Të rinjtë kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në internet dhe mund të përballen me bullizëm online, mashtrime, profile të rreme, shantazh, presion, sfida të rrezikshme apo informacione të pavërteta.
Jo çdo përgjigje që merr online është e duhura. Prandaj:
📱 Nëse diçka të shqetëson…
📱 Nëse dikush të kërcënon…
📱 Nëse ndjen presion të bësh diçka që nuk do…
📱 Nëse ke nevojë për një përgjigje…
📱 Ose thjesht nuk di çfarë të bësh…
Mos e përballo vetëm. 💙
Përmes fushatës “TI NUK JE VETËM”, të mbështetur nga netSMARTkids2, Bashkimi Europian dhe CRCA Shqipëri, po ndajmë video, histori, këshilla dhe informacione praktike për t’i ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë të lundrojnë të sigurt në botën digjitale.
Në iSIGURT.al mund të konsultohesh në mënyrë anonime, të kërkosh ndihmë dhe të raportosh situata të rrezikshme. iSIGURT.al dhe ALO 116-111 janë gjithmonë pranë teje për të të dëgjuar, këshilluar dhe ndihmuar.
🌐 www.isigurt.al
CRCA / ECPAT Albania
CRCA / ECPAT Albania works to promote the respect and protection of children and youth rights in Albania. Our role is not focused only in Albania.
CRCA: 25 years of dedication to children and young people! The Child Rights Centre Albania (CRCA) is a non-governmental, non-political, non-religious and non-profit organisation with headquarters in the capital city, Tirana. CRCA motivation is defined on the dictum: “Working together all of us can bring a prosperous world to children and young people!”
CRCA is a major child and youth rights organ
25/08/2026
Një tjetër ndërhyrje për një internet më të sigurt. 🔒
Pas raportimit nga iSIGURT.al, një rrjet në Discord me mbi 40,000 anëtarë, kryesisht nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, u mbyll për shkak të shpërndarjes së përmbajtjeve pornografike dhe materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve (CSAM).
Ky rast tregon edhe një herë rëndësinë e raportimit, reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit me platformat online për mbrojtjen e fëmijëve në internet. 🛡️
21/08/2026
SHQIPËRIA: 12.5 MILIONË VIZITORË TË HUAJ, POR ASNJË MASË PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA SHFRYTËZIMI SEKSUAL NË TURIZËM
Tiranë, 21 Gusht 2026 - Shqipëria po përjeton një zgjerim historik të turizmit, por ende nuk ka një sistem tërësor, parandalues dhe të detyrueshëm për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual në këtë sektor. CRCA/ECPAT Shqipëri bëri publik sot raportin e përditësuar “Mbrojtja e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual në turizëm dhe udhëtime në Shqipëri”, i cili analizon zhvillimet e viteve 2022–2026 dhe paralajmëron se rritja e shpejtë e flukseve turistike nuk është shoqëruar me të njëjtin ritëm forcimi të mekanizmave të parandalimit, identifikimit, raportimit dhe mbrojtjes së fëmijëve nga shfrytëzimi seksual.
Raporti thekson se turizmi nuk shkakton vetvetiu dhunë apo shfrytëzim seksual të fëmijëve. Por, volumi i lartë i udhëtarëve, sezonaliteti, informaliteti, akomodimi afatshkurtër, puna e përkohshme, anonimiteti dhe platformat digjitale mund të krijojnë hapësira që autorët e veprave, ndërmjetësit dhe trafikantët të kontaktojnë fëmijë, të organizojnë takime dhe të shmangin zbulimin.
Shifra që kërkojnë reagim
• Hyrjet e shtetasve të huaj u rritën nga 5,69 milionë në vitin 2021 në 12,47 milionë në vitin 2025 — me rreth 119% rritje në katër vjet.
• Në vitin 2025 u regjistruan 176 procedime për grupin e veprave penale seksuale, krahasuar me 161 në vitin 2024; Thuajse 64% e viktimave të evidentuara ishin fëmijë.
• Në vitin 2024 autoritetet identifikuan 178 viktima të mundshme të trafikimit, përfshirë 96 fëmijë.
• Gjatë viteve 2021–2024 u evidentuan 4.447 raste të reja të fëmijëve në rrezik ose në nevojë për mbrojtje, ndërkohë që në nivel vendor janë të punësuar vetëm 370 punonjës të mbrojtjes së fëmijës.
• iSIGURT.al mori 615 raportime gjatë vitit 2025, 46% më shumë se një vit më parë, duke dëshmuar lidhjen gjithnjë e më të fortë midis rrezikut online dhe shfrytëzimit jashtë internetit.
Boshllëku kryesor: sektori i turizmit nuk ka detyrime të qarta për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual
Sipas raportit, Shqipëria ndalon dhe dënon shumicën e veprave seksuale ndaj fëmijëve dhe ka një sistem thuajse funksional të mbrojtjes së tyre. Megjithatë, legjislacioni dhe politikat e turizmit ende nuk vendosin detyrime të qarta e të zbatueshme për hotelet, resortet, bujtinat, apartamentet me qira afatshkurtra, platformat digjitale, transportuesit, agjencitë turistike dhe subjektet e argëtimit për të parandaluar, identifikuar dhe raportuar rastet e shfrytëzimit të fëmijëve.
Raporti arrin në përfundimin se përgjegjësia vazhdon të mbetet e fragmentuar ndërmjet institucioneve, ndërsa të dhënat administrative nuk regjistrojnë në mënyrë të unifikuar nëse një rast lidhet me udhëtimin, akomodimin ose aktivitetin turistik. Për pasojë, shkalla reale e fenomenit mbetet e padukshme.
Një standard i ri përgjegjësie për biznesin
Raporti u bën thirrje bizneseve të turizimit, bareve e restoranteve, agjensive të udhëtimit, që mbrojtjen e fëmijëve ta trajtojnë si standard të detyrueshëm të veprimtarisë së tyre. Ato nuk kanë nevojë të presin që shteti të rregullojë çdo aspekt të punës së tyre. Reputacioni dhe imazhi i çdo biznesi mund të dëmtohet seriozisht nëse fëmijët dhunohen e shfrytëzohen për qëllime seksuale në premisat e tyre. Ndaj stafet drejtuese dhe punonjësit e tyre duhet të dinë të dallojnë shenjat paralajmëruese, të dokumentojnë vetëm faktet minimale dhe të referojnë menjëherë çdo dyshimin tek organet ligjzbatuese.
Platformat dhe ofruesit e akomodimit duhet të verifikojnë pronën dhe ofruesin, të kenë kontakte sigurie të arritshme, mekanizma të dukshëm raportimi dhe procedura për ruajtjen e ligjshme të të dhënave të rezervimit. Në të gjitha destinacionet duhet të afishohen qartë numrat 112, ALO 116-111 dhe platformën iSIGURT.al.
Policia Kufitare e ka për detyrë që të informojë çdo shtetas që hyn e del në Shqipëri për detyrimet ligjore që ka, masat e dënimet nëse kryen krime ndaj fëmijëve, ndërkohë që çdo qyterar e vizitor duhet të informohet nga Policia se ku mund të raportojë dyshimet që mund të ketë për shfrytëzimin të fëmijëve.
Rekomandimet më prioritare:
• Miratimi i një Plani Kombëtar Veprimit 2027–2030 për parandalimin dhe luftën kundër shfrytëzimit seksual të fëmijëve në turizëm dhe udhëtime.
• Përfshirja e detyrimeve të qarta për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual në turizëm dhe udhëtime në ligjin “Për turizmin” dhe në aktet nënligjore.
• Miratimi i një Standardi Kombëtar të detyrueshëm, të mbështetur në gjashtë kriteret globale të “The Code”.
• Krijimi i një sistemi të unifikuar për identifikimin dhe regjistrimin e rasteve të lidhura me turizmin dhe udhëtimet nga të gjitha organet ligjzbatuese dhe institucionet e tjera.
• Garantimi i reagimit të specializuar 24/7 në destinacionet turistike dhe ngritjen e ekipeve sezonale shumëdisiplinore.
• Trajnimi i vazhdueshëm i policisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve për hetimin digjital, financiar dhe ndërkufitar.
----‐-‐---------------
Raporti i plotë “Mbrojtja e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual në turizëm dhe udhëtime në Shqipëri” (2026), së bashku me versionin në gjuhën angleze, mund të lexohen në lidhjen:
Në shqip: https://drive.google.com/file/d/1Kffc7kf7OcZwn_fYJeQoSyi8rLGXcFkF/view
Në Anglisht: https://drive.google.com/file/d/17Nm91qOrBSi1OxhL2hZX6cpGw1NTEUpU/view
20/08/2026
Shfrytëzimi seksual i fëmijëve nuk duhet të kalojë kurrë pa u vënë re — qoftë gjatë udhëtimeve dhe në turizmëm, në internet apo në komunitetet tona.
Keni parë ose dyshoni për një rast? Mos heshtni. Çdo raportim mund të mbrojë një fëmijë.
🔍 Në turizëm dhe udhëtime: Vëzhgoni shenjat, mos e injoroni situatën dhe raportoni dyshimet.
💻 Në internet: Raportoni përmbajtjet, komunikimet ose kontaktet e dyshimta tek iSIGURT.al
☎️ Për këshillim dhe ndihmë falas: Telefononi falas ALO 116-111 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët.
🚨 Nëse një fëmijë ndodhet në rrezik të menjëhershëm:
Telefononi Policinë e Shtetit në numrin 112 ose 129.
👁️ Mos hesht.
🔎 Dallo shenjat.
📣 Raporto.
Çdo raportim ka rëndësi. Shpërndajeni këtë informacion — sa më shumë njerëz të dinë si të reagojnë, aq më shumë fëmijë mund të mbrohen nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual.
🚨 KY NUK ËSHTË NJË POSTIM PËR TURIZMIN. KY ËSHTË NJË ALARM.
Pas një dere të mbyllur, një mesazhi anonim, një “dhurate”, një ofertë udhëtimi apo një sekreti, mund të fshihet rreziku i dhunimit apo shfrytëzimit seksual të një fëmije.
Shenjat mund të mos bëjnë zhurmë. Prandaj duhet t’i shohim ne.
Kur ne heshtim, rreziku nuk hesht.
Prindër, operatorë turistikë, agjensi udhëtimi, hotele, profesionistë dhe institucione: mbrojtja e fëmijëve nuk mund të presë. Mos e anashkaloni një dyshim. Mos prisni që të veprojë dikush tjetër.
ZGJOHU. VEPRO.
FËMIJËRIA NUK ËSHTË DESTINACION.
Nëse dyshoni se një fëmijë është në rrezik për t’u dhunuar apo shfrytëzuar seksualisht gjatë udhëtimit ose në turizëm, njoftoni menjëherë:
🚓 112 — Policia
☎️ ALO 116 111 — Linja e Ndihmës për Fëmijët
🌐 iSIGURT.al
Shpërndajeni këtë alarm. Heshtja u jep kohë shfrytëzuesve; reagimi mund të mbrojë një fëmijë.
12/08/2026
🌍 Sot, më 12 gusht, festojmë Ditën Ndërkombëtare të Rinisë!
Tema e këtij viti, “Kontekste të ndryshme, aspirata të përbashkëta”, na kujton se pavarësisht prejardhjes, vendit apo sfidave tona, të rinjtë ndajnë të njëjtat ëndrra: mundësi, barazi, paqe dhe një të ardhme më të mirë.
Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja — ata janë zëri, energjia dhe ndryshimi i së sotmes. Le t’u krijojmë më shumë hapësira për të marrë pjesë, për të udhëhequr dhe për t’i kthyer idetë e tyre në veprim.
💙 Zëri yt. Ideja jote. E ardhmja jonë.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë!
Në internet, ashtu si në jetën e përditshme, ke të drejtë të ndihesh i sigurt!
Nëse përballesh me bullizëm, kërcënime, ngacmime, shantazh, gjuhë urrejtjeje apo çdo incident tjetër online, mos hesht dhe mos u përball vetëm.
Raporto dhe kërko ndihmë në iSIGURT.al.
Fol. Raporto. Mbro veten dhe të tjerët.
02/08/2026
Child and youth participation is at the heart of everything we do at CRCA - ECPAT ALBANIA.
We empower children and young people to become partners in creating change. We co-create solutions together. We let our work speak for itself, while children and young people speak to us, challenge us, inspire us, and show us what truly matters in their lives and what we should work and advocate for.
After months of consultations with our Safe Internet Ambassadors, youth groups, and more than 220 meetings involving over 8,000 children and young people across Albania, a new idea has emerged: the Digital Youth Council of Albania.
Because there can be no real digital democracy without the voices of children and young people.
The Digital Youth Council will bring together our Safe Internet Ambassadors, Youth Media Lab Albania, and young people from every corner of the country and every walk of life to shape the present and future of Albania's digital space together.
This is not just another youth initiative. It is a commitment to ensuring that the people most affected by the digital world have a real say in how it is governed.
30/07/2026
🚀 BËHU PJESË E BORDIT TË TË RINJVE PËR DEMOKRACINË DIXHITALE NË SHQIPËRI!
A je 18–24 vjeç? Je student/e ose i/e apasionuar pas teknologjisë, medias dixhitale, internetit dhe ndikimit në politikat publike?
Ne po krijojmë Bordin e të Rinjve për Demokracinë Dixhitale (Digital Youth Council Albania) dhe po kërkojmë të rinj e të reja që duan të bëhen pjesë e këtij ndryshimi nga e gjithë Shqipëria!
🌐 Promovo sigurinë online.
🎥 Krijo përmbajtje "nga të rinjtë për të rinjtë".
💡 Merr pjesë në qeverisjen e internetit dhe politikat dixhitale.
🤝 Bashkëpuno me ekspertë dhe të rinj nga Shqipëria dhe Europa.
📍Bëhu zëri i brezit që po ndërton një internet më të sigurt, më demokratik dhe më gjithëpërfshirës.
📩 Aplikimet janë të hapura! Na shkruani!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Contact the business
Telephone
Website
Address
Rr. Perlat Rexhepi
Tirana
1001
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 17:00 |