mitrovica: **17 Korrik 2026, ora 15:00**
⚠️ **Vendet janë të kufizuara – maksimum 30 pjesëmarrës!**
📅 **Regjistrimi deri më: 14 Korrik 2026**
📞 **REGJISTRIM & INFORMATA** 📱 +383 49 71 71 66 📱 045 412 765
📧 [[email protected]](mailto:[email protected])
🌐 SHBA Trepça – Facebook
🌲 **BISTRICA SUMMER CAMP 2026** *Natyra na bashkon, aventura na mëson!*

02/07/2026

Jemi në përgatitjet finale për Bistrica Summer Camp, të organizuar nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Trepça.

Për datat e sakta, programin dhe të gjitha informacionet e tjera do t'ju njoftojmë me kohë.

Qëndroni me ne – së shpejti publikojmë të gjitha detajet!

02/07/2026

Të nderuar bjeshkatarë dhe dashamirë të natyrës,

Në linkun e mëposhtëm gjeni formularin e anëtarësimit në klubin SHBA Trepça. Pas plotësimit të tij, si anëtar aktiv konsiderohet çdo person që kryen pagesën në llogarinë bankare të shoqërisë.

Pagesat në para të gatshme nuk pranohen. Kontributi vjetor i anëtarësisë ndihmon në realizimin e aktiviteteve të klubit SHBA Trepça, edhe pse në vlera simbolike.

Pagesa vjetore e anëtarësisë është 15 euro.
Linku
https://shbatrepca.my.canva.site/anetarsimi

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Kosovska Mitrovica?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Telephone

Website

Address


Kosovska Mitrovica