11/09/2026
🏁🔥 GARA E ÇIKAVE 2026 🏍️💜
Çika, është koha me i dhez motorat! 🔥
Pas suksesit të edicionit të parë, Gara e Çikave rikthehet edhe këtë vit me më shumë adrenalinë, konkurrencë, emocione dhe shumë aktivitete tjera! 💪🏍️
📢 Detajet e plota të eventit do të publikohen në vijim, duke përfshirë informata rreth garave, kategorive, çmimeve, aktiviteteve dhe shumë të tjera që po i përgatisim për ju. 👀🔥
Ky është vetëm fillimi... 🏁💜
Na ndiqni dhe qëndroni me ne për të gjitha njoftimet e radhës!
📅 13 SHTATOR 2026
📍 PRISHTINA MALL – Parkingu E
27/07/2026
🏍️ SUPER MOTO RACE 2026 🏁
Adrenalina rikthehet në asfalt!
Më 02.08.2026 e djelë ora 16:00 bashkohuni në një spektakël të vërtetë të motosportit,ku shpejtësia teknika dhe pasioni do të sfidojnë çdo kthesë.
Në garë do të marrin pjesë motoçikleta Supermoto, Adventure,Honda X-ADV dhe kategori të tjera duke premtuar një ditë plot emocione për garuesit dhe adhuruesit e motosportit.
🔥 Speed. Skill. Passion.
🏁 Një pistë. Një synim. 🥇
Ju presim të jeni pjesë e kësaj ngjarjeje të organizuar nga Motocross Team Peja nën patronatin e Federatës së Motociklizmit të Kosovës për të përjetuar emocionet që vetëm motosporti mund t’i dhurojë.
26/07/2026
Me shumë krenari ndaj me ju një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin tim profesional.
Sot përfundova me sukses Sport Administrators Course të organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës.
Ky trajnim më ofroi njohuri të vlefshme në administrimin dhe menaxhimin e sportit duke më motivuar edhe më shumë për të vazhduar kontributin tim në zhvillimin e sportit në Kosovë veçanërisht në motociklizëm.
Falënderoj organizatorët ligjëruesit dhe të gjithë pjesëmarrësit për përvojën e shkëlqyer.Çdo certifikatë është një përgjegjësi më e madhe për të punuar me përkushtim dhe profesionalizëm.
Mësimi nuk ndalet kurrë – sporti zhvillohet përmes dijes përkushtimit dhe bashkëpunimit 💙🏍️🏅
Motocross Kosovo LifelongLearning FederataeMotocilizmiteKosovës
19/07/2026
MIRËNJOHJE
Me rrespekt dhe mirënjohje të veçantë falënderojmë fshatin Shtrazë dhe Kryetarin z. Nexhmedin Lika për mbështetjen mikpritjen dhe kontributin e vazhdueshëm në organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive.
Përkushtimi dhe bashkëpunimi juaj kanë qenë një shtyllë e rëndësishme në suksesin e çdo aktiviteti duke dëshmuar se kur komuniteti dhe sporti ecin së bashku arrihen rezultate të jashtëzakonshme.
Ju shprehim falënderimet tona më të sinqerta dhe ju urojmë shëndet suksese dhe mbarësi në çdo angazhim të ardhshëm.
Me rrespekt dhe mirënjohje
Klubi Motocross Kaçaniku
11/07/2026
🏍️🇽🇰 Rrugëtimi ynë drejt Valbonës po vazhdon në mënyrën më të bukur! Mes maleve madhështore, natyrës dhe rrugëve spektakolare,po kalojmë momente të paharrueshme së bashku.
Faleminderit Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës për organizimin e këtij udhëtimi fantastik, ku pasioni për motorët na bashkon dhe çdo kilometër sjell aventura të reja.
Valbonë,po e shijojmë çdo çast! Rruga vazhdon… 🏍️⛰️💙