03/07/2026
𝟖 𝐌𝐄𝐃𝐀𝐋𝐉𝐄 𝐍𝐆𝐀 𝐌𝐀𝐋𝐓𝐀! 🇽🇰🇲🇹
Një paraqitje shumë e mirë e gjimnasteve tona në Maltë, të cilat kthehen triumfuese me plot 8 medalje në shtëpi!
Sportistet tona të cilat arritën të jenë në zonën e medaljeve janë:
HIRA HAZIRI (4 medalje)
🥇 në Tra, 🥈 në Parter, 🥈 në Kapërcime
dhe e 🥈🏆 në All-Around
SARAPLLANA (2 medalje)
🥈 në Parter dhe 🥉 në Tra
REA BERISHA (2 medalje)
🥈 në Kapërcime dhe 🥉 në Parter
Shumë afër podiumit ishte edhe
BORË KRASNIQI, e cila realizoi një performancë të mrekullueshme në floor, duke u renditur në vendin e 4-të, me vetëm 0.2 pikë larg medaljes.
Ky sukses i madh nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e atyre që besuan në ne që nga dita e parë. Ky udhëtim dhe këto fitore i dedikohen plotësisht dhe me mirënjohje të thellë sponsorit tonë zyrtar: Santefarm! Faleminderit që jeni krah nesh në çdo hap drejt majave!
Ekipi ynë u udhëhoq nga trajnerët:
Arlind Shaqiri dhe Doruntinë Ibrahimi.
29/04/2026
𝑺𝑨𝑹𝑨 𝑷𝑳𝑳𝑨𝑵𝑨 𝑰 𝑨𝑭𝑹𝑶𝑯𝑬𝑻 𝑬̈𝑵𝑫𝑹𝑹𝑬̈𝑺 𝑶𝑳𝑰𝑴𝑷𝑰𝑲𝑬 𝑴𝑬 𝑩𝑼𝑹𝑺𝑬̈𝑵 𝑷𝑬̈𝑹 Los Angeles 2028 Olympics 🇺🇸
Sara është e vetmja sportiste nga gjimnastika në mesin e përfituesve të kësaj burse, një dëshmi e një pune të përbashkët dhe të palodhur mes Sarës, trajnerëve të saje dhe dhe klubit.
Rezultatet e saj deri më tani tregojnë qartë potencialin për të arritur normën olimpike dhe për të përfaqësuar vendin tonë në arenën më të madhe sportive botërore.
Si klub, jemi jashtëzakonisht krenarë për Sarën dhe do të vazhdojmë ta mbështesim në çdo hap të këtij rrugëtimi drejt kësaj ëndrre.
Faleminderit Komitetit Olimpik të Kosovës për besimin dhe investimin në të ardhmen e sportit tonë.
Të urojmë shëndet, forcë dhe suksese të pandalshme Sara 🥰
29/04/2026
𝐅𝐑𝐀𝐉𝐀 𝐂𝐀𝐊𝐀𝐉, 😍
𝐁𝐔𝐑𝐒𝐈𝐒𝐓𝐄 𝐄 “𝐒𝐇𝐏𝐑𝐄𝐒𝐀𝐕𝐄 𝐎𝐋𝐈𝐌𝐏𝐈𝐊𝐄 𝟐𝟎𝟐𝟔”
Fraja është në mesin e 47 talenteve të rinj që do të mbështeten financiarisht nga Komiteti Olimpik i Kosovës me nga 150€ në muaj për të arritur majat e sportit.
Ky vlerësim vjen si rezultat i rrugëtimit tonë të përbashkët drejt synimeve tona të larta!
Falënderojmë KOK-un për vlerësimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për sportistët e rinj.
22/04/2026
Në datat 20–24 Prill, dy trajneret tane se bashku me dy sportistet tona Borë Krasniqi dhe Fernaze Cakaj po zhvillojnë seanca stërvitore në Belgjikë. 🇧🇪
Qëllimi i këtij aktiviteti është zhvillimi profesional dhe artistik i sportisteve tona, përmes mësimit të koreografive të reja.
Kjo eksperiencë shërben si një hap i rëndësishëm drejt rritjes dhe përmirësimit të vazhdueshëm të performancës së tyre.
Një falënderim i veçantë shkon për sponsorin tonë të artë, Santefarm, i cili bëri të mundur realizimin e këtij udhëtimi dhe që vazhdon të jetë një mbështetje e çmuar për klubin tonë.