22/08/2026
Me ftesë të Klubi të Volejbollit “Prishtina Elite”, patëm nderin dhe kënaqësinë të promovojmë paravolejbollin para qytetarëve të Kosovës, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Një aktivitet i veçantë për të dëshmuar se sporti është për të gjithë, pa barriera dhe pa kufij!
Faleminderit Prishtina Elite për ftesën, mikpritjen dhe mbështetjen në promovimin e një sporti gjithëpërfshirës.
12/08/2026
Me ftesë të klubit të paravolejbollit “Kamenica”, Kryetarja e Federatës së Paravolejbollit të Kosovës Znj.Drilona Islami dhe Sekretari i Përgjithshëm z.Gëzim Brahimi morën pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e themelimit të Shoqatës OPFAKKOS – Dega në Kamenicë.
Aktiviteti u shoqërua me një lojë miqësore të paravolejbollit, duke dëshmuar edhe një herë se sporti është një mjet i fuqishëm për bashkim, përfshirje dhe fuqizim të personave me aftësi të kufizuara.
Pas ndeshjes, aktiviteti vazhdoi në një atmosferë të ngrohtë me piknik, duke forcuar edhe më shumë bashkëpunimin dhe miqësinë mes komunitetit.
Urime OPFAKKOS – Dega Kamenicë për themelimin dhe faleminderit Klubit të Paravolejbollit “Kamenica” për ftesën dhe mikpritjen!
Së bashku për më shumë sport, përfshirje dhe mundësi për të gjithë!
03/08/2026
Nga suksesi ekipor te vlerësimi individual, Kosova shkruan histori në paravolejboll
01/08/2026
Kënaqësi të ishim të ftuar në emisionin Sportfolio në Radio Dukagjini, ku patëm mundësinë të flasim për zhvillimin e paravolejbollit në Kosovë, sukseset e fundit të kombëtares dhe planet e Federatës për të ardhmen.
Në këtë intervistë morën pjesë Kryetarja e Federatës së Paravolejbollit të Kosovës Znj.Drilona Islami, Selektori i Kombëtares së paravollejbollit Z.Gëzim Brahimi dhe sportisti Albert Mustafa, të cilët ndanë përvojat, sfidat dhe angazhimin e vazhdueshëm për avancimin e këtij sporti.
Falënderojmë Radio Dukagjini dhe Naim Selmani së bashku me ekipin e emisionit Sportfolio për mikpritjen dhe mundësinë për të promovuar paravolejbollin, sportistët tanë dhe vlerat që përfaqësojmë.
“Kombëtarja e Paravolleyt bëhet nënkampion në pjesëmarrjen e parë në turne evropian”
Na ndiqni në: • Facebook - https://www.facebook.com/dukagjinifm• ...
31/07/2026
🇽🇰 Faleminderit, Rotonda Volley!
Jemi mirënjohës për vlerësimin dhe mikpritjen e ngrohtë gjatë Nerulum Cup. Ishte një nder për Kombëtaren e Kosovës të ishte pjesë e këtij turneu dhe të krijonte miqësi e kujtime të veçanta.
🇮🇹 Grazie, Rotonda Volley!
Siamo grati per l'apprezzamento e la calorosa accoglienza ricevuti durante la Nerulum Cup. È stato un onore per la Nazionale del Kosovo partecipare a questo torneo, stringere amicizie e creare ricordi speciali.
🏴 Thank you, Rotonda Volley!
We are grateful for the appreciation and warm hospitality shown during the Nerulum Cup. It was an honor for the Kosovo National Team to participate in this tournament and to forge friendships and create special memories.