26/08/2026
HISTORI QË VAZHDON TË SHKRUHET! 🏀🔥
Suksesi nuk është rastësi, është traditë që po ndërtohet ditë pas dite në parketin e KB Elita. Për të dytin vit me radhë, emri i klubit tonë lartësohet aty ku rrah zemra e basketbollit kosovar — në Përfaqësuesen e Kosovës U14!
Rrugën e hapi me dinjitet Nejira Zeqiri, ndërsa sot historinë po e vazhdon Enara Adili!
Edhe pse një vit më e re në mosh, për talentin e madh dhe punën e saj të palodhshme nuk ka barrierë. Enara ra menjëherë në sy të përzgjedhësve, duke dëshmuar se kur luhet me zemër, mosha është thjesht një numër.
Kjo nuk është vetëm një ftesë — është prova se puna, disciplina dhe djersa e derdhur në stërvitje shpërblehen gjithmonë.
Proud of you, Enara! ✨
Puna vazhdon! 💪
03/08/2026
Një javë e re, me një lajm fantastik për klubin tonë! 🏀✨
Me krenari të madhe ju njoftojmë se basketbollistja jonë Enara Adili është përzgjedhur për të qenë pjesë e Kampit Nacional 2026, që do të mbahet në gusht në Kolegjin Loyola në Prizren, në kuadër të Projektit për Identifikimin e Talenteve të FBK-së.
Ajo që e bën këtë sukses edhe më të veçantë është fakti se Enara është e lindur në vitin 2014, ndërsa kampi është për grupmoshën U13 (2013). Pra, si një vajzë një vit më e re, ajo ka arritur të bindë trajnerët me talentin, punën dhe potencialin e saj të madh.
Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Enarën dhe një motivim i madh për të gjithë fëmijët e klubit tonë që punojnë çdo ditë me përkushtim.
Jeton Adili
30/07/2026
KRENAR ME PUNËN TONA, KRENAR ME VAJZAT TONA!
Kur punon si elitë, rezultatet flasin vetë! Dy vajza nga klubi jonë KB Elita janë përzgjedhur në listën finale të FBK-së për Kampin Nacional U13!
Kjo është dëshmia më e mirë e rrugës që kemi zgjedhur: zhvillim, disiplinë dhe pasion për basketbollin.
Suksese super vajzave në testimet finale më 1 & 2 Gusht në Prishtinë! Ne jemi pas jush! 🙌✨
ALEA RAMADANI 2013
ENARA ADILI 2014
05/07/2026
Sot ishte dita e buzëqeshjeve dhe motivimit në Tërrnoc. Mal Tusuni zbriti në fushë me më të vegjlit tanë, duke ndarë me ta dhurata, këshilla dhe shumë dashuri për lojën.
23/05/2026
🏀 Histori në Vranjë: KB Elita në mesin e 1540 fëmijëve! 🌟
Një ngjarje madhështore dhe një eksperiencë e jashtëzakonshme për talentet tona të reja! KB Elita mori pjesë në edicionin e 7-të të festivalit të minibasketbollit “Srećno detinjstvo” në Vranjë – një festë e vërtetë e sportit që mblodhi plot 1540 fëmijë, 32 klube dhe 113 ekipe nga 3 shtete të ndryshme!
Në këtë super-organizim me 107 ndeshje të zhvilluara në 10 terene të ndryshme, klubi ynë kishte një rëndësi të veçantë:
KB Elita ishte i vetmi klub shqiptar nga Bujanoci dhe mbarë rajoni që përfaqësoi rininë tonë në këtë ngjarje kaq gjigante
Krenarë me lojën, energjinë dhe sjelljen e fëmijëve tanë që treguan se e ardhmja e basketbollit është e sigurt. Faleminderit organizatorëve për mikpritjen dhe prindërve për mbështetjen e pandalshme!
Vazhdojmë përpara drejt sfidave dhe sukseseve të radhës! 💪🔥