07/08/2026
Takim me David Lewis nga ekipi i organizimit të eventeve të UFC-së. 🇦🇱
Gjatë eventit të UFC në Beograd, Presidenti i Federatës Shqiptare të MMA-së, Arjan Rizaj, zhvilloi një takim me David Lewis, ku u shkëmbyen mendime mbi organizimin e eventeve ndërkombëtare dhe mundësitë e bashkëpunimit për zhvillimin e MMA-së në Shqipëri.
Një tjetër hap në forcimin e marrëdhënieve me organizatën më të madhe të MMA-së në botë. 🥊
05/08/2026
United in our vision for the future of MMA. 🤝
|
05/08/2026
NJOFTIM ZYRTAR
UNIFIKIMI DHE MIRATIMI I STATUTIT TË RI TË FEDERATËS SHQIPTARE TË ARTEVE MARCIALE MIKSE (MMA)
Me Urdhrin Nr. 66, datë 13.02.2025, është miratuar Statuti i ri i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale Mikse (MMA), duke shënuar një moment historik për sportin e MMA-së në Shqipëri. Ky hap i rëndësishëm forcon strukturën ligjore dhe organizative të Federatës, duke e përputhur atë me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.
✅ Këto ndryshime do të pasqyrohen në të gjitha aspektet organizative të Federatës, duke përfshirë regjistrimin zyrtar, rregulloret e brendshme dhe strukturat drejtuese.
Një falënderim i veçantë për:
• Ministren e Arsimit dhe Sportit, znj. Ogerta Manastirliu, për mbështetjen institucionale dhe vizionin e saj në zhvillimin e sportit në Shqipëri.
• Presidentin e IMMAF, z. Kerrith Brown, për mbështetjen dhe vizionin e tij në zhvillimin e MMA-së globale.
• Presidentin e KOKSH, z. Fidel Ylli, për përkrahjen dhe angazhimin në avancimin e sportit shqiptar.
• Zëvendësministrin e Arsimit dhe Sportit, z. Endri Hoxha, për kontributin dhe ndihmën e dhënë gjatë këtij procesi.
• Juristët, avokatët dhe të gjithë anëtarët e Federatës Shqiptare të MMA-së, të cilët kanë luajtur një rol kyç në hartimin dhe miratimin e statutit të ri.
Ky unifikim i jep Federatës Shqiptare të MMA-së një strukturë të njohur zyrtarisht, unifikimin dhe duke hapur rrugën për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare.
Me respekt,
Arjan Rizaj
Presidenti i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale Mikse (MMA)
04/08/2026
Sign the Petition
Gather support for a UFC event in Albania
29/06/2026
Sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim si të ftuar Erjon Gurin në Albania Fight Club. 🇦🇱🥊
Erjoni është një (TeamAlbania ) vazhdon me sukses karrierën e tij në Itali, me ekipin Ars Martis. Ishte kënaqësi ta kishim mes nesh, të ndanim eksperienca dhe ta shihnim sërish në familjen e Albania Fight Club.
I urojmë Erjonit suksese të mëtejshme në çdo sfidë sportive dhe e mirëpresim gjithmonë në shtëpinë e tij – Albania Fight Club! 💪🏆🇦🇱