27/06/2026
Një mbrëmje falënderimi dhe mirënjohjeje për FC Dardania Basel
Mbrëmë u organizua një darkë përshëndetëse nga Kryesia e FC Dardania Basel, e cila shënoi përfundimin e një kapitulli të rëndësishëm për klubin.
Pas shumë vitesh pune, përkushtimi dhe suksesesh, nga detyrat e tyre u larguan:
- Kryetari Tahir Çitaku
- Drejtori Sportiv Besim Bublica
- Menaxheri Ragip Xhaka
- Drejtori i Juniorëve Bashkim Çitaku
Në fjalën e tij, kryetari Tahir Çitaku falënderoi të gjithë për bashkëpunimin dhe punën e jashtëzakonshme që kanë bërë ndër vite, duke theksuar se është krenari dhe kënaqësi ta lërë klubin në këtë nivel suksesi.
Edhe Drejtori Sportiv, z. Besim Bublica, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer me të gjithë. Ai kërkoi falje nëse pa dashje kishte lënduar dikë gjatë punës së tij dhe theksoi se pas 10 vitesh kontributi në klub, për shkak të angazhimeve familjare dhe biznesore, ka ardhur koha të mbyllë këtë kapitull.
Ndërsa Drejtori i Juniorëve, z. Bashkim Çitaku, falënderoi të gjithë, veçanërisht trajnerët e grupmoshave të reja për përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre. Edhe ai theksoi se angazhimet familjare dhe biznesore e kanë detyruar të largohet nga kryesia.
Ndërsa Kryetari në ardhje z.Shala i falendroj nga zemra për kontributin, gjat fjalimit u emocionau dhe i pikuan lotët dhe e mbylli me një fjalim
Spo ju them lamtumir por mirëupafshim.
Të gjithë të larguarit i uruan kryetarit në ardhje të klubit, z. Xheladin Shala, si dhe gjithë kryesisë , shumë suksese, shëndet dhe mbarësi në rrugëtimin e tyre.
Gjithashtu u shpërndan edhe mirënjohjeje për të gjithë të pranishmit për kontributin dhe punën e bërë për klubin.
Në fund, një falënderim i veçantë iu drejtua lojtarëve, trajnerëve, tifozëve, sponsorëve dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar ndër vite për FC Dardania Basel.
Faleminderit për gjithçka! Kontributi juaj do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së FC Dardania Basel. Ju urojmë suksese në çdo hap të jetës!
Jemi një 🔴⚫️
20/06/2026
Të dashur dhe të nderuar,
Për shkak të temperaturave shumë të larta që priten nesër dhe pas konsultimeve me Verbandin dhe Sportamtin, si dhe duke marrë parasysh se disa ekipe janë çlajmëruar për shkak të kushteve atmosferike, kemi marrë vendimin që të anulojmë turnirin e FC Dardanis Basel, i planifikuar për datën 21.06.2026.
Falënderojmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse, sponsorët dhe të gjithë ata që ishin të gatshëm të jenë pjesë e këtij eventi për mirëkuptimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe shpresojmë të takohemi së shpejti në një aktivitet tjetër, në kushte më të favorshme.
Me respekt,
Kryesia e FC Dardanis Basel
Kryetari, Tahir Çitaku
08/06/2026
⚽🔥 FC Dardania Basel organizon Turnirin e Madh të Futbollit 5+1! 🔥⚽
A jeni gati për sfidën? Mblidh ekipin tuaj dhe bëhuni pjesë e një dite plot sport, emocione dhe konkurrencë!
📅 Data: 21.06.2026
📍 Vendi: St. Jakob, Basel
👥 Formati: 5+1 lojtarë
💰 Pjesëmarrja: 200 CHF për ekip
🏆 Çmimet: 🥇 Vendi 1 – 2'000 CHF
🥈 Vendi 2 – 1'000 CHF
🥉 Vendi 3 – 500 CHF
⏳ Afati i fundit për regjistrim: 15.06.2026
📞 Për informata dhe regjistrim: +41 76 610 69 65
+41 76 710 13 33
⚫🔴 Mos e humbni mundësinë të tregoni talentin tuaj dhe të fitoni çmime të vlefshme! Regjistroni ekipin tuaj sa më shpejt.
⚽🏆🇦🇱🇽🇰
06/06/2026
Ditë historike për FC Dardania Basel! 🎉
Sot është një ditë krenarie dhe suksesi për klubin tonë! Me shumë punë, përkushtim dhe sakrificë, ekipi i parë ka siguruar ngritjen në Ligën e 3-të, ndërsa ekipi i dytë ka arritur ngritjen në Ligën e 4-të. 🏆⚽
Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme të lojtarëve, stafit teknik, kryesisë, sponsorëve dhe të gjithë simpatizuesve që kanë qenë pranë klubit në çdo hap të rrugëtimit tonë.
Një falënderim i veçantë shkon për Presidentin Tahir Çitaku, i cili me përkushtimin dhe vizionin e tij ka qenë një shtyllë e rëndësishme e këtij suksesi.
Mirënjohje të veçantë për stafin e ekipit të parë, të udhëhequr nga trajnerët Taulant Xhaka, Argjent Turkaj dhe Dorian Bajrami, të cilët kanë ndërtuar një ekip me disiplinë, karakter të fortë dhe mentalitet fitues.
Po ashtu, falënderime për stafin e ekipit të dytë, të udhëhequr nga Besart Sinani, Besmir Bega dhe Eroll Bekteshi, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në formimin e një skuadre të fortë dhe konkurruese.
Faleminderit nga zemra të gjithë lojtarëve, trajnerëve, kryesisë, sponsorëve dhe simpatizuesve për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Ne jemi një familje. Ne jemi Dardania. ❤️🖤
Sukseset e sotme janë vetëm fillimi. Me të njëjtin unitet, përkushtim dhe pasion, do të vazhdojmë përpara drejt objektivave të reja.
Vazhdojmë tutje, më të fortë se kurrë! 💪⚽🏆
03/06/2026
FESTË E MADHE TE FC DARDANIA BASEL!
Këtë të shtunë, në ora 17:00, zhvillohet ndeshja e fundit e sezonit – një ndeshje e veçantë që do të kurorëzojë një rrugëtim të jashtëzakonshëm!
Pas një sezoni plot sakrificë, përkushtim dhe krenari, FC Dardania Basel ka siguruar ngritjen në Ligën e 3-të. Ky sukses është fryt i punës së lojtarëve, stafit, tifozëve dhe gjithë komunitetit tonë që ka qenë pranë ekipit në çdo hap.
Ju ftojmë të gjithëve të vini dhe ta festojmë së bashku këtë arritje historike!
Do të ketë prej orës 15:00:
🔥 Grill
🥤 Pije
🎶 Muzikë
🤝 Mysafirë të shumtë dhe atmosferë festive
Le të mblidhemi si një familje e madhe dhe t’i tregojmë ekipit tonë sa krenarë jemi për këtë sukses. Një festë e veçantë me ekipin e Trainerit tonë, Taulant Xhaka, dhe me të gjithë ata që e bënë këtë ëndërr realitet.
❤️🖤 Ejani të festojmë së bashku, të ndajmë gëzimin dhe të krijojmë kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat tona!
❤️🖤⚽️
30/05/2026
Turniri Tradicional po vjen!
Me shumë krenari, FC Dardania Basel organizon edhe këtë vit turnirin më të madh në diasporë!
Na presin ndeshje emocionuese, ekipe nga mbarë Evropa, lojtarë profesionistë dhe një atmosferë e jashtëzakonshme sportive që e ka bërë këtë turnir të veçantë ndër vite.
Përgatituni për një spektakël futbolli, rivalitet sportiv dhe momente të paharrueshme, së bashku me komunitetin tonë.
Ruajeni datën dhe bëhuni pjesë e këtij eventi madhështor!
Ju mirëpresim të gjithëve për të festuar sportin, miqësinë dhe krenarinë tonë shqiptare! 🇦🇱❤️
24/05/2026
📢 NJOFTIM
Më datën 22.05.2026 u mbajt Mbledhja e Përgjithshme me anëtarët e Klubit FC Dardania.
Në rend dite ishin këto pika:
✅ Korrigjimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
✅ Ndryshimi i Statutit të vjetër
✅ Pranimi i anëtarëve të rinj
Gjatë kësaj mbledhjeje u votua dhe u aprovua korrigjimi i procesverbalit, si dhe Statuti i Ri i klubit. Tashmë FC Dardania do të funksionojë me një statut profesional, sipas normave dhe standardeve të Federatës së Zvicrës.
Po ashtu, u pranua edhe sekretari i klubit, z. Bekim Pulaj, të cilit i urojmë shumë suksese dhe punë të mbarë në detyrën e re.
Ndërsa kandidatura e Shqipran Gash*t për anëtar me kompetenca të plota nuk mori votat e nevojshme dhe ai nuk do të jetë anëtar i FC Dardania.
Kryesia e klubit falënderon të gjithë anëtarët që ishin të pranishëm dhe kontribuan me votën e tyre në mënyrë demokratike.
Kryesia e Klubit
FC Dardania
16/05/2026
FITORE SPEKTAKOLARE E FC DARDANIA 6️⃣:1️⃣
FC Dardania vazhdon serinë fantastike pa humbje me një tjetër fitore bindëse ndaj BCO Alemannia Basel me rezultat të thellë 6:1. 💪
Një ndeshje ku kundërshtari nuk pati pothuajse asnjë moment shprese përballë lojës së bukur dhe dominimit total të ekipit tonë.
Kjo fitore bëhet edhe më e veçantë pasi sot debutoi super lojtari Taulant Xhaka, i cili tregoi qartë se klasi nuk humbet kurrë. Paraqitje fantastike dhe një forcë e madhe për ekipin tonë!
Komplimente për të gjithë lojtarët që po japin maksimumin dhe vazhdojnë të mbesin të pamposhtur! 👏
Mirënjohje të veçantë edhe për stafin e trajnerëve: Taulant Xhaka, Argjent Turkaj dhe Dorian Bajrami për punën dhe përkushtimin e tyre.
🙏 Faleminderit zemrësisht edhe tifozëve dhe shikuesve për përkrahjen e vazhdueshme — ju jeni forca jonë!
❤️🖤 FORCA DARDANIA ❤️🖤
Jemi një 🔴⚫️
05/05/2026
Faleminderit Gazeta Gazeta “Epoka e re”
FC Dardania Basel triumfon në derbi ndaj HNK Croatia Basel dhe siguron ngjitjen në Ligën e 3-të të Zvicrës
Klubi shqiptar FC Dardania Basel ka arritur një sukses të madh historik, duke triumfuar në derbin e shumëpritur ndaj HNK Croatia Basel me rezultat 2:1,…