29/06/2026
Një rrugëtim i mrekullueshëm në turneun 2 Korriku Cup! ⚽🏆
Për tri ditë radhazi, djemtë tanë të vegjël treguan karakter, talent dhe zemër të madhe:
✅ Sharri 7-3 2 Korriku
✅ Sharri 4-2 Istogu 03
✅ Sharri 5-1 Dream Team
✅ Sharri 4-3 R. Sadiku
Në finale zhvilluam një ndeshje spektakolare ndaj Istogut 03, e cila përfundoi 3-3, ndërsa pas penalltive u mposhtëm 3-4.
Edhe pse e mbyllëm turneun si nënkampionë, këta fëmijë na bënë krenarë me lojën, disiplinën dhe luftën deri në sekondën e fundit. E ardhmja është e ndritur për këta kampionë të vegjël! 💙🤍👏
15/06/2026
Sot i përfunduam me sukses kontrollet mjekësore pranë Qendres se Mjekësisë Sportive ne Prishtin .
Me kënaqësi ju njoftojmë se të gjithë fëmijët tanë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gatshëm për sfidat që na presin ⚽️
31/05/2026
Urime kampion i Kosovës!
Mersad Shkreta 🏆🇽🇰
Jemi jashtëzakonisht krenarë për lojtarin tonë, pjesë e Shkollës së Futbollit Sharri, i cili arriti të shpallet Kampion i Kosovës me ekipin U18 të FC Ballkani duke përfaqësuar me dinjitet ngjyrat e FC Ballkani.
Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme, përkushtimit dhe sakrificës së vazhdueshme. Është kënaqësi e madhe të shohim futbollistët tanë duke u zhvilluar dhe duke arritur majat e futbollit të Kosovës.
Të urojmë edhe shumë suksese të tjera në rrugëtimin tënd sportiv. Vazhdo të punosh fort, sepse e ardhmja është para teje!
Krenar me ty!
Shkolla e Futbollit Sharri 🔵⚪
16/05/2026
EKON DËRNJANI 🥇
Për 5 ditë rresht, mbi 120 fëmijë nga e gjithë Kosova patën mundësinë të jenë pjesë e “Villarreal Camp Kosovo”, duke punuar dhe u testuar nga stafi profesional i trajnerëve të klubit spanjoll Villarreal CF.
Pas shumë ushtrimeve, testimeve dhe vlerësimeve profesionale, vetëm një lojtar nga 120 pjesëmarrësit fitoi mundësinë për të ndjekur ëndrrën e tij në Spanjë, pranë klubit Villarreal.
Ku do të ket mundësin të përcillet nga afër për dy jav rresht.
Me krenari të madhe ju njoftojmë se i përzgjedhuri është djaloshi nga Hani i Elezit dhe lojtari i Shkollës së Futbollit Sharri, Ekon Dernjani.
Ky sukses është rezultat i punës, përkushtimit dhe talentit të tij, por gjithashtu edhe një motivim i madh për të gjithë fëmijët që ëndërrojnë futbollin profesionist.
I urojmë Ekonit shëndet, suksese dhe sa më shumë arritje në rrugëtimin e tij sportiv dhe jetësor.
Vazhdo të na bësh krenar! ⚽💙
06/05/2026
Sharri Tournament
Gjenerata 2018 (U8)
Momente të bukura
03/05/2026
Të nderuar,
Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për , me pronar Jasin Imishti për kontributin e çmuar në rregullimin e portave, duke mundësuar mbarëvajtjen sa më të mirë të turneut Sharri Tournament.
Angazhimi dhe përkushtimi juaj kanë ndikuar drejtpërdrejt në krijimin e kushteve cilësore për zhvillimin e ndeshjeve dhe për përvojën pozitive të të gjithë fëmijëve.
Faleminderit për mbështetjen dhe bashkëpunimin!
Me respekt,
03/05/2026
🏆 Sharri Tournament 🏆
Si organizatorë të turneut, jemi shumë të lumtur që gjithçka shkoi në mënyrë perfekte, me ndeshje cilësore, emocione dhe frymë të vërtetë sportive. ⚽
Falënderojmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse për korrektësinë dhe fair-play gjatë gjithë turneut. Këto aktivitete janë dëshmi e punës dhe përkushtimit ndaj zhvillimit të fëmijëve në futboll.
🥇 Vendi i parë: KF Yjet 05
🥈 Vendi i dytë: Fortuna Hasanbeg
Urime për fituesit dhe respekt për të gjithë pjesëmarrësit!
03/05/2026
Sharri Tournament 2026
Gjenerata 2018 (U8)