28/08/2026
KF Lepenci – KF Mitrovica
30.08.2026 | Ora 16:30
Stadiumi | Besnik Begunca ( Kaçanik )
Grumbullimi: Salla e Qytetit, ora 15:00
tribuna na thërret! Tifozëria Fikshat kërkon mobilizim të plotë për sfidën e radhes
Më 30 gusht, bëhu pjesë e zërit tonë në Stadium.
Merr shallin dhe Shokun ejani ta fitojmë këtë ndeshje bashkë!
LEPENCI DASHURI QË NUK SHUHET KURRË🔴⚫️
10/08/2026
10 Gushti nuk është thjesht një datë. Është kujtesë, është dhimbje, por mbi të gjitha është krenari.
Në këtë ditë përkulemi me respekt para dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë tonë. Ata nuk menduan për veten, por për tokën, për familjet, për të ardhmen tonë. Sot ne jetojmë të lirë falë sakrificës së tyre.
Në mesin e tyre është edhe Besnik Begunca Fikshi. Një emër që nuk harrohet kurrë. Një jetë e dhënë për atdheun, një histori që jeton ende sot mes nesh. Me krenari mbajmë emrin e tij si tifogrup FIKSHAT, duke e nderuar çdo ditë sakrificën dhe rrugën që ai la pas.
Sot për ne është edhe një ditë tjetër me peshë. Përvjetori i FIKSHAT 27 vite. Një tifogrup i krijuar me krenari, që mban emrin nga nofka e tij Fikshi. Ky emër për ne nuk është vetëm një emër, është amanet, është rrugë, është identitet.
Kjo foto flet vetë. Në të shihet qëndresa, guximi dhe dashuria për atdheun. Janë fytyra që nuk harrohen dhe histori që nuk shuhen me kohën.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të 10 Gushtit.
Lavdi Besnik Beguncës Fiksh*t.
Ata jetojnë në çdo hap që bëjmë të lirë 🇦🇱
03/06/2026
PARAQITJA E FUNDIT NË LIGEN E DYTË 💪🏼
FIKSHAT Kaçanik | KF LEPENCI - KF Shqiponjat
Operacioni Liga e parë përfundon me sukses. Paraqitja jonë në nde...
01/06/2026
Operacioni Liga e parë përfundon me sukses.
Paraqitja jonë në ndeshjen e fundit ishte diçka e pa parë në ligën e dytë .Paraqitje vendas , udhtime shumë kilometra, sakrific , pasion e shume dashni nga të gjith antarët e grupit vetëm për LEPENCIN.
Fikshat i falenderojn të gjith ata që na dolën në ndihm gjat gjith sezonit e në veqanti në ndeshjen e fundit.
Liga e parë Lepenci po kthehet .
Ju lëm me pamjet
31/5/2026
KF LEPENCI - KF Shqiponjat
26/05/2026
SuperLepenci u rikthye
Lepenci të dielën edhe zyrtarisht siguroj inkuadrimin ne ligen e par .
Ndeshja e parafundit ne Fush Kosovë perfundoj me fitoren e Lepencit 2-4.
Fikshat ishin prezent edhe ne kete udhtim. Paraqitje e zjarrt ashtu sikur edhe festa ne qytet pas ndeshjes , por festa e madhe do te mbahet me daten 31 Maj ne ndeshjen e fundit si vendas .
RRINI GATI 🔥🔥
21/05/2026
Ngushllime Familjes Zharku
Me dhimbje të thellë sot morrëm lajmin për ndarjen nga jeta të antarit ton Hekuran Zharku.
Hekurani ishte me ne që nga fëmirija , një antar aktiv , i sjellshëm e shumë i përkushtuar ndaj Lepencit . Fikshat i shprehin ngushllime familjes Zharku , shoqëris dhe gjith atyre që e njohën .
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty Hekuran, dashnija jote për klubin do të na bëj më të fort në parqitjet tona .
Fikshat, Kaçanik
21.5.2026
16/05/2026
17.05.2026 - 15:00
Stadiumi "Besnik Begunca"
FIKSHAT prezent, zani i qytetit nuk ndalet Krejt bashkë për Lepencin
13/05/2026
🔴⚫️🔥
Gemt ma t‘mir t‘shehrit❤️🖤
Shihemi këtë Weekend kundër Topfootball…🔥
+3 • Fitojmë bindshëm në Podujevë! 🔥⚡️ Lepenci drejt Ligës së Parë!
Golashënues:
Xhafer Sallahu
Ideal Ademaj
En Shehu
Lorik Kasa