25/06/2026
Faleminderit, Muharem Mislimi!
FC Bashkimi 1947 njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me mbrojtësin e krahut, Muharrem Mislimi.
Klubi e falënderon nga zemra për kontributin e dhënë dhe i është mirënjohës për çdo sakrificë, përkushtim dhe pikë djerse të derdhur për fanellën e Bashkimit.
Muki, faleminderit për gjithçka që ke dhënë për klubin tonë. Të urojmë shëndet, suksese dhe mbarësi në çdo sfidë të ardhshme, si në jetën personale ashtu edhe në karrierën sportive.
Suksese, Muki
21/06/2026
Një legjendë e vërtetë po largohet ...
Çdo fillim e ka edhe fundin e vet.
Armend, ëndrrat e tua filluan me ne. U rrite me fanellën e këtij klubi, u formësove si futbollist dhe u shndërrove në një profesionist të vërtetë, duke ndërtuar një karrierë të pasur dhe të lavdishme.
Gjatë viteve të shkëlqimit tënd, klubi i zemrës tënde u shua. Por në fundin e karrierës sate, kur FC Bashkimi u rikthye në skenë pas 16 vitesh mungesë në elitë, ti nuk hezitove asnjë çast. U ktheve aty ku gjithçka kishte filluar.
Tashmë si një burrë i pjekur, me përvojë të madhe dhe karakter lideri, more mbi supe barrën e kapitenit. U ktheve për ta ndihmuar klubin të rikthente lavdinë e tij dhe ia dole.
Si një kapiten i vërtetë, triumfove edhe në misionin tënd të fundit.
Sot largohesh nga futbolli si një legjendë.
Klubi do të jetë përjetësisht mirënjohës për gjithçka që ke dhënë. Futbolli jeton për histori të tilla, për besnikëri të tillë dhe për njerëz si ti.
Faleminderit, legjendë.
Faleminderit, djali ynë.
Faleminderit, krenaria e klubit dhe e qytetit tonë.
Armend Alimi, mirupafshim – jo lamtumirë.
Një kapitull legjendar mbyllet për ty si futbollist, por FC Bashkimi do të të presë gjithmonë me krahë hapur për të nisur një kapitull të ri brenda familjes sonë.
Edhe një herë:
Mirupafshim dhe jo lamtumirë, Legjendë!
ARMEND ALIMI 💚🖤
19/06/2026
Telegram Ngushëllimi
Klubi ynë, FC Bashkimi 1947, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për pjesëtarin e stafit mjekësor, Dr. Faik Demiri me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së tij.
Zoti e mëshiroftë të ndjerën, ndërsa familjarëve durim e ngushëllim.
10/06/2026
Të nderuar kumanovarë, të nderuar tifozë dhe simpatizantë të klubit tonë të zemrës.
Sezoni 2026/27 po troket në derë dhe emocionet tashmë kanë filluar!
Sot, në zyrat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), u hodh shorti për sezonin e ri dhe u konfirmua se kampionati do të fillojë më 24/25 korrik. Ndeshjen e parë do ta zhvillojmë në Kratovë, ku do të përballemi me ekipin e Sileksit.
Renditja e ndeshjeve për nëntë xhirot e para është si më poshtë:
Xhiro 1: Sileks – Bashkimi
Xhiro 2: Bashkimi – Tikvesh
Xhiro 3: Arsimi – Bashkimi
Xhiro 4: Bregallnica – Bashkimi
Xhiro 5: Bashkimi – Shkëndija Haraçinë
Xhiro 6: Skopje – Bashkimi
Xhiro 7: Bashkimi – Vardar
Xhiro 8: Shkëndija – Bashkimi
Xhiro 9: Bashkimi – Struga
Me padurim presim fillimin e sezonit të ri. Jemi duke punuar intensivisht që t’ju sjellim sa më shumë gëzime, emocione dhe surpriza gjatë ditëve në vazhdim.
Qëndroni pranë klubit tuaj dhe vazhdoni të na mbështesni në çdo hap!
31/05/2026
Urime KF Shkëndija Haraçinë 77 për inkuadrimin në Ligën e Parë të Maqedonisë pas fitores në balotazh, kunder ekipit te Peliserit.
Na gëzon fakti që një ekip vëllazëror i bashkohet elitës së futbollit. Ju dëshirojmë suksese, ndeshje të mëdha dhe shumë fitore në sezonet e ardhshme.
Me respekt,
FC Bashkimi 1947 Kumanovë
29/05/2026
TELEGRAM NGUSHELLIMI ! 😢
Sot, qyteti ynë u mbulua nga heshtja dhe trishtimi…
Një zemër e re pushoi së rrahuri shumë herët!
Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Agan Asanit, djalosh*t vetëm 13-vjeçar, futbollistit të ri që kishte ëndrra të mëdha, buzëqeshje të pastër dhe dashuri të pafund për futbollin.
Agani ishte pjesë e KF Kumanova, duke pasur pasion futbollin e sportin. Ai gjithashtu ishte pjesë e tribunës sonë, një nga ILIRËT tanë! 💔
Në emër të KF Bashkimi, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Asani, shokëve, bashkëlojtarëve, klubit te tij, ILIRËVE dhe të gjithë atyre që sot lëngojnë për ikjen e tij.
Qoftë Xheneti vendstrehimi yt, kampion i vogël.
28/05/2026
FC Bashkimi 1947 u dërgon urime FK Vardar për titullin kampion, FK Sileks për fitimin e Kupës së Maqedonisë dhe KF Shkëndija për sigurimin e pjesëmarrjes në garat europiane.
Rivaliteti mbetet në fushën e lojës, ndërsa jashtë saj respektojmë suksesin e çdo klubi që përfaqëson futbollin tonë.
Ju urojmë suksese dhe një prezantim sa më dinjitoz në Europë, duke përfaqësuar sa më mirë kualitetin e ligës sonë dhe shtetin tonë.
27/05/2026
FC Bashkimi 1947 ju uron të gjithë besimtarëve muslimanë festën e Kurban Bajramit.
Qoftë kjo festë e mbushur me paqe, shëndet, lumturi dhe begati për ju dhe familjet tuaja.
Urime Kurban Bajrami! 🌙✨💚🖤
26/05/2026
Pas përfundimit të sezonës 2025/26, FC Bashkimi 1947 arriti objektivat e vendosura.
Pas rikthimit në Ligën e Parë pas 16 viteve, në vitin tonë të parë synimi ishte stabilizimi në ligë dhe ia dolëm me sukses.
E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa njerëzit, kompanitë, firmat dhe sponsorët tanë që na ndihmuan gjatë këtij udhëtimi.
Klubi është mirënjohës për të gjithë ata që kontribuan dhe secilin veç e veç e falënderon nga zemra.
Shpresojmë që edhe vitin e ardhshëm të vazhdojmë bashkëpunimin dhe të arrijmë suksese edhe më të mëdha së bashku.
Ju faleminderit të gjithëve!
24/05/2026
🔥 NJË TJETËR SUPER LAJM‼️
Pas Adis Murati, në reprezentacionin U21 të Maqedonisë së Veriut për ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë në Sofje me 30 qershor 2026, edhe një super talent i yni ftohet në listën e selektorit Goran Staniç 😍
Bëhet fjalë për Rexhep Murati, qendërmbrojtësin tonë, i cili me plotë meritë i bashkohet çunave të U21!
KF Bashkimi 1947, çdo herë do vazhdojë ti mbajë portat e klubit të hapura për talentët tanë, duke ju afruar shancë për ti treguar vlerat e tyre!
Bashkimi 1947 mbetet fidanishte e talentëve dhe lojtarëve me perspektivë!
Suksese dhe shumë shëndet çunave tanë!