09/09/2026
⚽️ KATËR TALENT NGA SHKOLLA E FUTBOLLIT KF ,,ES U15 "DEBUTOJNË ME EKIPIN E KAMJANIT NË LIGËN E DYTË! ⚽️
NGA PUNA TEK DEBUTIMI – NJË HAP MË TEJ!
Në ndeshjen miqësore të KF Kamjani, katër futbollistë të rinj nga shkolla e futbollit KF ES U15 nga Kamjani patën mundësinë të debutojnë me ekipin e parë:
🔹 Liman Rexhepi– U15
🔹 Ajan Kamberi– U15
🔹 Aldo Asani– U15
🔹 A***n Ibraimi – U16
Ky debutim është rezultat i punës së vazhdueshme, disiplinës dhe përkushtimit të këtyre të rinjve në stërvitje me shkollën e futbollit ,,KF ES"
Me paraqitjet dhe rezultatet pozitive në kategoritë e tyre, ata po marrin tashmë hapin e radhës drejt futbollit senior, duke fituar eksperiencë të çmuar në një nivel më të lartë.
👏 Një hap i rëndësishëm për këta talente të rinj dhe një tjetër dëshmi e punës së mirë që po bëhet në shkollën e futbollit KF ES, nën drejtimin e trajnerit Elmaz Sinani .
💪 Motiv shtesë për talentet ishte edhe mbështetja e kapitenit të KF Kamjani, Almir Rexhepi, i cili u qëndroi pranë të rinjve në këtë hap të rëndësishëm.
🌟 Nga akademia drejt ekipit të parë – rruga sapo ka nisur!
Shkruan Buran Musliu Sporti Sot