Hiking Bujanovci

Hiking Bujanovci

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Hiking Bujanovci, Sports Club, Petra Drapsina 02, Bujanovc.

Disa të mira të Hikingut:
Do të jeni më të shëndetshëm ! ��
I bëni mirë trupit dhe mendjes ! ��
Do të bëni shoqëri të re ! ���
Do të përjetoni eksperienca të bukura! ��

Photos from Hiking Bujanovci's post 15/01/2024

Eksplorimi i qafës së Zllipotokut në Brod të Sharrit dje ishte një nga aventurat më të mahnitshme që kemi përjetuar. Dielli ndriçoi rrugën tonë, ndërsa bora e bëri peisazhin akoma më magjepsës. Aventurat natyrore na japin emocione të paharrueshme! 🏔️❄️🌲

Photos from Hiking Bujanovci's post 31/12/2023

Në ditën e fundit të 2023,u ngjitëm në 🏔️ Besna Kobila 1923lmd 🌲🏔️☀️

Photos from Hiking Bujanovci's post 29/04/2023

Liqenati 🌳❄️🌲🐾
Ndersa ecen nepermjet lumenjve te kristalta dhe pyjeve te dendura, mund te ndjehesh ne harmoni me mjedisin dhe te relaksohesh ne mes te qiellit te kaltër dhe ajrit te pastër,ku tjetër veçse në Rugovë në Bjeshkët e Nemuna .🌤️🏔️

Kjo ishte një eksperiencë e paharrueshme,bëhu pjesë e aventurave te tilla në ecjet e radhes . 🧗‍♀️🥾🌞

©️ HIKING BUJANOVCI 🌲

Photos from Hiking Bujanovci's post 20/03/2023

E falënderojmë kompaninë e pastrimit ,,PAQLLAISU’’ që na bëri dhuratë gota dhe shishe që do t’i përdorim nëpër ecjet e ardhshme,të bëra enkas me logon tonë për klubin tonë.

Kompania ,,PAQLLAISU’’ është një kompani që ju ofron:
Produkte të pastrimit
Produkte për gastronomi
Produkte nga plastika,e shumë çka tjetër.

Falemnderit paqllaisu

Photos from Hiking Bujanovci's post 02/02/2023

Ecje dimërore nëpër malet e Vardenikut ❄️🏔️

Tereni i mbuluar tërësisht me borë,moti fantastik me diell,motivi për ecjen nëpër male,janë këto nga shumë arsye që na bënë neve t’a kalojmë një ditë të veçantë dhe me shumë pamje tē bukura.

©️Hiking Bujanovci 🏔️🥾❄️

Photos from Hiking Bujanovci's post 31/12/2022

2022 Një vit i mbushur me avantura,me shumë ngjitje nëpër Majat e Shqipërisë🇦🇱,Kosovës🇽🇰,Maqedonisë së Veriut🇲🇰 dhe Serbisë🇷🇸.
Shumë njerëz morën guximin dhe na u bashkuan në sfidat tona,me shumë kënaqësi dhe vështirësi ia dolëm bashkarisht.
Si përfundim ne përfituam shumë shokë,shumë rrugë dhe histori mësuam por më e rëndësishmja shumë SHËNDET fituam .
Viti 2023 na pret me shumë sfida për Majat që do të tentojmë ti ngjisim,andaj mos hezitoni të bashkoheni me ne,të bëni një jetë më të shëndetshme,më të lumtur,me më shumë shokë dhe me plot avantura.

Shihemi në 2023 💚

Photos from Hiking Bujanovci's post 26/09/2022

Pushtuam edhe një Maje! 🏔️
Pushtuam Lubotenin 2498mld 🇽🇰

Të Dielën 25.09.2022 tre antarët tanë morën rrugën për ngjitjen në majën e Lubotenit,një maje që për shumë bjeshkatarë konsiderohet si ngjitja më e vështirë në Majat e Kosovës.
Ngjitjen e filluan nga Hotel Bulica/Strazhë në një teren mesatarë të lehtë deri te vendi i quajtur Stanet e Lubotenit,ku nga aty vetëm se filloi tereni të veshtirësohet,fillimisht që ishtë një tokë e butë e që pastaj sa më lartë ngjiteshin,tereni bëhej totalisht shkëmborë.
Pas disa orësh ngjitje,arritën në Majen e Lubotenit,një maje që te ofronte një pamje fantastike,pamje të natyrës së mrekullueshme të Sharrit,por edhe të qyteteve të shumta si: Prishtinën,Shkupin,Ferizajin,Gjilanin,Kamenicën,Kaçanikun.

Maja e Lubotenit është maje e maleve të Sharrit, që ndodhet në pjesën perëndimore të Kacanikut dhe është 2498 metra i lartë.
Luboteni konsiderohet si maja më e bukur e maleve të Sharrit dhe ofron peisazhe mahnitëse për ata që shkojnë për ta vizituar. Numri i vizitorëve të kësaj maje është i lartë, dhe frekuentohet më së shumti kryesisht nga alpinistët, të cilët zgjedhin pikërisht këtë majë për ti ngjitur bukuritë dhe pamjet e mrekullueshme që i ofron ky vend.

🚶‍♂️Kilometra : 18,4km
⏰Kohëzgjatja: 10orë

Në vazhdim po ju lëmë në shoqëri të pamjeve mahnitëse të Lubotenit të Sharrit!

©️HIKING BUJANOVCI 🥾🏔️🧗‍♀️

07/09/2022

Mali i Korabit 2764mld - zemra e maleve Shqiptare 🇦🇱🏔

Bëhu pjesë e Hiking Bujanovci,përjeto gjëra të mrekullueshme, eksploro dhe ngjiti Malet më të larta 🏔🥾.

© Copyright HIKING BUJANOVCI 🏔🧗‍♀️🎥

Photos from Hiking Bujanovci's post 06/09/2022

-Në KORAB, në kreshtën që puthet me qiellin - 🏔🇦🇱

Maja e Korabit ka lartësinë 2764mld,është maja më e lartë në të gjitha trojet shqiptare dhe njëherit Maja e 4 më e lartë në Ballkan!

Në Majën e Korabit shkruante :
,,NGJITJA PËR NËMAJË ËSHTË OPCIONALE
ZBRITJA ËSHTË E DETYRUESHME.”

Thuhet se çdo shqiptarë e ka ëndërr që një herë në jetë të ngjitet në Majën e Korabit, dhe këtë Majë e pushtuan edhe djemtë tanë.

Durimi,Rilindi,Sedati,Shefiku së bashku me ShB Maja, nisjen e pushtimit të Majës së Korabit e bënë nga fshati Radomirë( Dibër,SHQIPËRI) dhe për rreth 6orë arriten në Majë në një lartësi 2764mld që për të 4antarë tanë dhe për Klubin tonë është një thyerje e një rekordi të ngjitjes së Majave të larta.

Vend i pasur me bukuri të rralla natyrore, me gurë, shkëmbinj dhe kullota,gjatë gjithë ecjes na ofronte pamje fantastike,dhe të pa përshkrueshme.

Korabi është një Mal i vendosur në trekëndëshin kufitar Shqipëri,Maqedoni e Veriut dhe Kosovë.

Në vazhdim po ju lëmë në shoqëri të pamjeve të ngjitjes tonë në Majën e Korabit.

📈Disnivel: 1500m
🚶‍♂️Kilometra: 22km
⏰Kohëzgjatja: 10orë

Bëhu pjesë e Hiking Bujanovcit dhe përjeto gjëra të paharrueshme.

© HIKING BUJANOVCI

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Bujanovc?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Petra Drapsina 02
Bujanovc
17520