11/07/2026
Summer Cup Football Tournament – Durrës 2026 ⚽
Ndajmë me ju disa momente nga pjesëmarrja e Shkollës së Futbollit Yjet 05 në turneun Summer Cup Football Tournament, të zhvilluar në Durrës.
Faleminderit organizatorëve për mikpritjen, prindërve për mbështetjen e vazhdueshme dhe mbi të gjitha lojtarëve tanë, të cilët dhanë maksimumin në fushë.
💙⚽
23/06/2026
Shkolla e Futbollit Yjet 05 në turneun prestigjioz Teuta Cup 2026, me gjeneratën U9, e cila u mbajtë më 14 Qershor.
Djemtë tanë treguan përkushtim, disiplinë dhe shpirt garues gjatë gjithë turneut, duke përfaqësuar denjësisht klubin dhe vlerat sportive që kultivojmë çdo ditë.
Falënderojmë organizatorët për mikpritjen, prindërit për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithë lojtarët për angazhimin e tyre. Këto përvoja janë hapa të rëndësishëm në zhvillimin sportiv dhe personal të fëmijëve tanë.
Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ndërtuar kampionët e së ardhmes!
⚽️⭐️
23/06/2026
Shkolla e Futbollit Yjet 05 në turneun prestigjioz Teuta Cup 2026, me gjeneratën U11, e cila u mbajtë më 13 Qershor.
Djemtë tanë treguan përkushtim, disiplinë dhe shpirt garues gjatë gjithë turneut, duke përfaqësuar denjësisht klubin dhe vlerat sportive që kultivojmë çdo ditë.
Falënderojmë organizatorët për mikpritjen, prindërit për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithë lojtarët për angazhimin e tyre. Këto përvoja janë hapa të rëndësishëm në zhvillimin sportiv dhe personal të fëmijëve tanë.
Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ndërtuar kampionët e së ardhmes!
⚽️⭐️
16/06/2026
Zgjedhja e lojtarëve të rinjë për Kosovën, Kombëtarja U15
Erdi Kqiku lojtarë nga shkolla e Futbollit Yjet 05 është përzgjedhur nga Federata e Futbollit të Kosovës në zgjedhjen e lojtarëve të rinjë për Kosovën Kombëtarja U15
Suksese Erdi!
01/06/2026
Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, SH.F. “Lumi” organizoi një turnir futbolli me pjesëmarrjen e shumë fëmijëve dhe ekipeve të reja, duke krijuar një atmosferë të bukur sportive dhe festive.
Shkolla jonë e futbollit Yjet 05 mori pjesë në këtë aktivitet me gjeneratën 2017/2018, ku fëmijët patën mundësinë të tregojnë talentin e tyre, të argëtohen dhe të krijojnë miqësi të reja përmes sportit.
Falënderojmë sinqerisht SH.F. “Lumi” për organizimin e këtij turniri të mrekullueshëm dhe për përkushtimin në promovimin e sportit, edukimit dhe vlerave pozitive tek fëmijët.
Urime të gjithë fëmijëve 1 Qershori- Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve!
29/05/2026
Futbollisti ynë i talentuar, Olti Ivaja, është golashënuesi më i mirë i skuadrës sonë në Kampionatin e Lidhjes Rajonale Ferizaj, duke realizuar plot 35 gola gjatë sezonit.
Urime Olti për këtë arritje të madhe!
27/05/2026
Urime festa e Kurban Bajramit!
Paqe, shëndet e gëzime në familjet e juaja!
25/05/2026
Dy lojtarë të klubit tonë Erdi Kqiku dhe Dialb Aliu janë përzgjedhur për ta përfaqësuar regjionin e Ferizajit
Përzgjedhja e tyre është dëshmi e talentit, disiplinës dhe punës së palodhshme që ata tregojnë në çdo stërvitje dhe ndeshje.
I urojmë shumë suksese futbollistëve tanë në këtë përfaqësim të rëndësishëm dhe besojmë se ata do ta prezantojnë me dinjitet regjionin e Ferizajit dhe ngjyrat e shkollës sonë Yjet 05.
Suksese kampionë! ⚽🌟
07/05/2026
Disa momente nga turniri Sharri Tournament
03/05/2026
Sot shkolla jonë e futbollit YJET 05 ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm!
Gjenerata U8 ka fituar vendin e parë në turneun “Sharri Tournament”, duke treguar talent, përkushtim dhe shpirt të vërtetë sportiv gjatë gjithë garës.
Një falënderim i madh për trajnerët tanë për punën e palodhshme, si dhe për prindërit për mbështetjen e vazhdueshme. Mbi të gjitha, urime kampionëve tanë të vegjël që na bënë krenarë!
Ky është vetëm fillimi i sukseseve të mëdha që na presin! 🏆⚽