30/08/2026
•C—P—R•
Faqja më e mirë/sakt rreth Chelseat në trojet Shqiptare.
30/08/2026
•C—P—R•
30/08/2026
Marrëveshja për Camarën është shumë pranë finalizimit, kanë mbetur vetëm detajet e fundit!
Shuma e transferimit është afër 45 milionë euro, përfshirë bonuset.
30/08/2026
EKSKLUZIVE: Është arritur një marrëveshje në parim mes AS Monaco dhe Chelsea, mbi bazën e një transferimi me vlerë 45 milionë euro, përfshirë bonuset.
Camara është shumë pranë transferimit te Chelsea, ndërsa mbeten vetëm disa detaje për t’u finalizuar.
30/08/2026
Forma e tyre individuale në dy ndeshjet e fundit flet vetë:
João Pedro: 2 gola dhe 2 asistime (kontribut i drejtpërdrejtë në të dyja përballjet).
Cole Palmer: 2 gola dhe 1 asistim, duke vazhduar të mbetet truri i çdo aksioni sulmues.
Morgan Rogers: 1 gol dhe 1 asistim, duke iu përshtatur menjëherë ritmit dhe duke shtuar fuqi fizike e kreativitet.
Me 9 kontribute goli në vetëm dy ndeshje nga një linjë e re sulmuese, kimitë që po shfaqin është një sinjal i qartë për të gjithë rivalët e Premier League këtë sezon!
30/08/2026
Fansat e Chelseas janë vërtet të mrekullueshëm, pas vetëm 3 ndeshjeve të Xabi Alonso ata kanë filluar ta tregojnë dashurinë për të ❤️
30/08/2026
Kur bëhet fjalë për lojën pa top dhe aspektin defensiv, mendoj se ka një ndryshim të madh mes problemeve që kishim më parë dhe atyre “të reja”.
Në të kaluarën, kemi pasur më shumë vështirësi kur përpiqeshim të qëndronim në një bllok më pasiv dhe ta menaxhonim ndeshjen nga një strukturë defensive pa top. Aty ku dukeshim më mirë ishte kur mbanim sa më shumë topin për të kompensuar këto probleme, shtynim presingun shumë lart dhe larg portës sonë dhe mbroheshim duke kontrolluar topin.
Shenjat dhe idetë e para të Xabi-t tashmë na kanë përmirësuar në menaxhimin e ndeshjes pa top (OOP) dhe në kontrollin e saj gjatë fazave të organizuara defensive. Edhe afrimet e reja kanë ndihmuar. Por në këto ndeshje nuk kemi pasur të njëjtin kontroll me topin për arsye të ndryshme – golat e hershëm dhe mënyra si u zhvillua ndeshja, lojtarët në dispozicion, kushtet që iu krijuan sulmuesve etj.
Kjo natyrshëm i lejon kundërshtarët të futen gradualisht në lojë, të marrin kontrollin dhe të kenë shumë hyrje në të tretën e fundit të fushës, si dhe shumë t**a të futur në zonë, duke krijuar kaos.
Jo vetëm kaq, por në këto dy ndeshjet e fundit të Premier League, ku synimi kryesor ka qenë të qëndrojmë kompakt dhe të dalim në kundërsulm, humbjet e topit dhe tranzicionet e dështuara, ndërsa fillojmë të hapemi nga një strukturë kompakte në një gjendje më të hapur, përfundojnë duke krijuar tranzicione në favor të kundërshtarit.
30/08/2026
Pep Chavarría ishte lojtari më i shpejtë në ndeshjen Chelsea–Brighton. Ai regjistroi shpejtësinë maksimale prej 32.5 km/h!
💨 RAPID. ⚡️🔵
30/08/2026
Emiliano Martínez: “Kam ardhur te Chelsea për të fituar Premier League-n!”
30/08/2026
Xabi Alonso për të ardhmen e Pedro Netos:
“Në futboll, nuk garantoj asgjë. Jam shumë i lumtur me Pedron. Ai luajti me shumë energji. Ai do të jetë shumë i rëndësishëm këtë sezon.”
Mesazhi i Alonsos është i qartë: edhe pse nuk garanton që Neto do të qëndrojë, trajneri i Chelseat e sheh portugezin si një lojtar shumë të rëndësishëm për sezonin e ri.