Federata e Shigjetarisë së Kosovës

Federata e Shigjetarisë së Kosovës

Share

Sporti i Shigjetarisë ne Republikën e Kosovës

Federata e Shigjetarise se Kosoves eshte themeluar ne vitin 2008 dhe ne gjirin e saj ka gjithesejt 12 Klube te shigjetarise, ku 8 prej tyre jane aktive kurse 4 ende jane ne procedure administrative te organizimit.

Photos from Kosovo Olympic Committee's post 27/08/2026
Photos from Federata e Shigjetarisë së Kosovës's post 26/08/2026

26 Gusht 2026
Tarato, Italy

Ekipi i shigjetarëve të Kosovës, sipas orarit të zhvillimit të garave, dje ka pasur stërvitje zyrtare (official practice) dhe inspektim të pajisjeve, duke kaluar me sukses këtë fazë të garës.

Sot me fillim në ora 09:00 zyrtarisht ka filluar gara në disiplinën Recurve (hark olimpik) në gjuajtje 72 shigjeta në distancë 70m.

Në një konkurrencë tejet të madhe të garimit si dhe një mot shumë të vështirë për gjuajtje me erë mesatarisht të fortë që fryente drejtime të ndryshme, në pjesëmarrje gjithësejt 35 garues në kategorinë individual të meshkujve, që të tre garuesit Valmir Gllareva (569), Edi Dvorani (559) dhe Yllnor Mala (553 rrathe) kanë arritur të kalojnë fazën e kualifikimeve, duke siguruar vendin e 32,33 dhe 34-të, për të vazhduar tutje në fazën e eliminimeve.

Një histori që vie duke u përsëritur që nga Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, edhe kësaj radhe shorti e deshti që garuesit Kosovar Valmir Gllareva dhe Edi Dvorani të përballen kundër njëri-tjetrit në meqin 1/24 të eliminimeve, përderisa Yllnor Mala u përball me grekun Themelis Panagiotis. Këto dy meqe ishin mjaft atraktive dhe Edi Dvorani ngadhënjeu ndaj Valmirit me rezultat 6:4 në sete. Në një meq poashtu tejet të vështirë që fryente erë goxha e fortë, pësoi humbje nga greku me rezultat 6:2 në sete.

Në konkurrencën individuale, gara vazhdon tutje për Edi Dvoranin i cili nesër përballet me spanjollin Temiño Mediel Andres në 1/16 e finales.

Gara akoma më interesante u bë në konkurrencën ekipore ku ekipi i Kosovës u ndesh me ekipin e Algjerisë në 1/8 e finales, duke e mposhtur atë me rezultat 6:0 në sete.
Në konkurrencën ekipore në qerekfinale 1/4 shigjetarët kosovar u ndeshën me ekipin e Spanjës nga i cili pësuan humbje me rezultat 6:2 në sete.

Ekipi i shigjetarisë së Kosovës nën udhëheqjen e trajnerit Agron Mala dhe në përcjellje poashtu të trajnerit Atdhe Luzhnica, njëherit kryetar i federatës, pati një paraqitje të jashtëzakonshme sidomos në konkurrencën ekipore duke arritur deri në 1/4 e finales. Vërtetë kushtet e garës dhe era e fortë ishin një faktor që ekipin e Kosovës e ndaluan drejt medaljes, ku ishin vetëm një hap larg zonës së medaljeve në konkurrencën ekipore.

Gara vazhdon tutje për Edi Dvoranin të cilit i urojmë fat në meqin e radhës.

Photos from Federata e Shigjetarisë së Kosovës's post 23/08/2026

Taranto 23 Gusht 2026

Ekipi kombetar I shigjetareve te Kosoves ne perberje Edi, Ylli dhe Vali, sportiste, bashke me trajnerin Agron Mala dhe kryetarin e federates Atdhe Luzhnica, dje ka arritur ne Fshatin Olimpik te lojerave mesdhetare Taranto 2026 qe po mbahen ne Itali.

Ekipi sot ka filluar stervitjen per tu ambientiuar me kushtet dhe poligonin e gjuajtjes ne 70 m. Stervitja e paradites ishte mjaft e suksesshme perkunder nje ere mesatare nga drejtimi i lindjes.

Ushtrimet do te vazhdojne sipas orarit dhe planifikimeve, deri ne diten e marte ku ne orar eshte official practice, ndersa gara zyrtare kualifikimet jane ne orar diten e merkure me 26 gusht.

Suksese ekipit!

Photos from Federata e Shigjetarisë së Kosovës's post 22/08/2026

Tiranë, 22 Gusht 2026

INFORMIM

Ekipi kombetar I shigjetareve te Kosove ne perberje Edi Dvorani, Yllnor Mala dhe Valmir Gllareva, ne percjellje te Agron Mala, trajner dhe Atdhe Luzhnica, Kryetar I Federates, sot Po udhetojne per itali per pjesemarrje ne Lojerat Mesdhetare Taranto 2026.

Te tre shigjetaret Edi, Ylli dhe Vali do te garojne ne disiplinen Recurve - Hark Olimpik ne konkurrencen individuale dhe ekipore.

Ekipit ju deshirojme paraqitje te mire dhe suksese ne gara!

Photos from Federata e Shigjetarisë së Kosovës's post 21/08/2026

Final preps for Taranto 2026

Photos from Federata e Shigjetarisë së Kosovës's post 16/08/2026

Drejt lojerave Mesdhetare Taranto 2026!

Photos from Klubi Shigjetarisë Tradicionale's post 30/07/2026

Per here te pare ne historine e sportit te Shigjetarise, ekipi i Kosoves parakalon ne veshje kombetare!

24/07/2026

Prishtine, 24 Korril 2026

INFORMIM

Klubi i Shigjetarisë Tradicionale në Prizren, anëtar i Federatës së Shigjetarisë së Kosovës, do ta përfaqësojë me krenari Kosovën ë garën ndërkombëtare Conquest Cup KKTC, që do të mbahet në Lefkoshë, Qipro Veriore, nga 29 Korrik – 03 Gusht 2026.

Delegacioni përbëhet nga 6 sportistë dhe 1 trajner, të cilët do të garojnë në disiplinën e Shigjetarisë Tradicionale, duke promovuar sportin dhe traditën tonë në arenën ndërkombëtare.

Falënderojmë YTB – Presidency for Turks Abroad and Related Communities për mbështetjen e tyre të çmuar që bëri të mundur këtë pjesëmarrje, si dhe njeherit ekipit i deshirojme suksese ne kete pjesemarrje dhe te na kthehen me medale!

Photos from Federata e Shigjetarisë së Kosovës's post 25/05/2026
Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Drenas?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Besim Mala P.n.
Drenas
13000