25/08/2026
🗻
Camping në Liqenin e Zemrës 29-30 Gusht
Të dashur anëtarë dhe miq të SHB “Mariashi”,
Këtë vikend me datë 29-30 Gusht ju ftojmë për një aventurë të veçantë dyditore që kombinon ecjen malore me kampingun pranë një prej perlave të Bjeshkëve tona – Liqenin e Zemrës. Një përvojë unike që sjell qetësi, argëtim dhe lidhje më të thellë me natyrën.
🕘 Nisja: Ora 10:00 nga Prishtina
🚩Grumbullimi i Grupit - Qendra Rinore Deçan 12:00
⛰️ Vështirësia: Mesatare
🕓 Kohëzgjatja e ecjes në ditën e parë: Rreth 2-3 orë, me ndalesa për pushime
🏕️ KAMPING NË LIQENIN E ZEMRËS
Pas një ecjeje të mrekullueshme nëpër bjeshkë dhe maja, vendosim kampin pranë liqenit – ku do të kalojmë natën nën qiellin e hapur.
Do të përjetojmë:
✨ Perëndimin mbi liqen
🔥 Zjarrin e kampit dhe biseda të ngrohta
🌌 Qiellin me yje siç vetëm bjeshka e njeh
🎶 Muzikë akustike spontane dhe atmosferë relaksi
🍲 Ushqim i ngrohtë dhe shije lokale
Tendat i sigurojmë ne, por mund të koordinohemi për ndarjen e pajisjeve të kampimit mes grupeve.
📌 Të DIELEN në mëngjes, pas një kafje të freskët në natyrë, fillojmë ngjitjen në Gjeravicë (për ata që dëshirojne) ndërsa ata që nuk duan të ngjiten vizitojnë Liqenin e Gjeravicës nga ku edhe kthehemi, dhe e përmbyllim ecjen .
🎒 Çfarë duhet të merrni me vete:
• Tendë, dyshek dhe thes gjumi (i sigurojme ne per ata qe si kane)
• Veshje të ngrohta për natën dhe rroba për ndërrim
• Ushqim për darkë dhe mëngjes (mund të ndahemi në grupe për gatim të përbashkët)
• Ujë dhe ushqim të lehtë për ecje
• Veshje dhe këpucë të përshtatshme për terren malor
• Lamba koke, karikues portativ dhe mjete bazë kampimi
• Energi të mirë, gatishmëri për sfidë dhe dashni për bjeshkën! 🌲
PËR TË GJITHA PAISJET QË NUK I KENI I SIGUROJMË NE!
📩 Për rezervim dhe informacione shtesë, na kontaktoni në +38343766670
Pagesa për organizim , paisje dhe guide
20 euro!
Të shtunën shihemi në bjeshkë, e të dielen zgjohemi me liqenin përballë!
Me dashni,
SHB “Mariashi” 🥾🏕️✨
21/08/2026