23/08/2026
Hera e parë është një fitore, por e dyta është dëshmi.
Sepse të fitosh një herë kërkon talent dhe punë, por të rikthehesh prapë vitin tjetër në të njejtën pozitë (vendi i parë) kërkon karakter dhe shpirt kampioni.
Dy vite…
Dy triumfe - një emër në krye…
🏆🏆🥇 “BURIMI” 🥇🏆🏆
Për të dytin vit radhazi, Klubi Atletik “BURIMI” shpallet fitues i Kupës së Kosovës për Senior/e 2026.
Në trofe shkruan emri i klubit, por pas tij qëndron edhe zemra e një njeriu që na dha shumë më tepër se stërvitje, e ai është trajneri “Nexhat Dreshaj”
E falenderojmë nga zemra sepse atë e kemi shok kur kemi nevojë për biseda dhe shaka, prind kur kemi nevojë oër mbështetje, këshilltar kur humbim drejtimin si dhe udhërrëfyes kur synojmë për më të mirën.
Respekt nga Klubi i Atletikës "Burimi".
17/08/2026
Edhe në Mitingun në nderim të dëshmorit Bedri Bajrami, të mbajtur më 16.08.2026 në Mitrovicë, atletët tanë vazhduan me paraqitje të shkëlqyera.
Driton Metaj, konfirmoi edhe një herë formën e tij të lartë, me një hedhje të shkëlqyer prej 18.45 m 🥇🔥si dhe ne disk i 🥇
🥇 Blina Dreshaj, U14 ne hudhje te gjyles, atletja më e re e klubit, e artë
🥇 Melos Demaj, i artë në kategorinë Senior
🥇 Dior Rexhaj, i artë në U20
🥈 Arber Jahaj, i argjendtë në U18
Krenarë me secilin prej jush! ❤️
Punë, përkushtim dhe vazhdimësi, rezultatet flasin vetë.
Urime atletëve dhe trajnerit! 👏🏆
KA “Burimi” 💙
04/07/2026
Klubi Atletik “BURIMI” nuk ndërton vetëm sportistë. Ndërton njerëz që guxojnë të ëndërrojnë, të luftojnë dhe ta ngrenë lartë flamurin e Kosovës.
Kur kufijtë thyhen, lind historia. Kur historia shkruhet me zemër, lindin kampionët dhe në momentin kur zemra rreh më fort se lodhja, ndodhin gjëra të bukura.
Disa nga gjërat e bukura për KOSOVËN ndodhën sot në Novo Mesto të Sllovenisë në Kampionatin Ballkanik U18.
• Driton METAJ, duke zhvilluar një garë të shkëlqyer, arriti që të siguroj vendin e tretë të podiumit me medalje të bronztë 🥉.
• Dion BINAKAJ, i cili nuk vrapoj vetëm për të fituar, por për ta zhvendosur kufirin e asaj që deri dje quhej rekord. Dhe e bëri.
Në kohë prej 10.97 sekonda, vendosi rekordin e ri shtetëror në 100m në tri kategori: U18, U20 dhe U23 duke e shndërruar këtë rekord në gurë kilometrikë për brezat që do të vijnë.
Disa fitore mbesin në tabelën e rezultateve, të tjerat mbeten përgjithmonë në historinë e një kombi.
Historia vazhdon të shkruhet, dhe ne besojmë se faqet më të bukura ende nuk janë shkruar.
Falenderojmë nga zemra trajnerin Nexhat Dreshaj dhe urojmë atletët për suksese të mëtejme.
Respekt nga “BURIMI”
30/06/2026
Për tri ditë radhazi, më 26, 27 dhe 28 qershor 2026, në Kampionatin e Kosovës për Senior/e, Klubi i Atletikës Burimi konfirmoi edhe një herë pse vazhdon të jetë klubi me i mirë!
🥇 Dion Binakaj Kampion i Kosovës në sprint, duke vazhduar dominimin e tij dhe duke dëshmuar se është një nga sprinterët më të mirë në vend.
🥇 Dior Rexhaj Kampion i Kosovës në hedhjen e shtizës, një talent që po shkëlqen gjithnjë e më shumë.
🥇 Ledion Fetahaj Kampion i Kosovës në kërcim së gjati.
Stafeta 4×100 metra , Kampione e Kosovës.
Rrezar Dreshaj 🥉në 1500 m.
Edison Hysenaj 🥉në 400 m.
Arber Jahaj 🥉në shtizë.
Urime të gjithë atletëve dhe stafit teknik për këtë sukses.
Faleminderit të gjithë atyre që besojnë dhe ecin krah nesh.
Ne nuk ndjekim suksesin, e ndërtojmë atë.
22/06/2026
Vazhdojnë sukseset e djemve të artë të Istogut!
Klubi Atletik Burimi vazhdon të shkëlqejë në atletike. Në Mitingun e mbajtur në Malishevë, më 21.06.2026, atletët tanë arritën rezultate të jashtëzakonshme, duke fituar gjithsej 8 medalje të arta 🥇 dhe 1 medalje të bronztë 🥉.
Urime të gjithë atletëve për paraqitjen e shkëlqyer dhe ju dëshirojmë suksese edhe më të mëdha në garat e ardhshme vendore dhe ballkanike! 💙💛
🏃♂️🥇🏆
15/06/2026
Ka fitore që numërohen me medalje, dhe ka fitore qe shkruhen në histori. Sot, ne po i perjetojmë te dyja.
Sot po shohim që atletët tanë po thyejnë kufijtë e vetës, duke përmirësuar rekordet personale, duke arritur që të shpallen kampion i gjashtëfishtë dhe duke dëshmuar suksesi i vertetë arrihet në momentin kur e sfidon vetën.
Sot po e shohim se në pistë nuk na maten sekondat dhe
metrat, por vitet e punes, sakrifices dhe ëndërrave të mëdha.
Sot e kuptojmë që kampionët nuk lindin në ditën e garës, por formohen qdo ditë kur askush nuk i sheh.
Ne Kampionatin Individual per Junior/e te dates
13-14/06/2026 të mbajtur në Malisheve, “BURIMI” arriti të zotëroj gjithësejt 44 medalje duke tilluar nga disiplina 100m deri ne stafetë prej te cilave:
27 medalje 🥇
5 medalje 🥈
12 medalje 🥉
Urime të gjithë atletëve. Jemi krenarë për çdo emocion që na dhuroni.
Falenderim i veçantë eshte për trajnerin Nexhat Dreshaj
15/06/2026
Faleminderit Radio WEST 106.2 FM për mbështetjen e vazhdueshme dhe promovimin e çdo suksesi të atletëve tanë.
Vlerësojmë shumë gatishmërinë tuaj për të përcjellë aktivitetet dhe rezultatet e Klubit Atletik Burimi tek publiku. Bashkëpunime të tilla janë një shtysë e madhe për zhvillimin e sportit dhe motivimin e të rinjve tanë. Mirënjohës gjithmonë!
Urime Kampion! 🇽🇰🏆Dion Binakaj!
Në Kampionatin Individual të Kosovës, të mbajtur më 13–14/06/2026, talenti ynë Dion Binakaj shkroi emrin e tij me shkronja të arta në historinë e atletikës kosovare.
Kampion i gjashtëfishtë(6) i Kosovës në një kampionat të vetëm. 🥇🥇🥇🥇🥇🥇
E ardhmja të pret, ndërsa ti po e ndërton atë çdo ditë me punë dhe rezultate.
Falenderojmë trajnerin Nexhat Dreshaj.
17/05/2026
Vazhdojnë të shkëlqejnë djemtë e artë në Mitingun e dytë të mbajtur në Malishevë dhe Mitrovicë, më 16–17 maj 2026,me gjithsej 14 medalje: 7të, të arta 🥇, 5 të argjendta 🥈 dhe 2 të bronzta 🥉.
Falënderojmë përzemërsisht sponsorët tanë për përkrahjen gjatë ketij viti 2026, Banana e dhe Banana-S.h
Respekt nga Klubi i Atletikës "Burimi"
10/05/2026
Driton Metaj shkëlqen në Gjermani 🇩🇪, në “Kugelstoßmeeting Rechberghausen”-Stuttgart-një meeting elitar i shtytjes së gjyles.
Në konkurrencën Elite U18, zuri vendin e dytë 🥈 me rekord personal 17.52m, rezultat premtues drejt objektivave ndërkombëtare të sezonit 2026.
Falënderim i veçantë për ish atletin dukagjinas Meriton Hasanaj, tashmë trajner i atletikës, i cili na e mundësoi këtë pjesëmarrje.