Fshati Krythë, Ulqin

Fshati Krythë, Ulqin

Share

Faqja Fshati Krythë Ulqin isht celur me nje qëllim te përbashkët, për të informuar gjithë ban

15/08/2026
15/08/2026

🔥🚨 VAZHDON ZJARRI NË KLLEZËN! 🚨🔥

Zjarri vazhdon të jetë aktiv në Kllezën, ndërsa situata mbetet shumë e rëndë.

👨‍🚒🔥 Zjarrfikësit dhe banorët e zonës po bëjnë të pamundurën për ta ndalur përhapjen e zjarrit, veçanërisht në pjesën tek Kisha, ku po punohet me çdo mjet për të mbajtur nën kontroll flakët.

🙏 Një falënderim i madh për të gjithë zjarrfikësit, banorët dhe vullnetarët që po qëndrojnë në terren dhe po luftojnë me zjarrin.

⚠️ U bëjmë thirrje të gjithëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos afrohen në zonat e rrezikuara.

🤲 Lusim Zotin që zjarri të ndalet sa më shpejt dhe të mos ketë dëme në njerëz e prona.

14/08/2026

🚨🔥 VAZHDON ZJARRI NË MALIN E BRISË! 🔥🚨

Zjarri vazhdon të jetë aktiv në Malin e Brisë, duke u përhapur në pjesën e Anës së Malit, në drejtim të Klleznes dhe Katërkollës.

📍 Situata është veçanërisht shqetësuese në afërsi të tunelit në Këlleznës, ku zjarri dhe tymi janë të dukshëm.

⚠️ Apel për të gjithë banorët e Klleznës, Katërkollës, Krythës dhe zonave përreth:
Të jeni shumë të kujdesshëm, të shmangni zonat e rrezikuara dhe të ndiqni udhëzimet e shërbimeve kompetente.

Kush ka mundësi të ndihmojë ekipet e zjarrëfiksave me pije të ftofta, me pije të ndryshme me vitamina, elektrolite, ju lutem të solidarohemi dhe të ju ndihmojmë në këto ditë të vështira!

🙏 Shpresojmë që zjarri të vihet sa më shpejt nën kontroll dhe të mos ketë pasoja për njerëzit, shtëpitë dhe pronat.

📢 Kujdes dhe shpërndajeni njoftimin!

13/08/2026

🔥🚨 GJENDJE E JASHTËZAKONSHME NGA ZJARRI! 🚨🔥

Zjarri që ka shpërthyer në zonën e Gaçit (Mali i Brisë) është përhapur me shpejtësi dhe, sipas pamjeve nga terreni, po afrohet në drejtim të Anës së Malit, duke rrezikuar zonat e Klleznëx̌s dhe Krythës.

🌬️ Era dhe temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e flakëve dhe tymit.

⚠️ Apelojmë tek të gjithë banorët e Klleznës, Krythës dhe zonave përreth që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara dhe të jenë të gatshëm të marrin masat e nevojshme nëse situata përkeqësohet.

🤲🏻 Urojmë që zjarri të vihet sa më shpejt nën kontroll dhe të mos ketë dëme në njerëz e prona.

📢 Ju lutemi, shpërndajeni këtë njoftim që të informohen sa më shumë banorë të Anës së Malit!

01/08/2026
31/07/2026

📢 LAJMËRIM

Rruga kryesore Krythë – Tivar është e mbyllur për qarkullim për shkak të punimeve për asfaltimin e shtresës së dytë të rrugës.

🕌 Lajmërohen të gjithë bashkëvendasit se, për shkak të këtyre punimeve, ditën e Xhuma-s, për të shkuar në xhami, duhet të përdorin rrugën nga rrethrrotullimi dhe të vazhdojnë në këmbë deri në xhami.

Ju lutemi të keni mirëkuptim dhe të tregoni kujdes gjatë kalimit pranë zonës ku po zhvillohen punimet.

Faleminderit për mirëkuptimin! 🤝

Fshati Krythë, Ulqin

26/07/2026

Mirëmëngjesi nga Krytha 🌞

Ka vende që nuk harrohen kurrë, sepse aty janë rrënjët tona, kujtimet më të bukura dhe njerëzit që i duam më shumë. ❤️

Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë banorët e Fshatit Krythë dhe një mirëseardhje plot dashuri për bashkëvendësit tanë që kanë ardhur nga diaspora për t'i kaluar pushimet në vendlindje.

Prania juaj i jep jetë fshatit, mbush oborret me buzëqeshje dhe zemrat me gëzim. Ju urojmë pushime të mbara, shëndet, lumturi dhe sa më shumë momente të bukura me familjet dhe miqtë tuaj.

Mirë se erdhët në shtëpinë tuaj – Krytha gjithmonë ju pret me zemër të hapur! 🏡❤️

07/06/2026

LIGA E ANËS MALIT 2026

GJYSMËFINALE - GJENERATA 2011 / 2012 / 2013

KRYTHA 🆚 BRAJSHA

07.06.2026 | 20:30

Një hap larg finales!
Forca djema!
Forca Krytha 🏆💪🏻❤️

07/06/2026

⚽️ Liga e Anes se Malit 2026 ⚽️

💫 ÇerekFinale - Gjeneratat e rritura 🙌🤩
_______________________
💫 Ekipi jone Krytha & Milla luajti ndeshjen ÇerekFinale kunder ekipit te Brajshes ku humbi me rezultatin 6 - 1. Nje pjese e pare e dominuar nga ekipi jone, por fati nuk ishte me ne!

KRYTHA & MILLA vs BRAJSHA 1 - 6

Golashenuesi per ekipin tone ishin:
Edin Tagani ⚽️
_______________________

💫 GjysmeFinale - Gjenerata 2014/2015/2016 🙌🤩

KRYTHA vs SUKUBINA 0 - 1

💫 Ekipi jone Krytha luajti ndeshjen GjysmeFinale kunder ekipit te Sukubines ku humbi me rezultatin minimal 1 - 0. As ne kete ndeshje fati nuk ishte me ne!

💫 Ju urojme suksese djemave tone ne vazhdimesi!

Ne humbje, ne Barazim, ne Fitore FORCA KRYTHA & MILLA 🏆⚽️❤️





Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Krute?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Krythë Ulqin
Krute
85360