Kvf Prizren Masters

Kvf Prizren Masters

Share

Football team

18/06/2026

🏆 Prizren Masters – Fundi i një sezoni të suksesshëm 🏆

Me përfundimin e kampionatit, edhe ne mbyllim një kapitull njëvjeçar si nënkampionë të Kosovës. Ishte një sezon i mbushur me emocione, respekt, miqësi dhe frymë sportive, ku mbi të gjitha treguam kulturë dhe korrektësi ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj të gjitha ekipeve pjesëmarrëse.

Urime ekipit të Kosova Pr për titullin e merituar të kampionit, si dhe për paraqitjet e shkëlqyera gjatë gjithë sezonit.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjitha ekipet për mikpritjen, respektin dhe ndeshjet fer e korrekte. Këto vlera e bëjnë futbollin e veteranëve më të bukur dhe më të veçantë.

Ne do të vazhdojmë të jemi shembull i sportivitetit, respektit dhe shoqërisë së mirë, duke përfaqësuar me krenari Prizrenin në çdo aktivitet.

Faleminderit të gjithëve për një sezon të mrekullueshëm!
⚽🤝❤️

Prizren Masters 💙🤍

14/06/2026

⚽️ Prizren Masters ka arritur me meritë në finalen e Ligës së Veteranëve!

Ky ekip i jashtëzakonshëm, i përbërë nga një shoqëri e mrekullueshme dhe nga emra të njohur të futbollit prizrenas e kosovar, ka treguar cilësi, përkushtim dhe dashuri të madhe për futbollin.

Të enjten, nga ora 18:30, në Kampi Nacional i Futbollit Hajvali, do të zhvillohet finalja e madhe.

I urojmë shumë suksese ekipit Prizren Masters dhe shpresojmë që trofeu të vijë në Prizren! 🏆⚽️💙💛

Forca Prizren Masters! 👏🔥⚽️

12/06/2026

Me dy fitore kaq bindëse rresht, Prizren Masters po dëshmon me lojë e me zemër se ka cilësinë dhe forcën e duhur për të ecur me hapa të sigurt drejt titullit kampion të Ligës së Veteranëve!

Jemi ne gjysem finale
Forca Prizren Masters

26/05/2026
08/04/2026

Në kuadër të garave të Kupës së Kosovës, klubi ynë do të përballet me KVF Drenica.

🔵 KVF Prizren Masters
🆚
🔴 KVF Drenica

📅 E Enjte
🕔 Ora 17:00
📍 Stadiumi i Skënderajt

17/02/2026

Gëzuar Dita e Pavarësisë së Kosovës!🇽🇰

31/12/2025

K.V.F. "PRIZREN MASTERS" në emër të Kryetarit, kryesisë dhe gjithë antarësisë së saj, ju uron vitin e ri 2026 🎉 Qoftë një vit i mbarë e vit i të mirave për ju dhe familjet tuaja 🎊

Me Nderime
Familja jonë e madhe 😊

25/12/2025

Po e përfundojmë edhe një vit me përplot kujtime të bukura e aktivitete të shumta.

Nga familja më e madhe e veteranëve të futbollit të qytetit tonë, pra nga të gjithë ne, për të gjithë juve, ju urojmë vitin 2026 të gjithëve të ju gjej me shëndet e plotë begati në familjet e juaja!

Me shumë Respekt
K.V.F. "PRIZREN MASTERS"

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Belek?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Belek