13/07/2026
YLLKA JASHARI VAZHDON ME KVF FERIZAJ!
Me shumë kënaqësi njoftojmë se Yllka Jashari do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së KVF Ferizaj edhe për sezonin 2026/2027.
Pas paraqitjeve të mira në sezonin e kaluar, Yllka ka zgjedhur të vazhdojë rrugëtimin me klubin tonë. Besimi i ndërsjellë dhe dëshira për të arritur suksese të reja na bashkojnë edhe për një tjetër sezon.
Jemi krenarë që do ta kemi sërish pjesë të ekipit tonë dhe besojmë se së bashku do të shkruajmë kapituj të rinj suksesi.
Faleminderit për besimin, Yllka 💪
🖤🧡🐺🐺
11/07/2026
MIRË SE VJEN NË KVF FERIZAJ, D’NARI MILLS!
KVF Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e lojtares amerikane D’Nari Mills, e cila luan në pozitën e Outside Hitter, për sezonin 2026/27.
D’Nari i bashkohet klubit tonë pas një karriere të shkëlqyer universitare në Shtetet e Bashkuara. Ajo u dallua me paraqitjet e saj në Southeastern Oklahoma State University, ku u shpall Lojtarja e Vitit në Great American Conference, si dhe u përfshi në Ekipin e Parë të Konferencës dhe Ekipin e Parë të Rajonit. Më pas, ajo vazhdoi karrierën në McNeese State University, duke garuar në nivelin NCAA Division I dhe duke fituar përvojë të vlefshme.
Me cilësinë, atletizmin dhe mentalitetin fitues që e karakterizojnë, D’Nari është e gatshme të japë një kontribut të rëndësishëm për ekipin tonë në sezonin e ri.
Mirë se erdhe në KVF Ferizaj, D’Nari! Jemi të lumtur që të kemi pjesë të klubit tonë dhe të urojmë një sezon të suksesshëm, plot arritje dhe fitore.
🖤🧡🐺🐺
WELCOME TO KVF FERIZAJ, D’NARI MILLS!
KVF Ferizaj is proud to announce the signing of American outside hitter D’Nari Mills for the 2026/27 season.
D’Nari joins our club after an outstanding collegiate career in the United States. She made a name for herself at Southeastern Oklahoma State University, where she was named the Great American Conference Player of the Year and earned First Team All-Conference and First Team All-Region honors. She later continued her career at McNeese State University, competing at the NCAA Division I level and gaining valuable experience.
With her athleticism, determination, and winning mentality, D’Nari is ready to make a significant impact as we prepare for the new season.
Welcome to KVF Ferizaj, D’Nari! We are excited to have you with us and wish you a successful season filled with great achievements and victories.
🖤🧡🐺🐺
10/07/2026
🧡🖤 RENEWAL | RINESA HASANI
KVF Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë se Rinesa Hasani do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit edhe për sezonin e ri.
Pas një periudhe të suksesshme Rinesa ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin e saj me KVF Ferizajn. Me përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj në fushë, ajo ka qenë një pjesë e rëndësishme e ekipit dhe jemi të lumtur që do ta kemi sërish në radhët tona.
I urojmë Rinesës një sezon plot shëndet, suksese me fanellën e KVF Ferizajt.
Vazhdojmë së bashku! 🖤🧡
🖤🧡🐺🐺
05/07/2026
🏐 Mirë se erdhe, Rebecca Siedenburg!
Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Rebecca Siedenburg është pjesë e KV Ferizaj për sezonin e ri
2026/2027.
Mirë se erdhe dhe suksese me fanellën e KV Ferizaj!
🏐 Welcome, Rebecca Siedenburg!
We are pleased to announce that Rebecca Siedenburg has joined KV Ferizaj for the new season
2026/2027.
Welcome, and best of luck in the KV Ferizaj jersey!
🖤🧡🐺🐺
19/06/2026
🇽🇰🏐 Fitore historike për Kosovën!
Kosova 3-0 Mali i Zi
Me zemër, sakrificë dhe krenari, vajzat e Kosovës sot shkruan histori në CEV Volleyball European League.
Urime Kosovë 🇽🇰❤️
10/06/2026
KVF FERIZAJ KAMPION I KOSOVËS U20
10/06/2026
https://www.youtube.com/live/iMUL1mi4mF4?si=ysJ4PLHyz4Bxv1NT
Video Studio Kosova is live
Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.
09/06/2026
U20
Vajzat tona e mbyllën fazën e grupeve në vendin e parë, duke zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe duke lënë pas skuadrat Kv Fer Volley, Kv Kastrioti, Kv Kaçaniku dhe Kv Sharri.
Në çerekfinale u përballëm me Kv Fushë Kosovën, ku arritëm një fitore të sigurt me rezultat 2:0. Rrugëtimi ynë vazhdoi në gjysmëfinale duke mposhtur KV Vëllaznimin me rezultat 2:0 dhe duke siguruar biletën për finalen e madhe.
Tani na pret sfida e fundit dhe më e rëndësishmja.
Kvf Ferizaj-Kv Prishtina Elite
Finalja do të zhvillohet më:
10 qershor 2026,
🕗 20:00
Palestra “Astrit Bytyqi” në Ferizaj.
🐺🐺🖤🧡