31/08/2026
MIRË SE VJEN, EGLI SABIN TERRY!
KV Fushë Kosova prezanton Egli Sabin Terry si përforcimin e radhës për sezonin e ri!
Egli vjen në skuadrën tonë me një përvojë të madhe dhe me cilësi të jashtëzakonshme, për të na ndihmuar në rrugëtimin drejt objektivave tona të mëdha.
Ajo shquhet për versatilitetin dhe aftësitë e saj, duke mundur të kontribuojë në dy pozita të rëndësishme — si pasuese dhe korektore.
Me përkushtim, profesionalizëm dhe mentalitet fitues, besojmë se Egli do të jetë një vlerë e madhe për ekipin tonë në synimin për të luftuar për të gjithë trofetë e mundshëm!
Mirë se vjen në familjen e KV Fushë Kosova, Egli!
Përpara Fushë Kosova!
30/08/2026
WELCOME TO FUSHE KOSOVA, SOFFIA!
Një tjetër përforcim për sezonin e ri!
Fushë Kosova po kompleton skuadrën për sfidat e sezonit të ri dhe me shumë kënaqësi ju prezantojmë përforcimin tonë të radhës — pasuesen ukrainase, SOFFIA VIDIENIEIEVA!
Soffia ka nisur rrugëtimin e saj në volejboll në Ukrainë, ndërsa më pas ka vazhduar karrierën në liga të ndryshme jashtë vendit, së fundmi në Azerbajxhan.
Me eksperiencën, energjinë dhe përkushtimin e saj, Soffia vjen për të kontribuar në realizimin e objektivave tona.
Ne vazhdojmë të ndërtojmë skuadrën, emrat e rinje do të prezantohen së shpejti, kështu të forcojmë grupin dhe të ecim të bashkuar drejt objektivave të përcaktuara.
Mirë se vjen, Soffia!
Të urojmë shumë suksese me ngjyrat bardhë e kaltër.
PËRPARA FUSHË KOSOVA!
24/08/2026
MELISA SEFERI, NGA AKADEMIA DREJT EKIPIT TË PARË!
Një tjetër talente e dalë nga Akademia e Volejbollit Fushë Kosova bën hapin e madh drejt ekipit të parë.
Pas paraqitjeve shumë të mira me gjeneratat U16, U18 dhe U20, Melisa Seferi ka dëshmuar vazhdimisht cilësinë, përkushtimin dhe potencialin e saj, duke bindur stafin e trajnerëve se është gati për një sfidë të re.
Përkundër paraqitjeve të mira individuale dhe sukseseve të saj me ekipet e moshave, Melisa nuk ishte pjesë e Kosovës U17. Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur ambicien dhe dëshirën e saj dhe te klubit për të vazhduar punën drejt prezantimit te qytetit dhe Kosovës, besojmë se momenti i saj do të vijë shumë shpejt.
Urime Melisa dhe suksese në këtë kapitull të ri!
Ky është vetëm fillimi!
14/08/2026
WELCOME KITANIA LET’S MAKE HISTORY!
Me shumë kënaqësi ju prezantojmë përforcimin tonë të ri, Kitania Medina Torres, volejbollisten nga Kuba, e cila i bashkohet KV Fushë Kosova me një eksperiencë të pasur ndërkombëtare dhe me ambicie të mëdha!
Kitania ka ndërtuar karrierën e saj në shtete të ndryshme, duke sjellë me vete eksperiencë, kualitet dhe mentalitet fitues.
Ajo luan në pozitën e pranueses së shërbimit, ndersa misioni i përbashkët është i qartë: të luftojmë për çdo trofe të mundshëm!
Me përvojën dhe kualitetin e saj, Kitania vjen për t’i dhënë një shtysë të madhe ekipit tonë në rrugëtimin drejt titujve, trofeve dhe objektivave më të mëdha të sezonit!
Mirë se vjen në familjen e KV Fushë Kosova, Kitania Medina Torres!
Le ta shkruajmë së bashku një kapitull të ri...
12/08/2026
NJË YLL I RI PO LIND NË FUSHË KOSOVË
Melisa Gojnovci është lojtaria më e re që i bashkohet KV Fushë Kosova. Edhe pse vetëm 15-vjeçare, Melisa konsiderohet një nga talentet më premtuese të gjeneratës së saj dhe këtë sezon do të ketë mundësinë të tregojë potencialin e saj edhe në skenën e Superligës së Kosovës.
Me talentin, përkushtimin dhe potencialin e saj, besojmë se Melisa ka gjithçka për të bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e saj dhe për të ndërtuar një të ardhme të suksesshme në volejboll.
KV Fushë Kosova mbetet adresa më e sigurt jo vetëm për lojtaret tashmë të dëshmuara, por edhe për talentet e reja që synojnë të zhvillohen, të rriten dhe të arrijnë majat e karrierës.
Bashkë do të punojmë për zhvillimin e saj dhe për arritjen e objektivave tona të përbashkëta.
Melisa, të urojmë shumë suksese në këtë rrugëtim të ri dhe mirë se vjen në familjen e KV Fushë Kosova!
03/08/2026
THE WALL STAYS 🧱🏐
Me shumë kënaqësi njoftojmë se Lissette Lefforge do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së KV Fushë Kosova edhe për sezonin 2026/2027.
Për të dytin vit radhazi, Liss do të mbrojë ngjyrat tona si bllokuese e mesit, duke sjellë në çdo ndeshje energjinë, pasionin dhe përkushtimin që e karakterizojnë.
Ajo ka dëshmuar se nuk luan vetëm për fanellën, por edhe me zemër për klubin dhe qytetin tonë, duke fituar respektin dhe dashurinë e të gjithëve.
Mirë se u ktheve, Liss!
29/07/2026
SUKSES HISTORIK NË BEACH VOLLEY
Klubi i Volejbollit Fushë Kosova ndan edhe një moment historik për klubin dhe qytetin tonë.
Volejbollistet tona, Mihane dhe Sibora Gashani, u shpallën nënkampione në turneun e Beach Volley, në kategorinë e senioreve, arritje e cila ka një rëndësi të veçantë, pasi përbën rezultatin e parë në histori të një dysheje nga Fushë Kosova që ngjitet në podium në garat zyrtare të Beach Volley në kategorinë e senioreve.
Turneu u organizua nga Federata e Volejbollit e Kosovës, në bashkëpunim me KV Libero dhe Komunën e Fushë Kosovës, duke mbledhur ekipet më cilësore të vendit në këtë disiplinë.
Fushë Kosova është e volejbollit. Arritjet e mëdha në parket po i shoqërojmë edhe me arritje në sportin e volejbollit në rërë. Pas titujve të fituar në kategoritë e ndryshme në këtë sport, erdhi edhe kjo arritje, dëshmi e progresit dhe rritjes së klubit në vazhdimësi.
Mihane dhe Sibora, ju përgëzojmë për të gjitha sukseset që po i sillni qytetit dhe për përfaqësimin që po i bëni.
Faleminderit organizatorëve dhe mbështetësve të këtij turneu për kushtet dhe mundësitë e ofruara, si dhe për organizimin shembullor!
14/07/2026
MIRË SE VJEN, MELISA BAJRAKTARI! 💙🏐
Vazhdojmë me ndërtimin e ekipit për sezonin 2026/2027 me një tjetër përforcim cilësor.
Me kënaqësi mirëpresim Melisa Bajraktarin, e cila i bashkohet ekipit tonë në pozitën e bllokueses së mesit. Edhe pse në moshë të re, Melisa tashmë është dëshmuar në Superligën e Kosovës, duke spikatur me paraqitjet e saj dhe potencialin e madh që posedon.
Jemi të bindur se, falë shtatlartësisë, cilësive dhe përkushtimit të saj, Melisa do të i ndihmojë klubit në arritjen e objektivave te sezonit 2026/2027.
Mirë se erdhe në familjen bardhekaltër, Melisa!
Përpara Fushë Kosova!