21/07/2026
📊 PASQYRË FINANCIARE – TURNEU TRADICIONAL “ALI IVAJA & LUTFI GRAINCA” 2026
Transparenca dhe llogaridhënia janë vlera që na kanë shoqëruar gjatë gjithë organizimit të Turneut Tradicional “Ali Ivaja & Lutfi Grainca” 2026.
Falë kontributit të ekipeve pjesëmarrëse, sponsorëve dhe të gjithë atyre që na mbështetën, arritëm të organizojmë me sukses edhe këtë edicion. Më poshtë po ndajmë pasqyrën financiare të turneut, ku janë paraqitur të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e realizuara.
🙏 Falënderojmë nga zemra:
Të gjitha ekipet pjesëmarrëse;
Sponsorët dhe donatorët;
Vullnetarët;
Referët, stafin organizativ dhe bashkëpunëtorët;
Të gjithë tifozët dhe dashamirët e futbollit që kontribuan në suksesin e këtij turneu.
Besimi juaj është motivimi ynë që këtë traditë ta vazhdojmë çdo vit me edhe më shumë përkushtim.
Faleminderit për mbështetjen! Shihemi në edicionin e ardhshëm! ⚽🏆
04/07/2026
🏆 KAMPIONËT E TURNEUT 2026 – RING MALL! 🏆
Pas një finaleje plot emocion, ekipi RING MALL ngre me meritë trofeun e Turneut Tradicional "Ali Ivaja & Lutfi Grainca".
Urime për shpirtin garues, përkushtimin dhe suksesin e arritur! 👏
04/07/2026
Finalja CËRNILLA-RING MALL, ndiqeni transmetimin LIVE këtu:
Finalja e Madhe 2026
Finalja e Madhe 2026
03/07/2026
⚽🎤 Finalja e madhe shoqërohet me spektakël!
I ftuar special i mbrëmjes është Asim Gashi, i cili do të kujdeset për atmosferën festive.
📅 04.07.2026 | 🕗 Programi festiv: 20:00 | 🕘 Finalja: 21:00
03/07/2026
🏆🔥 FINALE E MADHE – NATA E KAMPIONIT! 🔥🏆
Ka ardhur momenti që të kurorëzojmë kampionin e Turneut Tradicional "Ali Ivaja & Lutfi Grainca 2026".
⚽ Finalja e Madhe:
🤍 CËRNILLA 🆚 RING MALL
📅 E Shtunë | 04.07.2026
🕘 Ndeshja fillon në ora 21:00
🎤 Programi artistik fillon nga ora 20:00
Ju pret një mbrëmje e veçantë me:
🎶 Program artistik
🏆 Ndarjen e çmimeve dhe trofeve
⭐ Shpalljen e:
🥇 Kampionit të Turneut
🥈 Vendit të Dytë
⚽ Lojtarit më të Mirë
🧤 Portierit më të Mirë
Ftojmë të gjithë sportdashësit, familjet dhe miqtë që të jenë pjesë e kësaj nate festive dhe të krijojmë së bashku një atmosferë që i ka hije traditës së turneut tonë.
📍 Stadiumi i fshatit CËRNILLË
⏰ Mos u vononi – programi fillon në ora 20:00!
Mirë se vini në Natën e Kampionit! ❤️⚽
02/07/2026
REZULTATI I NDESHJEVE GJYSËMFINALE
XHIROJA E PESTË
DITA E NJËMBËDHJETË
E Merkurë 01 Korrik 2026
01/07/2026
🔥 SONTE NA PRET NJË GJYSMËFINALE E ZJARRTË! ⚽🏆
Emocione, rivalitet dhe spektakël futbolli në një mbrëmje që nuk duhet humbur!
🎙️ Nën komentimin e komentatorit të njohur të futbollit Andin Lokaj, çdo moment i ndeshjes do të jetë edhe më emocionues.
📍 Mos mungo! Eja dhe bëhu pjesë e atmosferës fantastike të Turneut "ALI IVAJA & LUTFI GRAINCA".
⚽ Futboll, emocione dhe mbështetje për ekipin tënd – sonte të gjithë rrugët të çojnë në turne!
Ju presim!