VAR Kosova

VAR Kosova

Share

Ato që nuk i shihni në TV, i shihni në VAR Kosova. VAR do të sjellë lajme dhe video nga shumë sporte.

08/30/2026

⚽ SUPERLIGA VAZHDON SOT!

Xhiroja e Superligës së Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante:

🔥 Vushtrria – Drita | 16:30
🔥 Prishtina – Llapi | 19:00

Dy ndeshje që premtojnë emocione dhe luftë për pikë të rëndësishme. 🔥⚽

08/30/2026

🥊 PLAS PAS ELBASANI – VLLAZNIA!

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, raportohet se ka goditur me grusht arbitrin e katërt, Egli Spahiu, pas përfundimit të ndeshjes në “Elbasan Arena”. 😳

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në ambientet e dhomave të zhveshjes, pas një sfide të tensionuar që përfundoi 1:1.

👀 Tash pritet të shihet se çfarë masash do të merren pas këtij incidenti.

08/30/2026

🧤 N’RADAR | BLIN TAHIRI

Vetëm 11 vjeç, 1.69 m i gjatë dhe me një rol ku përgjegjësia është e madhe – Blin Tahiri është portier i FC Suharekës. ⚽️

Përveç stërvitjeve me klubin, Blini punon edhe dy herë në javë me trajnerin e tij, duke bërë çdo ditë nga një hap drejt ëndrrës. 💪

👀 Një tjetër talent i ri hyn N’Radar të VAR Kosova.

📩 Keni një talent të ri në shtëpi? Na dërgoni videot dhe informacionet e tij/saj.

08/29/2026

🔴⚪ ATLETICO MADRID TRIUMFON NDAJ SEVILLAS

Atletico Madridi ka shënuar fitore 3:1 si mysafir ndaj Sevillas në xhiron e tretë të La Ligas.

⭐ Alex Baena realizoi dy gola, ndërsa Ademola Lookman shënoi golin tjetër për skuadrën e Diego Simeones.

Atletico tani ka 7 pikë nga tri ndeshje, ndërsa Sevilla pësoi humbjen e parë të sezonit.

08/29/2026

💣🚨 JULIÁN ÁLVAREZ NË ATLÉTICO MADRID

🔴⚪ Pas refuzimit të ofertës së Arsenalit, Atlético Madrid thuhet se e ka paralajmëruar argjentinasin se nuk do të luante asnjë ndeshje.

👀 Kjo “e bindi” Julián Álvarezin të qëndrojë në Madrid, duke e parë si një mundësi të mirë për të qëndruar në shtëpi dhe për të luajtur GTA VI. 😅

08/29/2026

🇽🇰 PA ZHEGROVËN, JUVENTUSI MERR TRI PIKË NDAJ PARMAS

Edon Zhegrova mungoi për shkak të lëndimit, ndërsa Juventusi vazhdoi me fitore në Serie A.

“Zonja e Vjetër” mposhti Parman 2:0, me golat e Nicolas Gonzalez në minutën e 63-të dhe Teun Koopmeiners në të 88-tën.

Juventusi tani ka dy fitore në dy ndeshjet e para të sezonit.

08/29/2026

🔥 GALATASARAY FITON ME VËSHTIRËSI NDAJ GOZTEPES

Galatasaray ka triumfuar 3:2 ndaj Goztepes në xhiron e tretë të Superligës së Turqisë.

Për Galatasarayn shënuan Davinson Sanchez, Gabriel Sara dhe Victor Osimhen, ky i fundit nga penalltia.

Goztepe e bëri ndeshjen dramatike deri në fund, por pikët e plota i takuan Galatasarayt.

08/29/2026

⚽ BARAZIM SPEKTAKOLAR MES GJILANIT DHE DUKAGJINIT

Gjilani dhe Dukagjini kanë barazuar 2:2 në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës.

🔴 Për Gjilanin shënuan Blerind Morina dhe Arbër Potoku, ndërsa për Dukagjinin realizuan Mërgim Pefqeli dhe Dienit Isufi.

Gjilani regjistroi barazimin e parë pas dy fitoreve, ndërsa Dukagjini tani ka një fitore dhe dy barazime.

08/29/2026

🔴 LIVERPOOLI CAKTON ÇMIMIN PËR YLLIN E SULMIT

Liverpooli e vlerëson Cody Gakpon rreth 85 milionë funte, ndërsa për holandezin interesim kanë shfaqur Manchester City dhe Tottenham.

Sipas Paul Joyce të “The Times”, “Reds” janë të gatshëm ta shesin 27-vjeçarin, por në rast largimi do të kërkojnë edhe një zëvendësues.

E ardhmja e Gakpos pritet të jetë një nga temat kryesore në ditët e fundit të afatit kalimtar.

08/29/2026

🇽🇰 KOSOVA U18 BARAZON ME SLLOVENINË NË “TARANTO 2026”

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në futboll ka barazuar 1:1 me Slloveninë në ndeshjen e tretë të Lojërave Mesdhetare.

⚽ Adela Sinani shënoi për Kosovën në minutën e 6-të, ndërsa Lana Kavas barazoi për Slloveninë në minutën e 26-të.

Kosova kishte pësuar humbje në dy ndeshjet e para ndaj Portugalisë dhe Marokut.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Chicago?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


5730 North Sheridan
Chicago, IL
60660