31/08/2026
KAB STRUGA NGJITET NË MAJËN E OLIMPIT – MYTIKAS 2,918 m
Një tjetër sfidë e madhe për KAB Strugën!
Ekipi ynë u ngjit në Mytikas (2,918 m), majën më të lartë të Greqisë dhe majën e dytë më të lartë në Ballkan, pas Musalës.
Mytikas nuk është thjesht një ecje malore. Pjesa finale nga Skala drejt majës është një terren shkëmbor i ekspozuar, që kërkon përgatitje fizike, përvojë dhe përqendrim.
KAB Struga vazhdon të sfidojë majat më të bukura dhe më të kërkuara të Ballkanit.
Urime ekipit për këtë arritje! Respekt për çdo hap drejt majës.
26/08/2026
Sportistët e KAB STRUGA
SFIDË BAMIRËSIE
Sot u realizua sfida e notit nga Hotel Biser deri te Hotel Drim, në një distancë prej 4 kilometrash, në mbështetje të fëmijëve me aftësi ndryshe të Strugës.
Ishte një sfidë për një kauzë që meriton më shumë vëmendje, mbështetje dhe përkrahje nga shteti, institucionet dhe e gjithë shoqëria.
Sfida u realizua poashtu dhe në respekt dhe mbështetje të tri qendrave private që punojnë çdo ditë për fëmijët me aftësi ndryshe në Strugë:
Care For Disabled Kids
Bright Steps
Ortus Struga
Të bëjmë diçka konkrete për fëmijët me aftësi ndryshe të Strugës.
Çdo donacion ndihmon.
PËR TË DHURUAR:
https://whydonate.com/fundraising/shoqata-humanitare-bamiresit-strugane
Care For Disabled Kids
Ortus Struga
Bright Steps
Betim Ibraimi • Burak Domazet• Nderim Pollozhani
31/07/2026
https://www.ora24.tv/kab-struga-vazhdon-monitorimin-e-premtimeve-zgjedhore/
KAB Struga vazhdon monitorimin e premtimeve zgjedhore - Ora24.tv
KAB Struga vijon zbatimin e aktiviteteve për monitorimin e masave konkrete që burojnë nga premtimet zgjedhore në komunat e Strugës dhe Vevçanit. Gjatë muajit korrik, monitorët e angazhuar zhvilluan një sërë takimesh intensive me përfaqësues të institucioneve lokale, me qëllim vlerësi...
14/07/2026
RAPORT PUBLIK PËR PARATË PUBLIKE TË MARRA NGA KOMUNA E STRUGËS
105.000 denarë – të shpenzuara me përgjegjësi, transparencë dhe në të mirë të qytetarëve
Për herë të parë që nga themelimi, KAB Struga ka pranuar mbështetje financiare nga Komuna e Strugës.
Nga përbërja e mëparshme e Këshillit të Komunës së Strugës janë votuar 35.000 denarë, të cilat janë paguar në vitin 2025. Gjithashtu, nga administrata aktuale janë ndarë edhe 70.000 denarë.
Në total, KAB Struga ka pranuar 105.000 denarë mbështetje publike nga Komuna e Strugës.
Si klub, ndjejmë përgjegjësi që qytetarët ta dinë qartë se ku janë shpenzuar këto mjete. Çdo denar është përdorur me kujdes maksimal, në funksion të promovimit të Strugës, pjesëmarrjes së qytetarëve dhe zhvillimit të aktiviteteve malore.
Shpenzimet e realizuara
1. Aktiviteti i 9-vjetorit të KAB Struga – Liqenet e Llabunishtit dhe Podgorcës
Për këtë aktivitet, mbi 100 qytetarë nga Struga u dërguan drejt liqeneve të Podgorcës dhe Llabunishtit. Transporti, organizimi dhe ushqimi u mbuluan nga këto mjete.
2. traktorë nga Llabunishta deri te stanet: 12.300 denarë
Transporti Strugë–Llabunisht me minibus dhe dreka për mbi 100 pjesëmarrës: 20.400 denarë
Harxhime tjera 3000 (te mbuluara nga vet ne)
Gjithsej për aktivitetin:30.700 denarë
2. Pajisje malore për klubin
Për nevojat e klubit janë blerë pajisje malore që do të përdoren në aktivitetet e ardhshme të KAB Struga.
Shuma:18.350 denarë
3. Blerja e dronit për promovimin e Strugës dhe aktiviteteve të klubit
Droni do të përdoret për dokumentimin e aktiviteteve malore, promovimin e bukurive natyrore të Strugës dhe rritjen e dukshmërisë së klubit.
Shuma:31.000 denarë
4. Maica sportive me logon e KAB Struga
Janë siguruar 100 maica sportive me logon e KAB Struga, për anëtarët dhe pjesëmarrësit në aktivitetet e klubit.
Shuma:25.000 denarë
Gjithsej shpenzime: 105.050 denarë
Të gjitha dokumentet bankare dhe dëshmitë për shpenzimet e realizuara janë përgatitur dhe i janë dorëzuar Komunës së Strugës.
KAB Struga falënderon perzemersisht Komunën e Strugës për mbështetjen dhe njëkohësisht u drejtohet qytetarëve me raport të hapur dhe të qartë.
Paratë publike duhet të shpenzohen publikisht, me përgjegjësi dhe në dobi të qytetarëve.
KAB Struga do të vazhdojë të punojë për promovimin e Strugës, zhvillimin e sportit malor, edukimin e të rinjve dhe ruajtjen e bukurive natyrore që na rrethojnë.