13/07/2026
KÇ Trepça
Mirësevini në faqen zyrtare të Klubit Çiklistë Trepça. Welcome to the official page of the Tr
13/07/2026
02/07/2026
Urime Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë! 📰🎙️🚴♂️
Federata e Çiklizmit e Kosovës shpreh mirënjohjen dhe respektin për të gjithë gazetarët sportivë, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe pasion kontribuojnë në promovimin dhe zhvillimin e sportit. Ju faleminderit që jeni zëri dhe dëshmitarët e arritjeve sportive.
Gëzuar Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë!
21/06/2026
Federata e Çiklizmit e Kosovës njofton se Kampionati i Kosovës në Çiklizëm 2026 do të zhvillohet më 24 dhe 25 qershor 2026, ku çiklistët do të garojnë për titujt e kampionëve të Kosovës në disiplinat përkatëse.
24 qershor 2026 – Individual Time Trial (ITT) / Kronometër Individual
25 qershor 2026 – Road Race / Gara Rrugore
Kampionati do të mbledhë çiklistët më të mirë të vendit në kategoritë përkatëse, duke ofruar një garë të nivelit të lartë dhe një tjetër aktivitet të rëndësishëm në kalendarin zyrtar të Federatës së Çiklizmit të Kosovës.
19/06/2026
NJOFTIM NGA FEDERATA E ÇIKLIZMIT E KOSOVËS
Mbyllja e përkohshme e rrugëve gjatë Kampionatit të Kosovës 2026
Federata e Çiklizmit e Kosovës njofton qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik se, për shkak të organizimit të Kampionatit të Kosovës 2026, do të ketë mbyllje të përkohshme të disa segmenteve rrugore, sipas itinerarit dhe orarit të garave.
Dita e parë – Kronometër (24.06.2026)
Ora 10:00 – 12:00
Autostrada “Arbër Xhaferi”: Ferizaj (Bibaj) – Babush – Ferizaj (Bibaj) (24 km)
Dita e dytë – Gara rrugore (25.06.2026)
Ora 10:00 – 14:00
Ferizaj (Bibaj) – Duhël – Ferizaj (Bibaj)
Lusim të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë udhëzimet e Policisë së Kosovës, organizatorëve dhe sinjalizimin e përkohshëm rrugor.
Federata e Çiklizmit e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Policinë e Kosovës, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar në organizimin e Kampionatit të Kosovës 2026, i cili është i përfshirë në kalendarin zyrtar të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI) - https://shorturl.at/uUkiS
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në mbarëvajtjen e Kampionatit të Kosovës 2026.
10/06/2026
🚲🚲❤️❤️⚒️⚒️
08/06/2026
📸 Kampionati Ballkanik i Çiklizmit 2026 (5-7 Qershor), i mbajtur në Kosovë
I dëshirojmë suksese dhe njëherit edhe ju Urojmë Kosovës medalje në vendin e 3, si dhe vendin e 1 Elitë Kombëtares së Shqipërisë
Të gjithë pjesëmarrësve suksese në garat e rradhës!
Federata Shqiptare e Ciklizmit Faqja Zyrtare ALB Cycling Federation
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Rr. "Bedri Gjinaj", (mbrapa Komunes, Te Qerdhja E Qytetit), Mitrovice
Kosovska Mitrovica
40000