26/08/2026
Bëhu pjesë e KF BESA – Anëtarësimi Vjetor
KF BESA Bujanoc hap thirrjen për anëtarësim vjetor në klub! ⚽️💚
Kjo thirrje i drejtohet të gjithëve që e duan dhe e mbështesin klubin tonë: prindërve të fëmijëve tanë futbollist, banorëve të qytetit me rrethinë, tifozëve, ish-lojtarëve dhe
të gjithë dashamirëve të klubit tonë të zemrës!
KF BESA është ndër klubet e rralla që ka zgjedhur të funksionojë me shkollë futbolli pa pagesë për fëmijët, duke u mundësuar atyre të stërviten dhe të zhvillohen pa barrë financiare për familjet.
Por që kjo punë të vazhdojë dhe të rritet, klubi ka nevojë për mbështetjen e komunitetit. Kontributi juaj është një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e fëmijëve tanë – për pajisjet sportive, ushtrimet, transportin, garat dhe nevojat e tjera të klubit.
Çdo anëtar i klubit do të pajiset me kartelë anëtarësie, si dëshmi e mbështetjes dhe përkatësisë së tij në familjen e madhe të KF BESËS.
📞 Për çdo informacion rreth anëtarësimit, mund të kontaktoni drejtuesit e KF BESËS dhe trajnerët e klubit.
+381637275985
+381631819099
+381638837728
Bëhu pjesë e KF BESËS, mbështetë klubin, mbështetë fëmijët.
Besa Besë!
Ps. Fotografia kartelë, është shembull "foto ilustrim" se si do duken kartelat e anëtarësimit.
25/08/2026
Një ëndërr që po bëhet realitet! ❤️
Fëmijët shqiptarë të qytetit të Bujanocit, brez pas brezi, kanë pasur ëndrrën të kenë një fushë të tyren, ku do të mund të luajnë, të stërviten dhe të ndjekin ëndrrën për t’u bërë futbollistë. ⚽️
Për shumë vite, ata nuk e patën fatin që kishin bashkëmoshatarët e tyre në vendet përreth. Sot, kjo ëndërr po merr formë dhe po shndërrohet në një mundësi të vërtetë për qindra fëmijë e të rinj të qytetit tonë.
🤝Faleminderit nga zemra Federatës Shqiptare të Futbollit dhe z. Armando Duka, për këtë iniciativë dhe për përkushtimin ndaj fëmijëve tanë.
🤝 Faleminderit Komunës së Bujanocit dhe të gjithë donatorëve dhe njerëzve vullnetmirë që duan ta jetësjojnë këtë ëndërr dhe të investojnë në të ardhmen e fëmijëve tanë.
Falënderim i veçantë për të gjithë ata që po bëhen pjesë e kësaj historie.
Sot po ndërtojmë një fushë. Nesër, në të mund të rriten kampionët e rinj të Bujanocit!
⚽️ Jepu jetë ëndrrave të fëmijëve në Luginën e Preshevës! ❤️
🤝 Bëhu pjesë e një projekti me rëndësi të veçantë sociale!
🏟️ Dy fusha, një në Preshevë dhe një në Bujanoc, më shumë mundësi dhe kushte dinjitoze për brezin e ri. 👦👧⚽️
💙 FSHF fton bizneset, kompanitë dhe donatorët që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë nismë të bëhen pjesë e projektit dhe të investojnë në të ardhmen e qindra fëmijëve e të rinjve. 🌱
📩 Për të kontribuar dhe për më shumë informacion: [email protected]
18/08/2026
BESA po rikthehet në fushë!
KF BESA Bujanoc njofton të gjithë prindërit dhe fëmijët se shumë shpejt fillojnë ushtrimet e rregullta të Akademisë së Moshave të klubit tonë!
REGJISTRIMI I FËMIJËVE ËSHTË I HAPUR!Moshat: 6 deri në 14 vjeç
Fëmijët do të kenë mundësinë të stërviten rregullisht me trajnerët tanë, në një ambient sportiv ku fokusi do të jetë zhvillimi i tyre, disiplina, shoqërimi dhe mbi të gjitha dashuria për futbollin.
Nëse fëmija juaj e do futbollin, kjo është koha që t’i bashkohet BESA-s! Akademisë së moshave, trajnime të rregullta me trajnerë dhe punë e organizuar, zhvillim i talenteve të reja,
sport, shoqëri dhe disiplinë
Prindër, mos e lini pas dore talentin dhe dëshirën e fëmijës tuaj për futboll! Bashkohuni me BESA-n!
Ndërkohë, shumë shpejt fillojnë edhe përgatitjet e ekipit të parë për sezonin 2026/27, me synime dhe ambicie të reja! 💪⚽📢
Besa është amanet!
Besa Besë deri në fund!
02/08/2026
Photo of the day! 😍⚽
Besa - Besë!
31/07/2026
THIRRJE PËR TË GJITHË FAMILJEN E KF BESA BUJANOC! ⚽💚
Ftojmë të gjithë futbollistët e KF Besa Bujanoc – nga gjeneratat më të reja, ekipet e moshave, ekipi i parë, e deri te veteranët – të bëhen pjesë e organizimit tashmë tradicional të Asociacionit Qytetar Bujanoci në Zvicër.
Nesër, e shtune Ora 16:30, shkolla fillore Naim Frashëri në Bujanoc!
Gjatë aktivitetit do të zhvillohen ndeshje futbolli për të gjitha gjeneratat. Po ashtu, do të organizohen edhe ndeshje me fëmijët e mërgimtarëve tanë, duke vazhduar traditën e bukur të vitit të kaluar, me qëllim që ata të njihen, të shoqërohen dhe të krijojnë miqësi me bashkëmoshatarët e tyre nga Bujanoci.
Le të tregojmë si gjithmonë, frymën e bashkimit, respektit dhe dashurisë për klubin tonë.
Ju presim të gjithëve pa përjashtim!
KF Besa është gjithmonë më e fortë kur jemi bashkë!
Besa - Besë ⚽💚
26/07/2026
Njoftim dhe ftesë për të gjithë!
Asociacioni Qytetar Bujanoci, edhe këtë vit, vazhdon traditën e organizimit të aktivitetit kushtuar mirëseardhjes dhe argëtimit të fëmijëve e të rinjve nga mërgata e Bujanocit, së bashku me fëmijët dhe sportistët e rinj të qytetit tonë.
Ky aktivitet synon të forcojë miqësinë, bashkëpunimin dhe frymën sportive mes të rinjve tanë, duke krijuar kujtime të bukura gjatë ditëve të verës.
🔹 Ftojmë të gjithë futbollistët e rinj të KF Besa, nga të gjitha gjeneratat, që të jenë pjesë e këtij organizimi. (Të kontaktojnë trajnerët e Besës)
🔹 Njëkohësisht, ftojmë edhe vullnetarët që të na bashkohen në përgatitjen e terrenit sportiv, pastrimin dhe rregullimin e hapësirës, në mënyrë që gjithçka të jetë gati për aktivitetin e 1 gushtit.
Me angazhimin dhe bashkëpunimin e secilit, do ta bëjmë këtë aktivitet tash më tradicional, edhe më të suksesshëm dhe më të bukur për fëmijët dhe të rinjtë tanë.
Ju mirëpresim të gjithëve!
Të ndërtojmë një komunitet më të fortë, më aktiv dhe më të bashkuar!
Besa - besë ⚽🤝
📣 BUJANOC, A JENI GATI?
Në kuadër të projektit veror “Youth Meet Up”, Asociacioni Qytetar “Bujanoci” – Zvicër organizon një Ditë Sportive, që do të bashkojë bashkatdhetarët nga diaspora dhe qytetarët e Bujanocit në një atmosferë sportive, festive dhe miqësore.
📍 Vendndodhja: Oborri i Shkollës Fillore “Naim Frashëri” – Bujanoc
📅 Data: E shtunë, 1 gusht 2026
⏰ Ora: 16:30 – 21:30
Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar klubet sportive të qytetit tonë:
• KF Besa
• KB Elita
• KK Besa
• KV Flaka
• Lugina Bike
• …dhe shumë të tjerë.
Ftojmë të gjithë qytetarët e Bujanocit, pa dallim moshe apo gjinie, të bëhen pjesë e kësaj dite të veçantë. Le të krijojmë së bashku një atmosferë të bukur, duke promovuar sportin, bashkëpunimin dhe dashurinë për vendlindjen.
Nëse je Bujanocali, mos mungo! Të presim më 1 gusht në Bujanoc.
Asociacioni Qytetar “Bujanoci” – Zvicër
04/05/2026
Qyteti i Bujanocit po përgatitet të përjetojë një nga momentet më madhështore në historinë e tij sportive.
FC BESA 1983 ka përmbyllur një rrugëtim legjendar duke u shpallur kampion i padiskutueshëm, një sukses që vjen si rezultat i një sezoni të përsosur ku talenti, puna e palodhur dhe disiplina u bënë një.
Ky triumf është i jashtzakonshëm, pasi ekipi ynë i zemrës arriti majat duke mos njohur asnjë humbje dhe asnjë barazim, duke e shndërruar çdo ndeshje në një dëshmi të dominimit absolut në fushën e blertë.
Trashëgimia e nisur që nga viti 1983 sot po shkruhet me gërma të arta nga një brez lojtarësh që luajtën me zemër për ngjyrat e klubit dhe krenarinë e qytetit tonë. Për të nderuar këtë rekord historik, ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e ceremonisë festive dhe ndeshjes që do të zhvillohet këtë të martë në orën 18:30 në Sallën e Sportit Rinia në Bujanoc.
Le të bashkohemi për të duartrokitur kampionët tanë të pathyeshëm dhe për të festuar së bashku një arritje që do të mbetet gjatë në memorien e çdo sportdashësi.
Prania juaj në këtë festë të madhe është nderi më i madh për djemtë që nuk u thyen kurrë, duke treguar se me besë dhe unitet asnjë majë nuk është e paarritshme.
Bujanoci feston, FC BESA 1983 shkëlqen si kampioni i përjetshëm i këtij sezoni perfekt.
19/04/2026
Sot gjatë stërvitjes me moshat e reja patëm kënaqësinë dhe nderin të mirëpresim në klubin tonë KF Besa, legjendën e klubit tonë Nehat Musliju
Prania e tij na nderoi dhe ishte një motiv i jashtëzakonshëm për fëmijët tanë, gjithashtu dhe një kujtesë e vlerave që e kanë ndërtuar këtë klub.
E falënderojmë përzemërsisht Nehatin për vizitën dhe për kontributin e vazhdueshëm që jep për KF Besën.
Krenarë për të kaluarën, të përkushtuar për të ardhmen, Besa Besë deri në fund! 💚
23/03/2026
Fitoreeeeee 🔥
FC Besa - KMF Lindoret 3 : 1
15 ndeshje, 15 FITORE! 💪🖤💚
Kjo nuk është më rastësi, kjo është DOMINIM!
Në një derbi të zjarrtë dhe me një kundërshtar të fortë, djemtë tanë treguan çka do të thotë me qenë BURRA në fushë – karakter, luftë dhe zemër deri në sekondën e fundit! ⚔️
Nga ndeshja në ndeshje, më të fortë, më të bashkuar dhe gjitnjë të uritur deri në qëllim! 🏆
Faleminderit tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme në çdo ndeshje! 🙌
Besa Besë deri në fund! 💚