12/08/2026
AKADEMIA E SHAHUT KS PARTIZANI. SHKOLLA JONE CILESORE E CILA SYNON FORMIMIN E SHAHISTEVE NE NIVEL TE RRESPEKTUAR NDERKOMBETAR !
Mia CAKU , vajza 9 vjecare qe prej dy vitesh stervitet me seriozitet prane Akademia Shahut KS Partizani synon nivelet e larta europiane.
Surprizues eshte fakti se ne renditjen Europiane mbi baze rejtingu ( 01 Gusht 2026 ) per moshen perkatese ( vajza ) me 1659 Elo ne Blitz Game, Mia CAKU renditet aktualisht e 4-ta ne Europe!
Nderkohe ne Standart Game , gjithmone mbi baze rejtingu Mia CAKU 1585 Elo, mes 9 vjecareve futet ne Top 100 players duke u renditur ne vendin e 36-te. Mjaft mire kur shikojme se siper shahistes tone te talentuar qendrojne 18 vajza nga 5 federata te medha dhe pjesa tjeter nga vende me shah shume te zhvilluar !
Kenaqesi kur shikojme vajzen tone ne te tilla nivele mes qindra e qindra vajzave moshatare qe sterviten rregullisht ne akademite ne mbare Europen.
31/07/2026
ERDI CANI KALON ZYRTARISHT KUFIRIN 2000 Elo FIDE.
KENAQESI PER AKADEMINE TONE CILESORE PER KAMPIONIN 13 VJECAR ERDI CANI I CILI SOT NGA FIDE KONFIRMOHET ME REJTING STANDART 2004 Elo,
31/07/2026
Klubi i Shahut Partizani eshte i ftuar zyrtarisht per pjesmarrje ne Turneun e Hapur Nderkombetar qe do te zhvillohet ne Budapest 37-30 Gusht 2026.
12/07/2026
AKADEMIA E SHAHUT KS PARTIZANI NE B***E TE CILESISE SPORTIVE KOMBETARE TE MOSHAVE TE REJA. ( UNDER 14 STANDART )
Pa u zgjatur, me poshte po publikoj listen e shpallur nga FIDE 01 Korrik 2026 per 16 lojtaret shqiptare djem dhe vajza deri ne 14 vjec, ne posedim te rejtingut nderkombetar Standart Game.
Ketu kam perfshire edhe variacionin elo( +, - ) te pjesmarresve ne Kampionatin Boteror dhe ate Mesdhetar te cilat FIDE do ti zyrtarizoje ne 01 Gusht 2026
1. Erdi CANI 2012 Elo ( 13 vjec ) KS Partizani.
2. WCM Ailin NDREKO 1780 Elo ( 14 vjec ) KS Partizani.
3. Joan XHEMALI 1758 Elo ( 14 vjec ) SK Tirana.
4. Reian JOLLE 1679 Elo ( 12 vjec ) SK Tirana.
5. Erkes RUSHANI 1604 Elo ( 12 vjec ) Teuta, Durres.
6. Mia CAKU 1585 Elo ( 09 vjec ) KS Partizani.
7. Mia DINA 1561 Elo ( 13 vjec ) SK Tirana.
8. Ted SHTIZA 1560 Elo ( 14 vjec ) SK Tirana.
9. Noel DUKNI 1554 Elo ( 10 vjec ) KS Partizani.
10.Fiona HOXHA 1544 Elo ( 13 vjec ) KS Partizani.
11.Ralf ALEKSI 1539 Elo ( 14 vjec ) Klubi ??
12.Joel ZENELI 1527 Elo ( 12 vjec ) KS Partizani.
13.Alis BAJRAKTARI 1513 Elo ( 12 vjec ) KS Partizani.
14.Donatea SHUQJA 1462 Elo ( 10 vjec ) SK Tirana.
15.Juan GURI 1449 Elo ( 10 vjec) KS Partizani.
16.Amar STAFA 1437 Elo ( 12 vjec ) Klubi ??
Verehet qe 8 nga 16 lojtaret shqiptare te rejtinguar mosha deri 14 vjec i perkasin Akademia Shahut KS Partizani. Ne krye te listes, talenti 13 vjecar Erdi CANI , pa rivale i distancuar ndjeshem nga gjithe te tjeret, , pasuar nga 14 vjecarja WCM Ailin NDREKO pjese e krenarise se Partizanit. Ne pozicionin nr.6 renditet 9 vjecarja jone e talentuar Mia CAKU e cila po befason me rezultatet dhe progresin e saj. Dhe me poshte plot 5 lojtare te Partizanit te cilet plotesojne kuroren cilesore te shahut shqiptar per moshat deri 14 vjec.
Per rivalet tane do te deshiroja sinqerisht permiresimin cilesor. Aktualisht sa per sot qe flasim, ju percjell urimin dashamires : Suksese ne jete !😁
11/07/2026
BUDVA - PERFUNDON KAMPIONATI I HAPUR MESDHETAR I SHAHUT 2026
PERFORMANCE POZITIVE E SHAHISTEVE TE RINJ TE AKADEMISE PARTIZANI ERDI CANI DHE MIA CAKU.
- Erdi CANI mati forcat ne Grupin A mes rreth 170 shahisteve nga 37 Vende te Botes. Ndonese ishte hera e pare qe shahisti jone i ri 13 vjecar garoi ne te tilla nivele, performanca e tij ne gare prej 1995 Elo konsiderohet pozitive, fale te ciles ai mundi te permiresoje me +13,2 Elo rejtingun personal nderkombetar.
Duke llogaritur edhe permiresimin prej 51,2 Elo qe Erdi CANI realizoi ne Kampionatin Boteror per te Rinj zhvilluar pak dite me pare ne Itali, me kenaqesi mund te them se tashme talenti shqiptar Erdi CANI eshte ne posedim te rejtingut nderkombetar te 2012 FIDE Elo Ratings ! ( Konfirmimi zyrtar nga FIDE behet ne 01 Gusht )
Kalimi i barieres prej 2000 Elo nga CANI, eshte dicka e pazakonte per nivelin e ketij sporti ne Shqiperi ne raport me moshen ndaj per kete, si instruktori i tij ndjehem krenar. Mbi kete baze rejtingu ,13 vjecari Erdi CANI futet ne 20 shahistet aktive me te mire te te gjitha moshave qe Shqiperia ka aktualisht dhe nder me te miret e moshes te Rajonit tone.
Pergezime Erdit , por rrugetimi i perbashket as qe mendohet te ndalet ketu. Te tjera piketa dhe objektiva do te vendosim, pune stervitore edhe me intensive e cilesore na presin perpara. Erdi CANI sapo ka filluar ta thote fjalen e vet drejt niveleve te larta! Dhe me cduket, ai po e thote ne menyren e vet me te mire !
- Flale pozitive do te them ketu edhe per vajzen tone 9 vjecare te Akademise Mia CAKU e cila garoi ne kete Turne ne Grupin B.
Mia CAKU performoi ne nivelin 1625 Elo duke i bere nje permiresim rejtingut personal prej + 10 Elo. duke u ngjitur ne nivelin 1585 Elo.
Deri ne moshen 10 vjec djem dhe vajza Mia CAKU eshte shahistja me rejtingun me te larte ne Shqiperi.
E tepert te spjegoj kenaqesine qe me japin keta shahiste ( ende femije ) si Mia CAKU apo Erdi CANI me te tilla rezultate maksimale per Vendin ku jetojme dhe jovetem te cilat i konsideroj si shperblimin me te mire per oret, javet, muajt dhe vitet e punes se perbashket te pandalur.
Faleminderit Kampionet e mi te Akademia Shahut KS Partizani.
06/07/2026
PERFUNDON KAMPIONATI KOMBETAR I KOSOVES PER TE RINJ 2026.
15 VJECARI RRON RECICA NENKAMPION I KOSOVES U16.
URIME RRONIT PER REZULTATIN E LARTE !
( Shahisti i ri i Kosoves Rron RECICA prej mbi 2 vitesh stervitet online sebashku me shahistet e rinj te Akademia Shahut KS Partizani ).
02/07/2026
Ne prag - Montenegro Open - Mediterranean Chess Championship 2026
Budva 04 - 11 Korrik 2026
Tre shahiste te Akademia Shahut KS Partizani do te garojne ne kete event te rendesishem cilesor me rreth 300 pjesmarres nga 37 vende te Botes.
Erdi CANI, mbas 5 garave te suksesshme ne rradhe ne 2026 ( Gjysemfinalja Individuale Open , Tivoli Open Fest, Kombetari te Rinjve 2026, Kumanovo Open Fest dhe Kampionati Boteror te Rinj U14 ) do te mati forcat per here te pare ne Grupin A ( + 2000 Elo) ne nje gare me cilesi mjaft te larte. Kjo gare do ti sherbeje shahistit tone te talentuar 13 vjecar per krijimin e eksperiences se duhur drejt kalimit ne nje tjeter stad cilesor.
Krahas Erdi CANIT ne Grupin B (0 - 1999 Elo ) do te garojne per fitim eksperience edhe 9 vjecarja Mia CAKU dhe 7 vjecari Henri CAPO.
30/06/2026
Edhe Mia CAKU e Akademia Shahut KS Partizani ne posedim te Standart FIDE Elo Rating !
Kenaqesi per mua qe 9 vjecarja jone Mia CAKU nga sot, figuron zyrtarisht nga Federata Boterore e Shahut, shahiste me rejting 1575 Elo Standart. Mia CAKU , ndonese me e vogla ne moshe e grupit B ku ajo stervitet, tashme ju bashkangjit shokeve dhe shoqes se grupit duke u pajisur edhe ajo me Koeficient Nderkombetar.
Asgje e rastit. Gjithcka ne saje te seriozitetit dhe punes se kryer nga Mia, gjate procesit stervitor te programuar dhe zbatimit te njohurive te marra ne harkun kohor prej gati 2 vitesh.
Uroj Mia CAKUN per kete hap te pare drejt sukseseve ne arenen nderkombetare!