Albanian Talents/Talentet Shqiptare

Albanian Talents/Talentet Shqiptare

Share

Zbulojmë talentet Shqiptare të futbollit kudo që ndodhen, pa asnjë interes përpos interesit kombëtar. Motoja jonë është "Një Komb, një gjuhë, një Kombëtare”!

Faqja jonë është një faqe sportive e cila ka vetëm për qëllim zbulimin dhe promovimin e cdo talenti me origjinë shqiptare që dëshiron të përfaqesojë kombëtaren shqiptare në futboll. Faqja jonë është e përbërë nga Admine prej të gjitha trevave Shqiptare.

07/09/2026

Ky është formacioni më i mirë, sipas mendimit tonë, me lojtarët deri në 21 vjeç që aktivizohen në ligat e shqipëris.
Madje, sipas mendimit tonë, Alban Bushi duhet të grumbullojë rreth 80% të lojtarëve të Kombëtares U21 pikërisht nga këta të rinj të talentuar që luajnë titullarë në kampionatin shqiptar, sesa nga ekipet e të rinjve të klubeve të huaja. Në fund të fundit, shumë pak prej këtyre lojtarëve arrijnë të çajnë në ekipet e para profesionale të klubeve europiane.
Përveç 11-shes që kemi përzgjedhur si lojtarët më të mirë të rinj, janë edhe disa të tjerë interesantë të Superiores që, sipas nesh, do ta meritonin një vend në stolin e këtij ekipi: Gabriel Guri, Brajan Gjyla, Armir Boriçi, Ledjo Tresa, Skënder Meta, Mateo Maci, Reis Bakalli, Kleart Grazhdani, Klaus Kashari, Aron Jukaj dhe Sabion Bizi.

06/09/2026

🇦🇱 3 ndeshje në vetëm 8 ditë – koha për risitë në Kombëtare?
Kombëtarja shqiptare do të ketë një kalendar tejet të ngjeshur, me 3 ndeshje brenda vetëm 8 ditëve: fillimisht ndaj Bjellorusisë në Shqipëri, më pas transfertë ndaj San Marinos dhe në fund një tjetër transfertë, këtë herë në Finlandë.
Një situatë e tillë do ta bëjë të domosdoshëm rotacionin, pasi është e vështirë që i njëjti formacion të përballojë 3 ndeshje me intensitet të lartë në një periudhë kaq të shkurtër.
Kjo mund të jetë edhe një mundësi e mirë për lojtarët që kanë marrë më pak minuta deri tani. Disa prej tyre mund të kenë hapësirën për të treguar se meritojnë një rol më të rëndësishëm në Kombëtare, ndërsa trajneri mund të provojë edhe alternativa të reja në formacion.
👀 Por pyetja është:
Cilin lojtar do të donit të shihnit si risi në Kombëtare gjatë këtyre 3 ndeshjeve?
Kush mendoni se e meriton një shans dhe mund të jetë surpriza e këtij grumbullimi? 🇦🇱

05/09/2026

Shkëlqimi i Elmedin Ramës 🌟

Rama tregoi aftësitë e tij në ndeshjen e fundit me Arka Gdynia, duke ndihmuar skuadrën që të kualifikohet tutje në Kupën e Polonisë 🏆

Sulmuesi mitrovicas ishte titullar dhe gjeti dy herë rrugën për te goli 🔥

21-vjeçari realizoi në minutat 3' & 54' ⚽️

Për Ramën ishin këta golat e parë me fanellën e Arkas, skuadër të cilës iu bashkua gjatë kësaj vere 🙌

05/09/2026

👏🇦🇱🇽🇰

Zabërgja, asistim, gol dhe notë e lartë për yllin kosovar

Baton Zabërgja po kalon në një formë të jashtëzakonshme, duke vazhduar të jetë protagonist te Metalurhu.

Pas dy golave ndaj Zorias në xhiron e kaluar, sulmuesi kosovar ka shkëlqyer sërish, këtë herë në fitoren spektakolare 5-0 ndaj Obolonit.

Zabërgja fillimisht dhuroi asistimin për golin e dytë, ndërsa më pas e gjeti edhe vetë rrjetën, duke shënuar në minutën e 14-të.

Një tjetër paraqitje fantastike për sulmuesin këmbëshpejtë, i cili po tregon javë pas jave se është në një formë të frikshme.

Zabërgja ishte lojtari më i mirë në fushë, duke qenë një nga protagonistët kryesorë të fitores së thellë të Metalurhut.

3 gola dhe 1 asistim në dy ndeshjet e fundit, Baton Zabërgja nuk po di të ndalet.

05/09/2026

Leon Avdullahu i shenon Dortmundit👏👏👏

04/09/2026

Cuna ju ftojm që nesër në ora 16:00 të ndiqni ndeshjen mes burnleyt dhe bristol sitit dy ekipet në qëndër të sulmit kanë dy lojtar shqiptar Armando Brojën dhe lorent Tolajn dikur dy sulmusat rivalizonin për këpucën e art tek moshat teksa broja lozte për chelsin dhe Tolaj përBrighton.. ndërsa nesër takohen sërish bashk tashmë si lojtar profesionist.
Ishalla me një paraqitje të mirë të dy lojtarve shqiptar dhe maran do ish mire ta ndiqte kete ndeshje nga afër në stadium

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Rruga E Kombit
Tirana
10