LFC - Analiza Profesionale

LFC - Analiza Profesionale

Share

Në faqe do gjeni analiza profesionale, lajme dhe postime unike.

31/08/2026

Sistemet e lojes qe praktikon Iraola, nuk karakterizohen me mbrojtje të forta, dmth në sistemet e tyre nuk ka mbrojtës të çelikt sic duam ne. Mbrojtësi ideal i këtyre sistemeve duhet të bëjë presion që sulmuesi që markon të mos lejohet edhe të pranoj top, por nëse pranon, të ia rrëmbej. Prandaj sikur në kohën e Klopp, me Slot por edhe tani me Iraola, detyra e tyre primare është presioni.

Sic deklaroi edhe MAC tani jemi duke mësuar në rolin e ri, ku mesfusha shkon përpara për të bërë presion sëbashku me sulmuesit, duke synuar që të mos i lejojnë të pranojnë dhe posedojnë top.

Ky lloj sistemi është ideal nëse realizohet me sukses, por nëse dështon në realizim, di me pranu gola të shumtë.

Këto lloj sisteme loje, bëjnë presion si skuadër, ku vija e mbrojtjes qendron në mes të fushës për ti bërë presion sulmuesve kundërshtar, mesfusha i afrohet per ti bërë presion homologëve të mesfushë dhe sulmuesit i bëjnë presion mbrojtësve, kështu synohet që me një farë mënyrë ti pushtohet oborri ekipit kundërshtar. Kështu Parisi po bënë kerrdi dy sezonet e fundit dhe të njejtën gjë po synon edhe Liverpooli.

31/08/2026

Nje pamje e pare se si do mund te duket treshja sulmuese qysh ne ndeshjen e ardhshme.

31/08/2026

Do jetë interesant të shikohet si do lidhen kjo dyshe. Kjo skuadër e Liverpoolit ka potencial të jashtëzakonshëm, bile për ta dominuar evropën tashmë, vetëm se ndodh një komponim si grup.

Photos from LFC - Analiza Profesionale's post 31/08/2026

Liverpooli atë që po e vuan këto dy sezone në lidhje me cmimet e fryra, dëshiron ta evitoj në vitet e ardhshme. Dmth nëse nuk e blen një të ri sot 30 mil, sezonin e ardhshëm do detyrohet ta blej me 130 mil.
Dhe kjo është strategjia më e mirë për ta luftuar këtë kaos me cmime të larta.

Nuk jan transfere këto për të tashmen, kështu që mos i ngatërroni gjërat.

31/08/2026

“Mendoj që trajneri po don prej neve me avansu përpara, me shty presionin goxha nalt, edhe ka pasë disa keqkuptime. Kjo është normale kur sapo nis me punu e me lujt në një mënyrë tjetër. Por neve na duhen rezultatet. Na duhen rezultatet, sepse ky është Liverpooli dhe nëse don me luftu për titull, duhet me nisë me fitu.

Kështu që jemi pozitivë, sepse po i shohim disa gjëra që po i bëjmë mirë. Po shkojmë në drejtimin e duhur sa i përket gjërave që trajneri po kërkon prej neve, por për momentin nuk është mjaft.”

— 🗣️ Alexis Mac Allister

31/08/2026

Ai pronari i C.Palaces po e dëshmon se e ka personale me Liverpoolin, njejtë po vepron me Sarr si dikur me Guehi.
Ndërsa me Cityn disa muaj me vonë e kreu punën për 24 orë, kjo tregon se disa gjëra shkojnë me inati.

30/08/2026

Liverpooli ka hapur negociatat aktive aktualisht per Sarr, Minteh dhe Rayan. Me secilin qe behet, lejohet Gakpo te largohet, por jo pa e siguruar njerin prej tyre.

30/08/2026

Personalisht mendoj se nëse në treg nuk ka një DM të klasit, më mirë ti jepet rasti Nyonit se sa me ble një Wataru Endo tjetër, ku do qendroj në bankën rezervë me shpresë se mos lëndohet ndonjë CB, sepse për DM nuk është opsion më.
Njejtë është edhe me RW, më mirë një Koumas apo Rio se sa një blerje si Chiesa, që poashtu na ka mbetur si barrë në skuadër.

Nyoni këtë sezonë është shumë i mirë dhe mund të bëhet shumë më i mirë. Dje me tu futur në lojë, tregoi për 11 min më shumë se sa MAC.

30/08/2026

Aktualisht nëse shikon tregun me listën e top 20 sulmuesve të krahut të djathtë, pothuajse asnjëri nuk është në sh*tje, por edhe ata që janë në dispozicion, asnjëri nuk është i ndonjë standarti ku me dit sa, por edhe cmimet i kanë xeher.
Madje edhe prej të talentëve të rinjë në top 20 nuk ka të hajrit që kishe me thënë ky bënë. Prandaj Liverpooli do ta ketë problem me ble një lojtarë të mirë në këtë pozicion. Kështu që shumë lehtë mund të përfundojmë me Ismaila Sarr të C.Palaces ose ose me Chiesan.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Liverpool?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Anfield Road
Liverpool