13.07.2026
Grupi i dytë i Ansamblit “SHQIPONJA” Saraj, përfaqësoi me dinjitet në festivalin ndërkombëtar “SKUPI”, të organizuar nga Ansambli “Karshiaka”.
Me talent, disiplinë dhe përkushtim, artistët tanë dëshmuan se e ardhmja e Ansamblit “Shqiponja” është e ndritur.
Shqiponja fluturon gjithnjë e më lart! Krenarë për çdo hap, të vendosur për suksese edhe më të mëdha! 🦅🇦🇱
.
.
Ansambli Shqiponja
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Ansambli Shqiponja, Dance School, Skopje.
Ansambli SHQIPONJA,është një nga ansamblet më të shquara të Kombit Shqiptar,krenari për Sarajin, Shkupin dhe Shqiptarinë.Këtë e dëshmojnë vlersimet çmimet dhe trofetë e shumta nga juritë më profesionale të kombit Shqiptar dhe ato të Ballkanit dhe Europës.
08/07/2026
Edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar “SHKUPI FOLK FEST” 2026 po vjen…
Faleminderit Artemisa Morina dhe Tv Shenja për ftesën dhe mikpritjen. Ishte kënaqësi dhe privilegj të flas, si drejtor i festivalit dhe kryetar i Ansamblit “SHQIPONJA” Saraj, për përgatitjet dhe vizionin e këtij jubileu të veçantë.
🗓️ 15 Korrik 2026
📍 Sheshi “Isa Boletini” – Saraj
🕖 19:00
Shihemi në SHKUPI FOLK FEST 2026! 🌍
🎭 Saraji bëhet skena e botës! 🌍
Edicioni jubilar i 10-të i “SHKUPI FOLK FEST 2026” po vjen!
🗓️ 15 Korrik 2026
📍 Sheshi “Isa Boletini” – Saraj
🕖 19:00
16 Grupe pjesmarrëse • Një skenë • Një zemër që rreh për folklorin.
10 vite traditë. 10 vite kulturë. 10 vite histori dhe përvojë në organizime
🦅 Ju mirëpret Ansambli “SHQIPONJA” – Saraj.
05/07/2026
Aty ku tradita bashkon popujt dhe folklori flet gjuhën e miqësisë… 🌍
Ansambli “SHQIPONJA” - Saraj ka kënaqësinë t’ju ftojë në edicionin jubilar të 10-të të Festivalit Ndërkombëtar “SHKUPI FOLK FEST - 2026”, një ngjarje që tashmë është shndërruar në simbol të promovimit të folklorit, trashëgimisë kulturore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
📍 Sheshi “Isa Boletini” - Saraj
📅 15 Korrik 2026
🕖 Ora 19:00
Një mbrëmje e veçantë me ansamble folklorike nga:
🇲🇰 🇷🇴 🇽🇰 🇬🇪 🇧🇦 🇦🇱 🇹🇷 🇱🇹 🇧🇬
Ejani të festojmë së bashku kulturën, traditën dhe miqësinë që na bashkon përmes muzikës dhe valleve popullore.
10 vite traditë • 10 vite folklor • 10 vite miqësi
Mirë se vini!
Ju mirëpret Ansambli “SHQIPONJA” - Saraj 🦅
23/06/2026
22.06.2026 🦅
- Me shumë sukses u realizua edhe aktiviteti i radhës në kuadër të manifestimit “Vera Kulturore e Çairit”, ku Ansambli “SHQIPONJA” Saraj, u paraqit me një program të pasur artistik. Për më shumë se 40 minuta, publiku shijoi këngë dhe valle tradicionale shqiptare, të interpretuara me përkushtim dhe profesionalizëm nga ardhmërija jonë.
Pjesë e programit ishin edhe vëllezërit Advan Baki dhe Almir Baki , të cilët me interpretimin e tyre të këngëve folklorike u pritën me duartrokitje të ngrohta nga publiku.
- Misionarët e kulturës shqiptare vazhdojnë rrugëtimin e tyre me edhe më shumë forcë, dinjitet dhe përkushtim, duke ngritur lart vlerat tona kombëtare në çdo skenë.
** Me vizion të qartë, energji të pashtershme dhe dashuri për artin, Ansambli “SHQIPONJA” ecën krenar drejt sukseseve të reja, duke lënë pas vetes gjurmë të pashlyeshme në mozaikun e kulturës shqiptare. 🇦🇱
- Me respekt, përkushtim dhe dashuri për artin folklorik,
Kryesia, valltarët dhe Kryetari i Ansamblit “SHQIPONJA” - Saraj, z. Fevzi Ebipi.
🦅👑 Nga kryeqendra e Dardanisë, Shkupi i “SHQIPONJAVE” krenare!
…
…
.
.
❤️likefollowme
19/06/2026
🦅👑 Nga kryeqendra e Dardanisë, Shkupi i “SHQIPONJAVE” krenare!
.
.
.
.
.
17/06/2026
🎭 Edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar “SHKUPI FOLK FEST 2026” po vjen!⏳
Një dekadë traditë, kulturë dhe vlera artistike që bashkojnë popuj, kultura dhe miqësi nga mbarë bota.
Nën organizimin dhe ombrellën e Ansamblit “SHQIPONJA” Saraj, edicioni jubilar i këtij festivali do të mirëpresë grupe folklorike nga shtete të ndryshme, të cilat do të sjellin në Saraj ngjyrat e kulturave të tyre, tingujt e traditave dhe krenarinë e flamujve që përfaqësojnë.
🌍 Kultura që bashkon kombet
🎶 Folklori që flet në çdo gjuhë
🦅 Nën organizimin e Ansamblit “SHQIPONJA”
“SHKUPI FOLK FEST 2026” – Saraj
Së shpejti…
Kulture Tradite FestivalNderkombetar
11.06.2026
📌Ansambli “SHQIPONJA” Saraj me shumë krenari mysafir special në edicionin e 37-të të Festivalit Kombëtar të SH.A.K.A. Kaçanikut.🦅
- Rikthimi në këtë skenë të çmuar ka një domethënie të veçantë për ne, pasi pikërisht në edicionin e kaluar u nderuam me Çmimin e Parë🏆, një vlerësim që dëshmoi përkushtimin, dashurinë dhe punën e palodhur të çdo anëtari të ansamblit tonë.
- Me mirënjohje të thellë falënderojmë organizatorët dhe publikun e mrekullueshëm për ftesën, mikpritjen, nderin dhe respektin e treguar ndaj Ansamblit “SHQIPONJA” Saraj.🇦🇱🇽🇰
- Le të vazhdojmë së bashku të mbajmë gjallë trashëgiminë tonë kulturore, duke e përcjellë brez pas brezi me krenari e dinjitet.
Ansambli “SHQIPONJA” Saraj
Ruajmë traditën, promovojmë kulturën.🫡❤️
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Skopje