26/08/2026
🗓️ KALENDARI I SEZONIT 2026/27
Tashmë dihet rrugëtimi i sezonit të ri.
Ndeshjet, sfidat dhe emocionet janë gati të nisin. ⚽
Një sezon i ri, një kapitull i ri. ⚪️🔵
3 TITUJ KAMPIONI
5 KUPA TË KOSOVËS
26/08/2026
🗓️ KALENDARI I SEZONIT 2026/27
Tashmë dihet rrugëtimi i sezonit të ri.
Ndeshjet, sfidat dhe emocionet janë gati të nisin. ⚽
Një sezon i ri, një kapitull i ri. ⚪️🔵
24/08/2026
Faleminderit nga zemra, Shefki, Ari, Ylli dhe Xhenis
Në emër të FC Prishtina 01, duam t’ju shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për gjithçka që keni dhënë për klubin.
Shefki Kameri dhe Ari Kaqanolli, pjesë e klubit që nga themelimi, keni qenë pjesë e çdo suksesi të madh të FC Prishtina 01. Së bashku kemi përjetuar fitimin e çdo trofeu të mundshëm, ndërsa kemi shkruar edhe momente të paharrueshme me paraqitjet fantastike në garat evropiane. Kontributi dhe përkushtimi juaj do të mbeten përgjithmonë në historinë e klubit.
Ylli Mazreku, edhe pse iu bashkoua më vonë me klubin, shumë shpejt u bëre pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe ishe pjesë e sukseseve të mëdha që kemi arritur së bashku. Faleminderit për çdo minutë, çdo sakrificë dhe çdo kontribut të dhënë për fanellën tonë.
Xhenis Berjashi, i ardhur në klub në vitin e fundit, tregoi talentin dhe përkushtimin e tij, për çka e falenderojmë për vitin e fundit.
Për Shefkin, Arin, Yllin dhe Xhenisin, nga i gjithë klubi: Faleminderit nga zemra!
Faleminderit që ish*t dhe jeni pjesë e familjes së FC Prishtina 01. Kontributi juaj do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë dhe kujtesës së klubit tonë.
Me respekt dhe mirënjohje,
FC Prishtina 01
24/07/2026
𝐅𝐞𝐫𝐢𝐝 𝐀𝐠𝐮𝐬𝐡𝐢 𝐫𝐢𝐤𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐫𝐲𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐅𝐂 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚 𝟎𝟏
FC Prishtina 01 ka rikthyer në krye të skuadrës trajnerin Ferid Agushi, duke nisur një kapitull të ri me teknikun që ka qenë një nga figurat më të suksesshme në historinë e klubit.
Agushi rikthehet pas një periudhe, ndërsa më herët kishte drejtuar ekipin për më shumë se dy vite, gjatë së cilës FC Prishtina 01 fitoi dy tituj të kampionit të Kosovës, dy Kupa të Kosovës dhe përfaqësoi me sukses klubin në ndeshjet ndërkombëtare të Ligës së Kampionëve.
Klubi beson se përvoja, profesionalizmi dhe mentaliteti fitues i Ferid Agush*t do të jenë një vlerë e madhe për objektivat e sezonit të ri.
Me rikthimin e tij në stol, FC Prishtina 01 synon të vazhdojë rrugën e sukseseve dhe të luftojë sërish për trofetë në futsallin kosovar.
Welcom back, coach 👊
10/06/2026
Urime FC Drenicës për titullin kampion
Në emër të FC Prishtina 01 dhe presidentit të klubit, Bledion Bryma, u shprehim urimet më të sinqerta FC Drenicës për fitimin e titullit të kampionit të Kosovës në futsall për edicionin 2025/26.
Urojmë drejtuesit e klubit, stafin teknik, lojtarët dhe tifozët e FC Drenicës për sukseset gjatë gjithë sezonit.
FC Drenicës i urojmë po ashtu suksese të mëtejshme në garat nderkombetare në përfaqësimin e futsallit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Me respekt,
FC Prishtina 01
Presidenti, Bledion Bryma
09/06/2026
Përfundon rrugëtimi ynë në finale
FC Prishtina 01 ka pësuar humbje ndaj FC Drenicës edhe në finalen e dytë të Superligës së Kosovës, kësaj radhe me rezultat 7-4.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 4-1 në favor të mysafirëve, të cilët treguan efikasitet të lartë dhe shfrytëzuan rastet e krijuara.
Skuadra jonë reagoi në pjesën e dytë, duke hyrë në fushë me më shumë energji dhe vendosmëri. FC Prishtina 01 krijoi raste dhe u përpoq të rikthehej në ndeshje, por nuk arriti të përmbysë disavantazhin e krijuar në pjesën e parë.
Pavarësisht rezultatit final, lojtarët tanë luftuan deri në fund dhe përfaqësuan me dinjitet fanellën e klubit.
Kjo skuadër e FC Prishtina 01 mbetet historike, me 7 trofe të fituar: 3 tituj kampioni dhe 4 Kupa të Kosovës. Histori është shkruar edhe në garat evropiane, ku klubi ka përfaqësuar me dinjitet futsallin kosovar.
Krenarë me këtë ekip që frymon shqip, nga i pari tek i fundit. Një grup lojtarësh, trajnerësh dhe drejtuesish që kanë ndërtuar një identitet të fortë, të bazuar në punë, karakter dhe përkushtim.
Përtej trofeve, kjo skuadër ka krijuar një kulturë fituese dhe ka vendosur standarde të larta për futsallin në Kosovë.
Falënderim për secilin që është pjesë e këtij rrugëtimi: lojtarët që kanë luftuar në çdo ndeshje, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët që kanë qëndruar pranë klubit në çdo moment.
FC Prishtina 01 mbetet simbol i ambicies, krenarisë dhe vazhdimësisë së suksesit.
FC Prishtina 01 do të vazhdojë të punojë me përkushtim për t’u rikthyer edhe më e fortë në sezonin e ardhshëm.
Klubi ynë uron FC Drenicën për titullin e parë të kampionit.
09/06/2026
Warm Up🤍💪🏼
⚪️🔵
09/06/2026
🔵𝗠𝗔𝗧𝗖𝗛𝗗𝗔𝗬
📍Pallati i Rinisë dhe Sporteve - Prishtinë
⏰20:00
🎫Hyrja : 3€
𝗙𝗖 𝗣𝗥𝗜𝗦𝗛𝗧𝗜𝗡𝗔 𝟬𝟭🤍💙
07/06/2026
𝗣𝗟𝗔𝗬 𝗢𝗙𝗙 • 𝗙𝗜𝗡𝗔𝗟𝗘 • 𝗡𝗗𝗘𝗦𝗛𝗝𝗔 𝗘 𝗗𝗬𝗧𝗘
FC Prishtina 01 🆚 Drenica Futsal
📅 E martë 9 Qershor
⏰20:00
📍Pallati i Rinisë dhe Sporteve - Prishtinë
🤍💙
06/06/2026
✊🏼Till the end…
FC PRISHTINA 01🤍💙
05/06/2026
Finalja e parë mbyllet pas vazhdimeve, gjithçka mbetet e hapur
FC Prishtina 01 u mposht nga FC Drenica me rezultat 9-7 pas vazhdimeve në finalen e parë të Superligës së Kosovës, të zhvilluar në Skenderaj.
Skuadra jonë zhvilloi një paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë, duke e mbyllur atë me epërsi 4-3. Dy gola i realizoi Fitim Krasniqi, ndërsa nga një herë shënuan Halim Selmanaj dhe Arif Limani.
Në pjesën e dytë, Drenica arriti të përmbysë rezultatin dhe të krijojë epërsi 6-4.
Megjithatë, kampionët nuk u dorëzuan. Me aktivizimin e lojës me pesë futbollistë, FC Prishtina 01 arriti të rikthehej në ndeshje dhe të barazonte shifrat në 6-6 falë golave të Ylli Mazrekut dhe Shefki Kamerit.
Në vazhdime, kur gjithçka po shkonte drejt penalltive, një gol i Drenicës ndryshoi rrjedhën e takimit. Gjatë aksionit paraprak, njëri nga lojtarët e Drenicës pati një prekje të dukshme me dorë, por gjyqtarët vendosën ta pranonin golin edhe pas konsultimeve.
Deri në fund, Drenica shfrytëzoi momentin dhe fitoi ndeshjen me rezultat 9-7.
Golin e vetëm të FC Prishtina 01 në vazhdime e realizoi Halim Selmanaj.
Pavarësisht rezultatit, skuadra tregoi karakter, cilësi dhe shpirt gare, duke lënë gjithçka të hapur për finalen e dytë.
Të martën në Prishtinë, FC Prishtina 01 do të kërkojë fitoren për ta barazuar serinë finale dhe për ta çuar luftën për titull në ndeshjen vendimtare.