KF Studenti

KF Studenti

Share

Klubi Futbollistik Studenti - Dobërçan

Photos from KF Studenti's post 30/06/2026

Do të mundohemi që pasionin që kishte Aga Rexhë për: sportin, sidomos futbollin, për klubin Studenti, e për një rini të shëndoshë, ta pasojmë te gjeneratat e reja!

Photos from KF Studenti's post 29/06/2026

NJOFTIM MORTOR

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë tragjikisht legjenda jonë, njëri ndër themeluesit e parë të klubit, Presidenti i Nderit i KF Studenti, Aga Rexhë (Haxhi Rexhep Kryeziu), duke na lënë një boshllëk të madh në familjen tonë sportive dhe në gjithë komunitetin.

Aga Rexhë ishte shumë më tepër se një drejtues e lojtar i klubit. Ai ishte shtylla mbi të cilën u ngrit KF Studenti, një njeri që me përkushtim, sakrificë dhe dashuri të pakushtëzuar punoi për dekada për rritjen dhe zhvillimin e klubit. Në kohët më të vështira, ai nuk u dorëzua kurrë, duke përballuar sfida të shumta për ta mbajtur gjallë emrin dhe frymën e KF Studentit.

Kontributi i tij nuk matet vetëm me vitet e shërbimit, por me gjurmën e pashlyeshme që la në historinë e klubit dhe në zemrat e brezave të tërë të futbollistëve dhe sportdashësve.

Sot, KF Studenti humbi një prej figurave më të mëdha të historisë së tij, ndërsa ne humbëm një njeri të urtë, një mik dhe një shembull të përkushtimit e besnikërisë.

Në emër të Kryesisë, futbollistëve, stafit dhe gjithë familjes së KF Studentit, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kryeziu, të afërmve, shokëve të tij dhe gjithë komunitetit sportiv!

Vitin që shkoi, pikërisht me 26 korrik 2025, në shënimin e përvjetorit të 50të të klubit, ne patëm kënaqësinë që për kontributin e tij jetësor për klubin, ta shpallim “President Nderi”!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Agën Rexhë!

29/06/2026

Verë me plot futboll!

Me iniciativen e Shoqates 17 Shkurti, rikthehet Turniri Tradicional “Doberçani 2026”!

Dashamire te futbollit, krahas Kupes se Botes, kesaj vere po i shtohet edhe turniri ne futboll te vogel ne Doberçan.
Andaj, ju ekipe qe garojme se bashku ne ligen e 3te ju ftojme ti bashkangjiteni turneut me ekipet e juaja!
Ju mirepresim e ju garantojme per netë te zjarrta futbolli!

Bëjeni like faqen e turnirit për info te perditshme!

Rikthehet…🔥

Nga 28 Korriku ne Doberçan, si asnjeher me pare po rikthet Turniri Tradicional ⚽️

11/06/2026

Klubi ynë e falënderon bashkëvendasin tonë, Fitim Zahirin, pronarin e firmës "Fit Carrelage" në Francë, i cili dhuroi një palë fanela për ekipin tonë.

I jemi mirënjohës për mbështetjen dhe kontributin e tij për klubin.

Faleminderit, Fitim! 👏⚽️

fans

Photos from KF Studenti's post 02/06/2026

Kishim kenaqesine qe sebashku me Rinine e Doberçanit ne Diaspore dhe Shoqaten 17 Shkurti, te organizojme Turnirin Humanitar “Doberçani me rrethine”, vikendin e kaluar ne qytetin e Cyrihut.
Ne nje organizim te shkelqyer, te miremenduar ne cdo aspekt, kaluam nje dite shume te mire me bashkevendasit tane, ne nje atmosfere teper te ngrohte e festive.
Ne, KF Studenti, falenderojme iniciatoret e ketij organizimi; sponzoret, ekipet pjesemarrese, referët dhe gjithe te pranishmit. Shpresojme ne bashkepunime te tilla edhe ne vazhdim te cilat vetem se do te na bejne me te forte e me te bashkuar! Sukses i padiskitueshem ishte edhe trofeu i ketij turniri per ekipin tone, vendi i pare!
Ju falemnderit per mikpritjen dhe strehimin e djemve te ekipit tone e mire u pafshim ne organizime tjera!

31/05/2026
Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Dobërçan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Dobërçan
Dobërçan