K.F. Dollogozhda

K.F. Dollogozhda

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from K.F. Dollogozhda, Sports Club, Delogozhdi, Struga.

16/02/2025

Klubi Futbollistik “Dollogozhda” ka një histori të pasur dhe sfiduese që nga themelimi i tij në vitin 1977/78 me emrin “Vllaznimi”. Në vitin 1986, për shkak të rrethanave politike në ish-Jugosllavi, autoritetet shtetërore kontestuan emrin “Vllaznimi”, duke kërkuar ndryshimin e tij në “Bratstvo”. Si përgjigje, kryesia e klubit vendosi ta riemërojë atë në “Dollogozhda”, duke reflektuar emrin e fshatit. Megjithatë, për shkak të padrejtësive të vazhdueshme nga strukturat shtetërore, klubi pushoi së funksionuari nga viti 1989 deri në vitin 1992. Në vitin 1992, me iniciativën e disa banorëve të Dollogozhdës dhe lojtarit të dalluar Zamir Danit, klubi u riaktivizua dhe filloi të garojë në Ligën Komunale. Pas disa vitesh, në vitin 1996, klubi u ngjit në Ligën e Tretë Perëndimore të Maqedonisë, duke shënuar suksese të konsiderueshme. Kulmi i suksesit u arrit në vitin 2004, kur KF “Dollogozhda” u shpall kampion në Ligën e Tretë Rajonale dhe mori pjesë në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Dytë të Maqedonisë, megjithëse nuk arriti të kualifikohej. Pas këtij suksesi, klubi u përball me sfida të ndryshme, duke përfshirë mungesën e mbështetjes financiare dhe organizative, që çuan në mosfunksionimin e tij për disa vite me radhë. Në vitin 2011, KF “Dollogozhda” u rikthye në aktivitet, duke garuar në Ligën Komunale, me shpresën për t’u ngjitur në Ligën e Tretë në sezonin pasues. Megjithatë, sfidat e vazhdueshme dhe mungesa e mbështetjes së qëndrueshme kanë ndikuar në performancën dhe stabilitetin e klubit, duke e bërë të duket si i kapitulluar në periudha të caktuara

20/06/2022

14 vite më parë ndeshje mini futbolli në Dollogozhdë

06/10/2021

Rikthehet K.F Dollogozhda

15/04/2020

Stadiumi Alit Aliti nga një këndvështrim tjetër ❤

12/03/2020

Nuk duhet pasur aspak panik, por duhet të respektohen rregullat sa më mirë për të parandaluar Corona Virusin.

Mundoheni të ruani veten dhe njerzit që ju rrethojnë sa më shumë. Zoti ju ndihmohtë të gjithve. 🙏🙏

15/02/2020

Ditë me diell sot në Dollogozhdë

Stadiumi i KF Dollogozhda Alit Aliti..

Shoket tuaj që dikur keni luajtur futboll në këtë stadium..

15.02.2020

15/01/2020

Një video Historike e Klubit tonë

Punuar nga:
E Veliu
N Kica

Photos from K.F. Dollogozhda's post 15/01/2020

Disa fotografi historike të klubit tonë ndër vite..

Photos from K.F. Dollogozhda's post 15/01/2020

Pjesëmarrja e KF Dollogozhda në turneun në New Jersey:

K.F "Dollogozhda New Jersey" nje dite, me plot brohritje nga tifozet Dollogozhdar ketu ne Shtetin e New Jersey te Amerikes. K.F "Dollogozhda" mori pjes ne turneun e 11 tradicional te fuballit te vogel (7 vs 7). Ne turneun moren pjes plot 24 skuadra, nga tere trojet tona Shqiptare sic jan ato te Shqiperis, Ilirides, Dardanis, Malsis dhe Sanxhakut. Djemt e skuadres se Dollogozhdes u perballem me shum skuadra nga ato me te ndryshme, ato luajten ne fushen e gjelbert me tere ate energji qe ato e disponoshin mirpo fati e deshti qe K.F "Dollogozhda" te pesoi hupje ne gysem finale me gjyatje te lira (Penalti) nga skuadra kundershtare K.F "Kelmendi", keshtu qe K.F "Dollogozhda" zuri vendin e tret. K.F Dollogozhda kishte nji organizim shum te mir, ketu vlen te permendim pjestaret e K.F " Dollogozhdes" qe e organizuan kete turne ishin: Menaxhues i skuadres se Dollogozhdes ishte Astrit Zhaku, tranjeri i ekipit ishte Atmi Shazimani me Arif Sela. K.F Dollogozhda faliminderon biznismanin e njohur Naim Asani te kompanis se "PULSE" ambulance per sponsorimin e bluzave te K.F "Dollogozhdes". Ketu vlen te permendim dhe njikohesisht ti faliminderojm ato qe e ndihmuan per pagesen e regjistrimit te K.F Dollogozhda" sic jan: Atmi Shazimani, Nafi Slatina, Rini Zhaku, Astrit Zhaku, Ibraim Zhaku dhe Alban Zhaku.
K.F " Dollogozhda" falimenderon dhe tere ato djem te shkelqyer qe e dhan mundin e tyre ne fushen e gjelbert per K.F "Dollogozhden", gjithashtu K.F "Dollogozha" ju uron ter Shqiptareve ane mban rruzullit toksor festat e fund vitit, qoft ky vit, nji viti i mbar per ju dhe familjet e juaja.

Shkruan:

Astrit Zhaku 12/25/2019
K.F. "Dollogozhda New Jersey"

Shpresojmë që KF Dollogozhda të hapet përsëri në vendlindje pse jo dhe në një shtet Evropian si zvicra apo Gjermania etj..

Photos from K.F. Dollogozhda's post 10/01/2020

10 Janar 2020 - Stadiumi Alit Aliti ❤

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Struga?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Delogozhdi
Struga
6338