Turniri Tradicional “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi”

Turniri Tradicional “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi”

Share

🏆 Turniri Tradicional “Mehdi & Sylejman Bytyqi”
⚽ Traditë • Respekt • Bashkim
❤️ Më shumë se futboll, histori, kujtesë.

11/07/2026

🔥 LUAJMË PËR FINALE! 🔥

Sonte na pret sfida më e madhe deri më tani! Ekipi ynë Mehdi e Sylejman Bytyqi hyn në fushë me vetëm një mision – ta fitojmë ndeshjen dhe ta sigurojmë finalen! ❤️🖤

Çdo duele, çdo top dhe çdo minutë do ta luftojmë me zemër për fanellën, për bashkëvendësit tanë dhe për të gjithë ata që na kanë përkrahur deri sot. Forca jonë më e madhe jeni ju në tribunë!

📍 NJOFTIM PËR TIFOZËT DHE BASHKËVENDASIT:
🚌 Nisja me autobus bëhet në ora 18:20 nga Bytyqt (Restaurant Leoniti).
Ftojmë të gjithë ata që duan të jenë pranë ekipit tonë të na bashkohen. Ejani ta mbushim autobusin dhe tribunën, sepse zëri juaj është motivimi ynë më i madh.

Sonte nuk luan vetëm ekipi – luan i gjithë vendi ynë Arllati! ❤️🖤

Të gjithë bashkë drejt finales! Forca Mehdi e Sylejman Bytyqi! 💪🏆

Ndeshja transmetohet live në TV LLAPI

Photos from Turniri Tradicional “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi”'s post 11/07/2026

Të dashur bashkëvendas, sportistë e sportdashës,

Sonte nuk zbresim në fushë vetëm për të luajtur futboll. Sonte zbresim për të luftuar për fanellën, për emrat “MEHDI E SYLEJMAN BYTYQI”, për fshatin tonë,për qytetin tonë, për secilin që na ka përkrahur nga dita e parë dhe për secilin që beson te ky ekip.

Kemi kaluar sfida të mëdha, kemi luftuar në çdo ndeshje dhe kemi dëshmuar se zemra e këtij ekipi nuk dorëzohet kurrë. Tash është momenti të japim gjithçka nga vetja, sepse vetëm një hap na ndan nga FINALJA!

Ftojmë të gjithë miqtë, familjarët, bashkëvendasit tonë, tifozët, sportdashësit dhe përkrahësit tanë të jenë pranë nesh sonte. Zëri juaj, duartrokitjet dhe mbështetja juaj janë forca jonë më e madhe. Le ta mbushim tribunën dhe ta bëjmë atmosferën që i shtyn djemtë drejt fitores.

Sonte nuk premtojmë se do të jetë e lehtë… sepse përball kemi një ekip shumë cilësor që në perbërjen e tyre kanë lojtar edhe nga kombëtarja e futsallit tonë, por premtojmë se do të luftojmë deri në sekondën e fundit. Për çdo top. Për çdo duel. Për fanelën tonë që me krenari bart emrat e dy heronjëve tanë “MEHDI E SYLEJMAN BYTYQI”

Bashkë drejt finales! ❤️🖤🏆

🕗 20:00
📍 Park Plazza - Podujevë
⚽️ Mehdi e Sylejman Bytyqi
🆚
Restaurant N**i

10/07/2026

Jemi në GJYSMËFINALE👏🤩

👋 𝗚𝗷𝘆𝘀𝗺ë𝗳𝗶𝗻𝗮𝗹𝗶𝘀𝘁𝗶 i dytë është vendosur!

🏆 𝗙𝗖 𝗠𝗲𝗵𝗱𝗶 𝗲 𝗦𝘆𝗹𝗲𝗷𝗺𝗮𝗻 𝗕𝘆𝘁𝘆𝗾𝗶 siguron kualifikimin në gjysmëfinalen e Turneut Memorial “Zahir Pajaziti”.

FC Mehdi e Sylejman Bytyqi 5–1 FC Moka Caffe

Photos from Turniri Tradicional “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi”'s post 10/07/2026

🏆 SONTE LUHET PËR GJYSMËFINALE! 🔥

Sonte na pret një tjetër sfidë e madhe në Turnirin “Zahir Pajaziti”.

Çdo ndeshje nga ky moment është finale. Me zemër, karakter dhe luftë deri në sekondën e fundit, do të japim gjithçka në fushë për të siguruar biletën drejt gjysmëfinales.

Ftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe tifozët tanë të jenë pranë ekipit dhe ta mbështesin me zërin e tyre. Përkrahja juaj është forca jonë më e madhe!

Bashkë për fitore. Bashkë drejt gjysmëfinales! ❤️🖤⚽️💪

⏰ 21:10
📍Park Plazza - Podujevë
Mehdi e Sylejman Bytyqi 🆚 Moka Caffe

09/07/2026

Jemi në ÇEREKFINALE 🤩

🏆 𝗙𝗖 𝗠𝗲𝗵𝗱𝗶 𝗲 𝗦𝘆𝗹𝗲𝗷𝗺𝗮𝗻 𝗕𝘆𝘁𝘆𝗾𝗶 është ekipi i katërt që siguron kualifikimin në çerekfinalen e Turneut Memorial “Zahir Pajaziti”! 🙌

FC Akademia AS 2–6 FC Mehdi e Sylejman Bytyqi

08/07/2026

🏆 RRUGA PËR NË ÇEREKFINALE KALON NESËR!

Nesër na pret një tjetër sfidë e madhe. Përballë kemi një kundërshtar të fortë, por besimi, zemra dhe lufta jonë në fushë nuk do të mungojnë.

MEHDI E SYLEJMAN BYTYQI
🆚
Akademia AS

Me një fitore, sigurojmë kualifikimin në çerekfinale dhe vazhdojmë rrugëtimin drejt objektivit tonë.

Ftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe bashkëvendësit të jenë pranë nesh. Përkrahja juaj është forca jonë më e madhe. Le ta mbushim tribunën me zë, emocione dhe besim deri në fishkëllimën e fundit.

Së bashku luftojmë. Së bashku fitojmë. Së bashku synojmë çerekfinalen! ❤️🖤💪⚽️

⏰ 20:10
📍Park Plazza - Podujevë

Photos from Turniri Tradicional “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi”'s post 08/07/2026

Vazhdojmë me fitore…👏

Djemloshat tanë pas një super ndeshje kunder një kundershtari shumë të fortë kanë arrituar fitoren e radhës në kuadër të turnirit “Zahir Pajaziti” me rezultat 4-4 ( Pen 6-7 ) përball ekipit Lumi & Limi.

Faleminderit gjithë bashkëvendasëve tanë, për përkrahjen e vazhdueshmë të ekipit tonë, ekipit që me krenari mban emrin e dy heronjëve tanë “MEHDI E SYLEJMAN BYTYQI”

Tani jemi në top 16 ekipet më të mira nga 80 ekipe sa ishin gjithsej dhe qëllimi ynë eshtë të paraqitemi sa më mirë, me lojëra fer, respekt për ekipet kundërshtare dhe natyrisht të kërkojmë të arrijmë sa më lart.

🙏 Falënderojmë këshillin organizativ të turnirit “Zahir Pajaziti” për mikëpritjen e ngrohtë dhe respektin që nga dita e parë për ekipin tonë🫶

07/07/2026

Përshendetje sportdashës,

Sonte ekipi ynë “Mehdi e Sylejman Bytyqi” me fillim nga ora 19:30, zhvillon ndeshjen e xhiros së dytë në kuadër të turnirit “Zahir Pajaziti” ku përball kemi ekipin Lumi & Limi

Ftojmë gjithë bashkëvendasit tonë, të vinë, të na bashkohen që ti përkrahim djemtë tanë të cilët në mënyrë dinjitoze, emrat e dy heronjëve “Mehdi e Sylejman Bytyqi” po i lartësojnë dhe po na bëjnë krenar të gjithëve.

⏰ 19:30
📍 Park Plazza - Podujevë

Vazhdojmë drejt sukseseve të reja💪

06/07/2026

Me respekt dhe mirënjohje të veçantë, falënderojmë organizatorët e Turneut “Zahir Pajaziti” për mikpritjen dhe vlerësimin që i kanë dhënë ekipit tonë “Mehdi e Sylejman Bytyqi”.

Përshëndetja dhe urimi juaj publik është një nder i madh për ne dhe një motivim shtesë për ta përfaqësuar me dinjitet ekipin, Arllatin, bashkëvendësit tanë dhe gjithë qytetin e Drenasit.

Është krenari të jemi pjesë e një turneu që mban emrin e Heroit të Kombit “Zahir Pajaziti”
Do të japim maksimumin në çdo ndeshje për ta nderuar këtë turne me lojë të ndershme, luftë deri në fund dhe respekt për çdo kundërshtar.

Faleminderit për besimin dhe fjalët e mira. Shpresojmë t’ju shpërblejmë me paraqitje të denja dhe, pse jo, ta sjellim trofeun në shtëpi.

Na priftë e mbara! ❤️🖤⚽

05/07/2026

Nga Drenica e ADEM JASHARIT në Llapin e ZAHIR PAJAZITIT…vazhdojmë me fitoree💪

Ekipi jonë “MEHDI E SYLEJMAN BYTYQI” e nisi me fitore rrugëtimin në turnirin “Zahir Pajaziti”, duke kaluar me sukses xhiron e parë, përball ekipit FC Power me rezultat 6-3.

Kjo nuk është vetëm një fitore. Është dëshmi e karakterit, sakrificës dhe shpirtit luftarak që e ka shoqëruar gjithmonë këtë ekip. Çdo duel, çdo vrapim dhe çdo gol u fitua me zemër, duke treguar se kur jemi të bashkuar, nuk ka sfidë që na ndal.

Nga Drenica në Llap, po ecim me krenari, me respekt për çdo kundërshtar dhe me besim të madh në forcën tonë. Ky është vetëm fillimi – rruga vazhdon dhe synimi ynë është të shkojmë sa më larg, duke nderuar fanellën dhe secilin që na përkrah.

Faleminderit të gjithë tifozëve që ishin pranë nesh. Zëri dhe mbështetja juaj janë forca jonë më e madhe.

Urime djem! Vazhdojmë të bashkuar… sepse rrugëtimi sapo ka filluar! 💙🤍💪

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Drenas?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Agim Qela
Drenas
13000