26/06/2026
Të dashur prindër dhe sportistë,
Klubi ynë do të vazhdojë me stërvitje gjatë gjithë muajit korrik.
Pushimi veror do të jetë nga data 1 gusht deri më 20 gusht, një periudhë e shkurtër rikuperimi për t’u rikthyer më të fortë, më të motivuar dhe më të bashkuar se kurrë.
Stërvitjet rifillojnë më 20 gusht, kur fillon edhe sezoni i ri i stërvitjeve, plot energji, synime të reja dhe suksese të reja.
21/06/2026
KAMPIONATI I KOSOVËS – 20.06.2026
Organizuar nga Federata e Gjimnastikës së Kosovës
Pjesëmarrëset:
Fleta Kadrija, Flutra Kadrija, Ema Gojnovci, Freja Meta, Djellona Azemi, Vera Hasani, Jeta Limani, Hira Elshani, Adea Shala, Elisa Bugaçku, Jara Hasolli
🥇 Fleta Kadrija – parter, tra, kërcime,
🥇 Hira Elshani – të gjitha disiplinat
🥈 Freja Meta – parter, kërcime
🥉 Flutra Kadrija – parter, kërcime,tra,shumëgaresh.
🥉 Ema Gojnovci – kërcime
🥉 Jeta Limani – tra, kërcime e dyta shumegaresh.
🥉 Elisa Bugaçku – tra
🥉 Adea Shala – kërcime
🏅 Jara Hasolli – performancë e jashtëzakonshme
🏅 Djellona Azemi – performancë e jashtëzakonshme
🏅 Vera Hasani – performancë e jashtëzakonshme
Klubi i Gjimnastikës Fushë Kosovë u rendit në vendin e tretë dhe u shpërblye me kupë 🏆
Urime të gjitha vajzave për suksesin dhe paraqitjet e shkëlqyera!