Tigrat e Zi - Drenas

Tigrat e Zi - Drenas

Share

Faqja zyrtare e Tigrave te Zi ne Facebook.

Photos from Tigrat e Zi - Drenas's post 28/06/2026

12 vite pa Triumf Shabanin

Sot bëhen 12 vite nga ndarja nga jeta e ish-lojtarit të Feronikelit, Triumf Shabani.

Edhe pse vitet kalojnë, kujtimi për të mbetet i gjallë në zemrat e familjes, miqve, bashkëlojtarëve dhe të gjithë atyre që e deshën Feronikelin. Triumfi ishte pjesë e historisë së klubit tonë dhe kontributi i tij nuk do të harrohet kurrë.

Ne, si Tigrat e Zi, e kujtojmë me respekt dhe mirënjohje, duke nderuar gjithçka që ai dha për fanellën e Feronikelit. Emri i tij do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtesës dhe historisë së klubit tonë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty, Triumf Shabani!

Pusho në paqe! 🤍💚

Tigrat e Zi - Drenas 🇦🇱

03/06/2026

Telegram Ngushëllimi për Familjen Binaku

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta Jetmir Binaku të anëtarit të tifogrupit tonë, në Shëngjin, në tokën mëmë shqiptare.

Në këto momente të rënda për familjen Binaku, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe bashkëndjejmë dhimbjen e madhe që ju ka goditur. Humbja e tij është e rëndë jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por edhe për gjithë tifogrupin tonë, ku ai ishte pjesë e pandashme.

Do ta kujtojmë gjithmonë për shoqërinë, besnikërinë dhe kontributin e tij në mesin tonë. Kujtimi për të do të mbetet përherë i gjallë në zemrat tona.

Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe, ndërsa të ndjerit i qoftë i lehtë dheu dhe i përjetshëm kujtimi.

Ngushëllimet më të sinqerta,

TIGRAT E ZI - Drenas 🇦🇱

15/03/2026

Sot u larguam nga tribuna në minutën e 35-të për arsye solidariteti me tifogrupin, i cili nuk ka vizituar kurrë këtë qytet.

FERONIKELI - Liria

11/03/2026

Të dielen nga ora 13:00 , FERONIKELI e luan ndeshjen e rradhës, kundër Fc Liris
në Stadiumin”Rexhep Rexhepi”Drenas.

Ne do të jemi aty. Shkojmë të gjithë së bashku, të mbështesim Krenarinë e Qytetit.

Ftojmë antarët e grupit, te gjith qytetin, të bashkohen më neve nga ora 12:00 tek grafiti dhe pastaj në tribunën veriore(mbrapa gollës) nga ora 12:30 për ta përkahur FERONIKELIN e cili ka nevojë më shumë se kurrë për ne të bashkuar ja dalim.
Merre shokun e dil n’stadion.
Kodi i veshjes:ZI🖤

FERONIKELI - Dashuri që s’shuhet kurrë.

12/02/2026

LAVDI 🇦🇱

Photos from Tigrat e Zi - Drenas's post 30/12/2025

Falenderojmë në mënyrë të veçantë secilin lojtar që ka qëndruar afër klubit tonë të zemrës gjatë këtyre muajve dhe vazhdon të jetë krah klubit, edhe pse nuk kanë marrë rroga. Ata vazhdojnë të luftojnë për këtë klub me shpirt. Shpresojmë që në një të ardhme të afërt t’u shpërblehet kjo sakrificë secilit nga ju. Po ashtu, urojmë lojtarin Shpresim Zogu, si sportisti i vitit 2025, i shpallur nga komuna e qytetit tonë.

Me respekt Tifogrupi i qytetit!

22/11/2025

U larguam me zor nga shkallët e stadiumit nga ata që s’duhet të na ndalin kurrë.
Në 15 minutat e para u ngritëm në këmbë për lojtarët tanë, që prej tre muajsh po luftojnë pa u paguar. Kur hymë në stadium dhe po e vendosnim transparencën tonë, Policia e Kosovës bashkë me delegatët vendosën të na nxjerrin jashtë, duke u fshehur pas justifikimit të mjeteve piroteknike.

Ne nuk frikësohemi. Ne nuk ndalemi. Ne jemi zëri i këtij klubi.
Forca Nikli – luftojmë bashkë, në tribuna e në fushë!

19/11/2025

22/11/2025
Feronikel vs Vllaznimi
ora 13:00

Njoftim

Tigra, bëhuni gati! Të shtunën luan klubi ynë i zemrës kundër Vllaznimit, dhe tani është koha jonë t’iu dalim në krah lojtarëve tanë, të cilët tash e tre muaj po luajnë pa pagesë dhe megjithatë mbajnë pozitën e dytë në tabelë.
Jemi të betuar se në çdo sfidë do të jemi pranë emrit të madh, prandaj të shtunën të tubohemi të gjithë në tribunën tonë për t’u qëndruar afër lojtarëve tanë, ashtu siç po luftojnë ata për këtë fanell pa kushte.

Grumbullimi fillon në ora 12:30 në tribunë.
Thirrje gjithashtu edhe për qytetarët e tjerë të na bashkohen – vetëm për emrin e madh Feronikel!

06/11/2025

Të rikthejmë fabrikën e Feronikelit në menaxhimin e Komunës sonë dhe të mos ia lëmë në duar atyre që për pesëqind vjet rresht deshën të na zhduknin, që deshën të na sundonin, dhe që edhe sot do të donin të mos e flisnim gjuhën tonë shqipe.
Le t’i dalim zot tokës sonë, ashtu siç bëri Heronjtë tanë – nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që ruajti gjuhën dhe flamurin, e deri te Adem Jashari e shumë të tjerë që dhanë jetën për këtë vend.

Të bashkohemi të gjithë me një zë dhe ta kthejmë Feronikelin në pronësi të komunës sonë, sepse shumë punëtorë mbijetojnë me pagat e saj dhe me to mbajnë familjet e tyre.
Ne nuk do të heshtim!
Janë larguar qindra punëtorë nga puna vetëm pse ashtu vendosi investitori i huaj.
T’i tregojmë atij dhe kujtdo tjetër se në vendin tonë nuk mund të veprojë askush sipas dëshirës së vet.

24/10/2025

ULTRAS LIBERI 🇦🇱
LIRI PER ARPAGJIKT

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Drenas?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Drenas
13000

Opening Hours

Monday 07:00 - 23:59
Tuesday 07:00 - 23:59
Wednesday 07:00 - 23:59
Thursday 07:00 - 23:59
Friday 07:00 - 23:59
Saturday 07:00 - 23:59
Sunday 07:00 - 23:59