24/09/2026
Në emër të K.F. “Rinia” Negotinë, të gjithë lojtarëve dhe kryesisë së klubit, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për z. Nusret Xheladini, për kontributin e tij të çmuar në mbështetje të klubit.
Falënderojmë z. Xheladini për pagesën e kotizimit në vlerë prej 1.000 euro, një ndihmë jashtëzakonisht e rëndësishme për klubin tonë.
Falë këtij kontributi, K.F. “Rinia” Negotinë mund të marrë pjesë në kampionatin e ardhshëm, pasi pa pagesën e kotizimit pjesëmarrja jonë në kampionat nuk do të ishte e mundur.
Në një kohë kur mbështetja për sportin dhe klubet lokale është shumë e rëndësishme, ky gjest tregon përkushtimin dhe dashurinë për futbollin dhe komunitetin tonë.
Në emër të lojtarëve, kryesisë dhe gjithë familjes së K.F. “Rinia” Negotinë, ju falënderojmë përzemërsisht, z. Nusret Xheladini.
Ju urojmë shëndet, suksese dhe çdo të mirë në vazhdim!
Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj! 💙⚽