Shqiponjat

Shqiponjat

Share

Stadiumi për futboll, fusha e hapur dhe e mbyllur
Klubi i futbollit "Shqiponjat"
Shkolla e futbollit "Shqiponjat"

Shkolla e Futbollit ‘Shqiponjat’ ёshtё e themeluar me 12 shtator 2009 ndersa në vitin 2014 është bërë pjesë e garave të ‘Ligës Rajonale të Prishtinës në Futboll’. Shkolla jone organizon ushtrime në futboll për fëmijë tё moshes nga 5 deri 17 vjeç e të cilët varësisht nga mosha, në raste të veçanta edhe nga aftësia, ndahen në 6 grupe:

5-6 vjeç – U7, nismetar
7-8 vjeç – U9, minifatosë
9-10 vjeç – U

30/07/2026

NJOFTIM

Ju njoftojmë se të hënën, më 03.08.2026, me fillim nga ora 20:30, në fushat tona në Miradi të Epërme, fillojmë stërvitjet dhe përgatitjet për sezonin e ri.

Falë mbështetjes së sponsorëve tanë, do të krijojmë kushtet më të mira për ta përgatitur ekipin tonë me synimin për t’u rikthyer në Ligën e Dytë.

Ftojmë të gjithë lojtarët e rinj që dëshirojnë ta testojnë veten dhe të bëhen pjesë e ekipit tonë, të na bashkohen në stërvitjen e parë.

09/07/2026

NJOFTIM

Të nderuar futbolldashës,

Ju njoftojmë se klubi ynë, KF Shqiponjat, do të vazhdojë garat në Ligën e Tretë të Kosovës për sezonin 2026/27. Së shpejti do t'ju informojmë për datën dhe orën e fillimit të stërvitjeve.

Edhe këtë sezon e nisim me një ambicie të qartë dhe të vetme: rikthimin në Ligën e Dytë të Kosovës, aty ku besojmë se e kemi vendin.

Ju premtojmë se puna, përkushtimi dhe disiplina do të jenë shtyllat kryesore të rrugëtimit tonë. Ndërkohë, ju ftojmë të vazhdoni të na mbështesni dhe të jeni pranë nesh, në mënyrë që së bashku ta arrijmë synimin e përbashkët.

Faleminderit për besimin dhe përkrahjen tuaj!

KF Shqiponjat

09/03/2026

Gjenerata U9, nën udhëheqjen e trajnerit Alban Hyseni, e përmbylli me sukses kampionatin.
Krenarë për përkushtimin dhe progresin e këtyre futbollistëve të vegjël 🤩.

15/02/2026

UÇK

Drejtësi, jo politikë.

🇦🇱🇽🇰

26/01/2026

Gjeje ku je?!

KF Shqiponjat...

Photos from Shqiponjat's post 26/01/2026

Dje zhvilluam ndeshjen tonë të parë miqësore për këtë gjysmë-sezon, një hap i rëndësishëm në përgatitjet tona. Kjo ndeshje ishte edhe më e veçantë pasi debutuan 4 talente nga shkolla jonë, gjenerata 2009.

-Blear Dervisholli
-Ervin Reqica
-Altin Zabelaj
-Aulon Zabelaj

Jemi krenarë për përkushtimin, disiplinën dhe guximin që treguan në fushë. Ky është vetëm fillimi,vazhdojmë të punojmë fort për të ardhmen.

24/01/2026

𝐍𝐃𝐄𝐒𝐇𝐉𝐄 𝐌𝐈𝐐𝐄̈𝐒𝐎𝐑𝐄

KF Prishtina U21-KF Shqiponjat

📅 E Diel, 25.01.2026
🕐 Ora 12:00
🏟️ Prishtina Arena, Shkabaj.

Photos from Shqiponjat's post 19/01/2026

KF Shqiponjat nis përgatitjet për stinorin pranveror

Klubi i Futbollit Shqiponjat ka nisur sot përgatitjet për stinorin pranveror, i cili pritet të fillojë më 1 mars 2026.

Gjatë kësaj periudhe, klubi ka realizuar përforcime të rëndësishme në të gjitha repartet: dy mbrojtës qendrorë, një mbrojtës anësor, një portier, një mesfushor dhe dy sulmues. Këto afrime e kompletojnë kontingjentin e skuadrës, e cila pritet të jetë dukshëm më e fortë krahasuar me stinorin e kaluar. Në ditët në vijim do t’ju mbajmë të informuar në mënyrë të detajuar për secilin nga këto përforcime.

“Do t’i qasemi stinorit pranveror me një seriozitet shumë më të madh se më parë. Dëshmia më e mirë e kësaj janë përforcimet e bëra, por edhe dëshira e madhe për të qëndruar në Ligën e Dytë, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të vendosim objektiva më të larta. Megjithatë, me këmbë në tokë, do të përballemi me çdo kundërshtar me përqendrim dhe përkushtim maksimal,” u shpreh ndihmës traineri i KF Shqiponjat, Eduard Sefa.

Na priftë e mbara!

02/11/2025
Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Fushë Kosovë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Fushë Kosovë
12500