26/08/2026
Lojtarët e ekipit tashmë kanë kryer me sukses testet mjekësore, duke përmbushur një nga procedurat e rëndësishme para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri. 🩺🏀
Pas testeve mjekësore, skuadra vazhdon me hapat e radhës në kuadër të përgatitjeve për një sezon të gjatë dhe plot sfida.
Përpara Vëllaznim! ❤️🖤
24/08/2026
🔴 Andi Ahmeti bëhet pjesë e Kuqezinjve! ⚫
KB Vëllaznimi ka siguruar shërbimet e Andi Ahmetit, i cili i bashkohet skuadrës kuqezi pas një eksperience të re në basketbollin amerikan.
Ahmeti, 20-vjeçar dhe 1.90 centimetra i gjatë, luan në pozitat 2/3. Karrierën e tij e ka zhvilluar në Kosovë me KB Pejën dhe KB Borean, ndërsa në vitin e fundit ka qenë pjesë e Clarendon College në SHBA.
Me Pejën ka luajtur edhe në garat evropiane, ndërsa është pjesë e rregullt e gjeneratave të reja të Kosovës. Së fundmi gjatë kësaj vere ishte pjesë e Kosovës U20, si një prej lojtarëve kryesorë.
Një tjetër lojtar i ri që i bashkohet projektit të Vëllaznimit. ❤️🖤
24/08/2026
Basketbollisti i ri Mal Syla bëhet pjesë e skuadrës kuqezi për sezonin e ri.
Syla luan në pozitat 4/5 dhe ka qenë pjesë e gjeneratave të reja të Kosovës, përfshirë edhe përfaqësuesen U20, derisa ka përvojë të shkurtër edhe në basketbollin holandez me Heroes DenBosch.
Një tjetër lojtar i ri që i bashkohet Vëllaznimit dhe synon të japë kontributin e tij në ekipin e parë.
Mirë se vjen, Mal! ❤️🖤
21/08/2026
Emmanuel Tshimanga, qendra e re e skuadrës! 🔴⚫
Kemi siguruar shërbimet e qendrës kanadeze Emmanuel Tshimanga. 25-vjeçari, luan në pozitën 5 dhe ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës universitare në SHBA, ku ka qenë pjesë e UC Irvine, UC San Diego dhe New Mexico State.
Në vitin 2026, Tshimanga luajti në Australi me Manly Warringah Sea Eagles në NBL1 East, ku u dallua sidomos në kërcime, derisa mesatarja e tij ishte double-double: 12.6 pikë e 11.9 kërcime për ndeshje
Një qendër tejet dominuese me 2.13 centimetrat e tij, i shtohet grupit të lojtarëve të rinj të Vëllaznimit për sezonin e ardhshëm.
Mirë se vjen në Gjakovë, Emmanuel! ❤️🖤
21/08/2026
Team in the builiding! 💪🏻 💪🏻
Skuadra ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri, nën drejtimin e trajnerit Aleksandar Jonçevski.
Në ditët e para të punës, atmosfera në skuadër është pozitive, ndërsa basketbollistët kanë nisur të punojnë me intensitet për të arritur formën optimale para fillimit të sezonit.
Skuadra po kompletohet gradualisht me ardhjen e përforcimeve të reja, ndërsa shumë shpejt pritet që grupi të jetë i plotë dhe ekipi të punojë së bashku në përbërjen e tij të plotë.
Stërvitjet e para po shfrytëzohen për njohjen mes lojtarëve, krijimin e raporteve në parket dhe vendosjen e filozofisë së trajnerit Jonçevski.
Kuqezinjtë kanë nisur punën. ❤️🖤
20/08/2026
🇺🇸 Vance Jackson i bashkohet Vëllaznimit 🔴⚫
Një tjetër përforcim amerikan vjen në Gjakovë.
Vance Jackson, 28-vjeçar dhe 2.06 centimetra i gjatë, luan në pozitat 4-5 dhe sjell me vete përvojë nga NCAA, NBA G League dhe disa liga profesionale jashtë SHBA-së.
Jackson ka luajtur në NCAA për UConn, New Mexico, Arkansas dhe East Carolina. Në sezonin e fundit me East Carolina regjistroi 13.1 pikë, 6 kërcime dhe 1.2 asistime për ndeshje.
Në basketbollin profesionist ka qenë pjesë e NBA G League, ndërsa ka luajtur edhe në Zelandën e Re me Whai, ku shënoi 17.7 pikë dhe 5.5 kërcime për ndeshje. Më pas ishte pjesë e Halcones de Ciudad Obregón në Meksikë, ndërsa në Kanada ka veshur fanellën e Raptors 905.
Në sezonin 2025/26, Jackson luajti në G League me Maine Celtics dhe San Diego Clippers.
Një profil fizik dhe me përvojë ndërkombëtare që i shtohet skuadrës kuqezi.
Mirë se vjen në Gjakovë, Vance Jackson! ❤️🖤
19/08/2026
🇺🇸 DJ DAVIS – TRANSFERI I RADHËS! 🔴⚫️
KB Vëllaznimi njofton me kënaqësi se ka siguruar shërbimet e amerikanit DJ Davis, i cili pritet të jetë një prej opsioneve kryesore të skuadrës.
Davis është 25-vjeçar, 1.85 centimetra i gjatë dhe luan në pozita të ndryshme, si organizator por edhe shuter. Ai vjen në Gjakovë pas sezonit të parë profesional në Evropë, të cilin e zhvilloi në Gjeorgji, me Margvetin, në Superligën gjeorgjiane.
Në sezonin 2025/26, Davis ishte ndër lojtarët më produktivë të Margvetit, duke regjistruar rreth 18 pikë, 3.1 kërcime dhe 2.7 asistime për ndeshje në kampionat. Ai gjithashtu shkëlqeu në gjuajtjet për tri pikë, duke fituar edhe garën e tresheve dhe duke u përzgjedhur në All-Star.
Para kalimit në Evropë, amerikani ndërtoi karrierën universitare në NCAA, ku luajti për UC Irvine, Butler dhe Washington. Me UC Irvine u përzgjodh në All-Big West në vitin 2023, ndërsa karrierën universitare e mbylli me 143 ndeshje të zhvilluara.
Mirë se vjen në Gjakovë, DJ! 🔴⚫️
Welcome to Vëllaznimi!
18/08/2026
KENTRELL PULLIAN – PËRFORCIMI MË I RI I VËLLAZNIMIT! ❤️🔥🖤
KB Vëllaznimi ka siguruar shërbimet e basketbollistit amerikan Kentrell Pullian, i cili do ta bartë fanellën kuq e zi në edicionin e ri.
Pullian është 24-vjeçar i gjatë 1.83 cm dhe luan në pozitën e organizatorit. Amerikani vjen në Gjakovë pas karrierës universitare në SHBA, ku ka luajtur për Eastern New Mexico dhe Milwaukee Panthers.
Në edicionin e kaluar, lojtari luajti në Superligën e Kosovës me Rahovecin dhe ishte nga më të suksesshmit në ligë.
Me eksperiencën e fituar në NCAA Division I, si dhe në Kosovë, Pullian tani nis aventurën e tij të re në basketbollin tonë, duke iu bashkuar Vëllaznimit për edicionin 2026/27.
Mirë se vjen në Gjakovë, Kentrell! 🔴⚫️
🔴⚫ Welcome to Vëllaznimi.
17/08/2026
🔴⚫ ADRIAN IBISHI, PËRFORCIMI I RADHËS KUQ E ZI!
KB Vëllaznimi vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar Adrian Ibishin si afrimin e radhës.
21-vjeçari, me gjatësi prej 2.04 centimetrash, luan në pozitën e qendrës dhe vjen për t’i shtuar skuadrës prezencë dhe forcë nën tabelë.
Ibishi ka luajtur te Prishtina e Re, Sigal Prishtina, KEK-u dhe Drita, duke grumbulluar përvojë në basketbollin kosovar. Në edicionin e fundit ishte pjesë e gjilanasve që kishin siguruar elitën e basketbollit kosovar.
Përveç eksperiencës në klube, Ibishi ka përfaqësuar edhe Kosovën në nivel ndërkombëtar, duke qenë pjesë e Përfaqësueses U20 në FIBA U20 European Championship Division B 2024.
Tash, djaloshi i ri nis një kapitull të ri në Gjakovë, aty ku do ta mbrojë fanellën kuq e zi.
Mirë se vjen në familjen Vëllaznimi, Adrian! ❤️🖤
14/08/2026
🔴 ADHURIM ALIAJ ËSHTË NJËRI PREJ NESH! ⚫
KB Vëllaznimi ka siguruar shërbimet e Adhurim Aliajt, i cili bëhet pjesë e skuadrës gjakovare për sezonin e ri.
22-vjeçari luan në pozitën e fundorit dhe vjen në Gjakovë pas një edicioni të suksesshëm me KB Dritën, me të cilën u shpall kampion i Ligës së Parë dhe siguroi ngjitjen në elitën e basketbollit kosovar.
Lojtari ishte një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës gjilanase, ndërsa në ndeshjen vendimtare për titull ndaj Proton Cable Prizrenit kontribuoi me 19 pikë.
Aliaj ka luajtur edhe te Prishtina e re dhe Bora.
Përveç eksperiencës në basketbollin vendor, Aliaj këtë vit ka bartur edhe fanellën e Kosovës në 3x3, duke qenë pjesë e ekipit që garoi në FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier 2026 në Prishtinë.
Tani, aventura e radhës nis në Gjakovë.
Mirë se vjen në familjen kuq e zi, Adhurim! ❤️🖤