09/08/2026
⚽️ FUTBOLLISTI I MIRË NUK NDËRTOHET VETËM NË FUSHË.
Ai ndërtohet edhe në shtëpi, përmes gjumit të mirë, ushqyerjes së shëndetshme, hidratimit, disiplinës dhe mbështetjes së vazhdueshme të prindërve.
Në këtë artikull do të gjeni disa udhëzime dhe këshilla të rëndësishme mbi faktorët kryesorë që ndikojnë në mbarëvajtjen e procesit stërvitor dhe në zhvillimin e fëmijës tuaj.
Qëllimi ynë është që, përmes bashkëpunimit të ngushtë prind–trajner, t’u krijojmë fëmijëve kushtet më të mira për t’u zhvilluar, për të përmirësuar performancën e tyre dhe për të arritur objektivat tona të përbashkëta.
🤝 Prindi – Trajneri – Fëmija
⚽️ Një ekip për zhvillimin dhe suksesin e fëmijës.
💛🖤 Akademia e Futbollit Astiri
Formojmë futbollistë. Ndërtojmë karaktere
06/04/2026
Ndeshja e parë e play-off për ekipin U-13 të akademisë sonë u mbyll me një fitore spektakolare 8–2 ndaj ekipit të Burrelit. ⚽🔥
Djemtë tanë treguan karakter, disiplinë dhe uri për fitore nga minuta e parë deri në fund, duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm në këtë fazë vendimtare të sezonit. 💪🏆
Krenarë për paraqitjen, shpirtin e skuadrës dhe futbollin e bukur të zhvilluar në fushë.
Vazhdojmë përpara me të njëjtin fokus dhe vendosmëri! 🚀💛🖤
21/03/2026
Sot mbyllëm ndeshjen e fundit të sezonit, duke kurorëzuar një rrugëtim plot punë, sakrificë dhe përkushtim! 💪⚽
Ekipi ynë U-13 siguroi me meritë kualifikimin në play-off, duke treguar karakter, shpirt gare dhe rritje të jashtëzakonshme gjatë gjithë kampionatit. Pavarësisht vështirësive në fillim, ju dëshmuat se talenti dhe përkushtimi bëjnë diferencën në fushë.
Bravo të gjithë djemve për këtë arritje! 👏
Ky është vetëm fillimi…
Suksese në play-off – vazhdoni të luftoni dhe të besoni! 🔥🏆
Ne jemi Astiri, një ekip- një familje 💛🖤
05/03/2026
Mesfushorja jonë e talentuar Izna sot feston 11-vjetorin e datëlindjes! 🎉🫂
E dashur Izna, të urojmë gëzuar datëlindjen dhe shumë suksese në rrugëtimin tënd në futboll. Pasioni, përkushtimi dhe talenti yt janë frymëzim për ekipin tonë.
Vazhdo të ëndërrosh, të luftosh për çdo top dhe të shkëlqesh në fushë. Ne jemi krenarë që je pjesë e familjes së Akademisë së Futbollit Astiri. 💛🖤
Edhe shumë fitore, gola dhe momente të bukura me skuadrën! 🎂🏆⚽
18/01/2026
Dje, ekipi U-14 i Akademisë sonë mbylli me sukses ndeshjen e fundit të fazës së parë të Kampionatit Rajonal të Moshave.
Ekipi Astiri U-14 shënoi fitoren e radhës me rezultatin bindës 5–0 ndaj Tirana Golden Boys. 💪🏼
Golat u realizuan nga Rajkard Mujollari (3)⚽️⚽️⚽️, Emilio Mulla ⚽️ dhe Rikardo Dodaj.⚽️
Një ndeshje e dominuar plotësisht, e fituar me besim, vendosmëri dhe shpirt gare në fushë.🔥
Në fazën e parë të kampionatit, Astiri U-14 ka zhvilluar 8 ndeshje, duke regjistruar 8 fitore, me një golavarazh mbresëlënës prej 26 golash të shënuar dhe 8 të pësuar.
Kjo ecuri perfekte është dëshmi e punës së përditshme, disiplinës dhe përkushtimit të lojtarëve dhe stafit të akademisë sonë, duke treguar se e ardhmja e këtij ekipi është e ndritur dhe ambiciet për më shumë suksese janë më të forta se kurrë. 💛🖤⚽️