Turniri Tre Heronjët Nekoc

Turniri Tre Heronjët Nekoc

Share

“Tre Heronjët e Fshatit Nekoc”

04/07/2026

🏆 FINALE – TË GJITHË PËR MBËSHTETJE! 🏆

Të dashur sportdashës dhe bashkëvendës të Nekocit,

Sonte, me fillim nga ora 21:00 në Komoran, ekipi i Sahit Gash*t dhe Safet Shabanit

Mendi ING & Bashkimi Construction, do të përballet me ekipin Bashkim Bujupi në finalen e Turnirit Tradicional “Abedin Bujupi”.

Ekipi ynë ka nevojë për përkrahjen e secilit prej nesh. Le ta mbushim tribunën dhe të krijojmë një atmosferë të zjarrtë, duke i shtyrë djemtë tanë drejt fitores.

📍 Komoran
🕘 Ora 21:00

Të gjithë për ekipin tonë! Le ta tregojmë edhe një herë se Nekoci di të bashkohet në ndeshjet më të mëdha.

💙🏆 Forca ekipit të Sahit Gash*t dhe Safet Shabanit – Mendi ING & Bashkimi Construction! Forca Nekoci! Së bashku drejt trofeut! ⚽🔥

04/07/2026

🔥 THIRRJE PËR MBËSHTETJE! 🔥

Të dashur sportdashës dhe bashkëvendës të Nekocit,

Sot është nata e madhe! Ekipi i fshatit tonë Mendi ING & Bashkimi Construction zhvillon finalen e Turnirit Tradicional “Abedin Bujupi”.

📍 Komoran
🕘 Ora 21:00

Ju ftojmë të gjithëve të jeni të pranishëm dhe ta mbështesim ekipin tonë me gjithë zemër. Le ta krijojmë një atmosferë të zjarrtë dhe ta shtyjmë ekipin drejt fitores!

Të gjithë në Komoran, në ora 21:00!

🏆 Forca Mendi ING & Bashkimi Construction! Forca Nekoci! Së bashku drejt trofeut! 💙⚽

24/06/2026

🏆 THIRRJE PËR MBËSHTETJE 🏆

Të nderuar bashkëvendës, sportdashës dhe përkrahës të ekipit tonë,

Ekipi ynë 3 Qershori nga Nekoci ka arritur në finalen e Turnirit Tradicional “Semedin Dugolli”. Ky sukses është rezultat i punës, përkushtimit dhe zemrës së madhe të lojtarëve tanë.

3 Qershori nuk është vetëm një ekip futbolli, por një ekip që bart me vete Tre Heronjet e Fshatit Nekoc Azem Kastrati, Gani Kastrati, Hisni Murseli.
Prandaj, në këtë ndeshje finale kemi nevojë për mbështetjen e secilit prej jush.

Ju ftojmë të jeni pranë ekipit tonë, ta mbushim tribunën me zë dhe entuziazëm, dhe së bashku ta përkrahim 3 Qershorin drejt fitores.

⚽ Sot luan Nekoci, sot luan 3 Qershori!
👏 Ejani të bëhemi lojtari i 12-të i ekipit tonë!
🏆 Forca 3 Qershori – drejt trofeut! 🏆

24/06/2026

🔥⚽ THIRRJE PËR MBËSHTETJE ⚽🔥

Sonte nuk luan vetëm ekipi 3 Qershori, por luan krenaria, zemra dhe emri ynë!

Jemi vetëm një hap larg finales së turnirit tradicional “Semedin Dugolli” dhe kemi nevojë për zërin, duartrokitjet dhe përkrahjen e secilit prej jush.

Ftojmë të gjithë bashkëfshatarët, miqtë dhe sportdashësit që të jenë pranë ekipit tonë në këtë përballje të madhe. Le ta mbushim tribunën, le të dëgjohet zëri ynë dhe t’i tregojmë të gjithëve forcën e 3 Qershorit!

🏆 Gjysmëfinalja e Turnirit Tradicional “Semedin Dugolli”
⚽ Ekipi 3 Qershori
Ora 21:00

Një ekip, një zemër, një qëllim – FINALJA!

Photos from Turniri Tre Heronjët Nekoc's post 13/06/2026

NJË KUJTIM I PAHARRUESHËM ❤️

Në natën e finales së Turnirit Tradicional “Tre Heronjët”, u zhvillua një nga ndeshjet më të veçanta dhe më domethënëse që kemi pasur ndonjëherë.

Për herë të parë, në një ekip të vetëm u bashkuan pasardhësit e heronjve dhe dëshmorëve nga mbarë Kosova, duke krijuar një moment të rrallë krenarie, respekti dhe bashkimi.

Kjo ndeshje rikujtoi edhe një herë arsyen kryesore të këtij eventi sportiv, nderimin dhe kujtimin e atyre që sakrifikuan më të shtrenjtën që kishin, jetën e tyre.

Falë sakrificës së tyre, fëmijët, familjet e tyre dhe të gjithë ne kemi mundësinë të jetojmë të lirë dhe në paqe.

Falënderojmë nga zemra të gjithë ata që morën pjesë në këtë ndeshje madhështore dhe kontribuan në krijimin e një momenti që do të mbetet gjatë në kujtesën tonë.

Lavdi të gjithë heronjve dhe dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës 🇦🇱

13/06/2026

🏆 KAMPIONËT E TURNIRIT 2026 🏆

Pas një rrugëtimi të jashtëzakonshëm fitues i edicionit të 26-të të Turnirit Tradicional “Tre Heronjët” shpallet:

🥇 LEONISI BARBER SHOP

Urime kampionëve dhe faleminderit të gjitha ekipeve, tifozëve dhe mbështetësve që ishin pjesë e këtij edicioni.

Shihemi vitin e ardhshëm.

Photos from Turniri Tre Heronjët Nekoc's post 12/06/2026

Foto datë 12 qershor 2026

12/06/2026

Penaltit dhe shperndarja e medaljeve, për shkak të nderpremje te rrymes nuk është transmetuar drejtëpërsedrejti komplet, andaj ju kërkojm ndjesë !

11/06/2026

🏆 FINALJA 🏆

Dy finalistët tashmë janë të njohur.

Në edicionin e 26-të të Turnirit Tradicional “Tre Heronjët”, përballja finale e këtij viti do të jetë:

BESNIKU TAULANTI QERAMIK
🆚
LEONISI BARBER SHOP

Finalja do të zhvillohet në fshatin Nekoc, më 12 Qershor 2026.

🕖 Programi i mbrëmjes:

• 20:00 - Ceremonia hapëse
• 20:30 - Ndeshje miqësore (surprizë 😉)
• 21:00 - Finalja e madhe

Pas javësh të mbushura me emocione, garë dhe spektakël, ka ardhur momenti të kurorëzohet kampioni i këtij edicioni.

Ejani dhe mos e humbni këtë natë të veçantë sportive!

Ju presim në Nekoc ⚽🔥

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Komoran?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Komoran