01/08/2026
Erind Qalaj kurorëzohet kampion edhe në U22! 🥇
Me krenari të madhe ju njoftojmë se lojtari ynë, Erind Qalaj, së bashku me partnerin e tij Dilon Latifaj, janë shpallur kampionë të Kosovës në Beach Volley U22, në kampionatin e organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës.
Ky është një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për Erindin, i cili vetëm pak ditë më parë u shpall kampion edhe në kategorinë Seniore dhe kategorinë U20, duke dëshmuar edhe një herë talentin, përkushtimin dhe cilësinë e tij të lartë.
Ky triumf është një krenari e madhe për KV Drita, pasi konfirmon dominimin e klubit tonë në të gjitha kategoritë. Lojtarët tanë janë kampionë në U18, U20, U22 dhe në kategorinë Seniore për vitin 2026, një arritje që pasqyron punën, përkushtimin dhe traditën fituese të klubit.
Ju urojmë edhe shumë fitore e trofe në të ardhmen.
28/07/2026
Beach Volley 2026 , Kategoria Senior! 🏐
KV Drita vazhdon të shkëlqejë falë sukseseve të sportistëve të saj! 🔵⚪️
Erind Qalaj, në çift me Adriatik Berishën, është shpallur kampion në Kampionatin e Kosovës në Beach Volley për seniorë, të organizuar nga FVK.
Ky triumf vjen menjëherë pas titullit kampion në kategorinë U20, duke dëshmuar edhe një herë cilësinë dhe talentin e tij.
Me këtë sukses, Erindi kurorëzohet kampion në kategorinë U20 dhe te seniorët, ndërsa mbetet edhe favoriti kryesor për titullin në kategorinë U22. Kjo e bën atë një kampion absolut në të gjitha kategoritë ku garon.
Jemi jashtëzakonisht krenarë që Erind Qalaj është pjesë e familjes së KV Dritës. I urojmë shumë suksese në sfidat e radhës dhe besojmë se do të vazhdojë të na bëjë krenarë me paraqitjet e tij.
Urime Erind dhe Adriatik për këtë arritje të jashtëzakonshme! 💙🤍
25/07/2026
Dy talentët e KV Drita ftohen në Kombëtaren U17 të Kosovës! 🇽🇰🏐
Me krenari njoftojmë se dy lojtarë të KV Drita Meshkujt janë përzgjedhur për të përfaqësuar Kombëtaren U17 të Kosovës në volejboll.
Bëhet fjalë për talentet tanë: Lir Jusufi (Pasues) dhe Mal Devaja (Qendër).
Ky është një vlerësim i punës, përkushtimit dhe talentit të tyre, si dhe një dëshmi e punës së vazhdueshme që bëhet në klubin tonë për zhvillimin e volejbollistëve të rinj.
I urojmë Lirit dhe Malit shumë suksese me fanellën e Kosovës dhe besojmë se do ta përfaqësojnë vendin dhe klubin tonë me krenari.
Urime Lir, urime Mal! Forca Kosovë! 💙🤍
11/07/2026
🏆 Kampionë të Kosovës U20 në Beach Volley! 💙🤍
Me krenari njoftojmë se pas kategorisë U18 u shpallëm kampionë edhe në kategorinë U20 në Beach Volley, në kampionatin e organizuar nga Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK).
Ky sukses është rezultat i punës së palodhur i lojtarit, Erind Qalaj dhe të stafit të trajnerëve, Fatlum Hajrizi e Albin Rexhepi. Faleminderit të gjithë atyre që na mbështetën gjatë këtij rrugëtimi.
Vazhdojmë 💪
08/07/2026
Mirë se vjen në familjen bardh e kaltër, Hazem Ashraf Rashad! 💙🤍
KV Drita ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri të ekipit të meshkujve, Hazem Ashraf Rashad, reprezentues i Egjiptit, i cili luan në pozitën e korrektorit.
22-vjeçari egjiptian vjen te Drita pas një eksperience të pasur në volejbollin vendor dhe ndërkombëtar. Gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve të njohura si Zamalek SC (Egjipt), Heliopolis Club (Egjipt), OK Spartak Subotica dhe Al Nasr Club (Emiratet e Bashkuara Arabe).
Me Kombëtaren e Egjiptit ka fituar Kampionatin Afrikan U21 dhe ka përfaqësuar vendin në disa Kampionate Botërore të grupmoshave, duke u dalluar edhe si një nga realizuesit më të mirë të turneve.
Jemi të bindur se cilësia, përvoja dhe ambicia e Hazem do të jenë një vlerë e madhe për ekipin tonë në sezonin e ri.
Mirë se erdhe, Hazem! Të urojmë shumë suksese me fanellën e KV Drita! 🔵⚪️
07/07/2026
🏆 Kampionët e rinj U18 në beachvolley janë nga KV DRITA!
Dyshja e KV Drita Meshkujt, Kejsan Mavriqi dhe Engjëll Dalipi nën urdhërat e trajnerit, Fatlum Hajrizi sot janë shpallur kampion të Kosoves në kategorin U-18 në garat e beachvolley të organizuara nga Federata e Volejbollit e Kosovës.
Me talent, disiplinë dhe përkushtim, ata dëshmuan se puna e vazhdueshme shpërblehet me rezultate.
Ky është një sukses i madh për ta, për trajnerët dhe për gjithë familjen e KV Drita.
Ju urojmë shumë suksese në rrugëtimin tuaj sportiv dhe shumë trofe në të ardhmen!
Urime kampionë! 💙🤍
01/07/2026
🤝 Bashkë vazhdojmë drejt sukseseve të reja! 🏆
Me kënaqësi të madhe njoftojmë se kemi vazhduar bashkëpunimin e sponsorizimit me Beltec Sh-p-k për sezonen 2026/27, një kompani që vazhdon të dëshmojë përkushtim të madh ndaj zhvillimit të sportit dhe mbështetjes së të rinjve.
Një falënderim i veçantë shkon për pronarin e kompanisë, Blerim Sherifi, për besimin, përkrahjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj klubit tonë. Mbështetja e tij është një motiv shtesë që të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të arritur rezultate sa më të mëdha.
Jemi krenarë që kemi pranë partnerë si Beltec SHPK, të cilët besojnë në vlerat e sportit dhe në të ardhmen e volejbollit.
🙏 Faleminderit për besimin! Bashkë drejt trofeve dhe sukseseve të reja! 💙🤍
18/06/2026
Joshua Friedman, përforcimi i ri i KV Drita Meshkujt 🇺🇸
Me kënaqësi ju prezantojmë transferimin më të ri të KV Drita Meshkujt për sezonin e ri, pasuesin amerikan Joshua Friedman.
Joshua vjen nga një rrugëtim i suksesshëm në volejbollin universitar amerikan, duke qenë pjesë e programeve prestigjioze si Menlo University, USC University dhe Hawaii University. Me një gjatësi prej 1.92m, ai sjell cilësi, energji dhe eksperiencë të vlefshme në repartin e pasuesve.
Në moshën 24-vjeçare, Friedman konsiderohet një lojtar me potencial të madh dhe me karakteristika moderne të lojës, duke u dalluar për organizimin e sulmit, shërbimin dhe disiplinën taktike në fushë.
Jemi të bindur se Joshua do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë dhe do të ndihmojë KV Dritën në arritjen e objektivave për sezonin 2026/27.
Mirë se vjen në familjen bardhekaltër, Joshua! 💙🤍