Fit Mom with Dina

Fit Mom with Dina

Share

Prenatal and postpartum programs
Programi 8 javor “Fit Mom”

28/08/2026

Shtatzënia nuk do të thotë të ndalosh së lëvizuri. 🤰🏻

Aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë, kur është i përshtatshëm dhe i sigurt për nënën, sjell përfitime që shkojnë përtej të ndjerit më aktive apo ruajtjes së formës fizike.

Studimet sugjerojnë se aktiviteti i nënës mund të lidhet edhe me ndryshime në rregullimin e shprehjes së gjeneve te fëmija, përmes mekanizmave epigjenetikë.
Pra, nuk po flasim për ndryshimin e ADN-së së bebit, por për mënyrën se si disa gjene mund të aktivizohen ose të shprehen.

Për nënën, lëvizja e rregullt mund të ndihmojë gjithashtu në ruajtjen e forcës, përmirësimin e humorit, menaxhimin e shtimit në peshë dhe përgatitjen e trupit për lindjen. 🧘🏻‍♀️

Çdo shtatzëni është e ndryshme, ndaj intensiteti dhe lloji i ushtrimeve duhet të përshtaten individualisht dhe sipas këshillës së mjekut.

Sepse kur kujdesesh për veten gjatë këtyre 9 muajve, po investon edhe në një fillim sa më të mirë për bebin tënd. 🤍

25/08/2026

Nëse barku yt ende duket sikur je 6 muajshe shtatzënë… por fëmija yt është 2 vjeç?

Ndoshta nuk është thjesht një bark i fryrë. Dhe ndoshta ushtrimet që po bën nuk po ndihmojnë aq sa mendon…

Ka një arsye që shumë mama e vënë re këtë ndryshim edhe vite pas lindjes — dhe quhet diastazis rekti.

Si ta kuptosh nëse e ke, çfarë po ndodh me muskujt e barkut dhe çfarë duhet të bësh ndryshe?
Rudina e shpjegon në video. 👆

Ruaje këtë video — mund të jetë pikërisht informacioni që të ka munguar. 🤍

PasLindjes

Photos from Fit Mom with Dina's post 24/08/2026

NE🥰 paçim sa me shume dite te tilla ku qendrimi me njeri-tjetrin te jete gjeja me e rendesishme.
🇬🇷

Photos from Fit Mom with Dina's post 23/08/2026

Dhimbja e legenit gjatë shtatzënisë nuk është diçka që duhet thjesht ta durosh. 🤰🏻

Nëse të dhemb kur kthehesh në shtrat, ngjit shkallët, ecën për një kohë të gjatë apo qëndron në njërën këmbë, mund të lidhet me dhimbjen e brezit pelvik (PGP), që mund të përfshijë edhe zonën e simfizës pubike.

Lajmi i mirë? Me lëvizjen e duhur, forcimin dhe menaxhimin e ngarkesës, simptomat shpesh mund të lehtësohen. 💗

👉 Lexo carousel-in dhe mëso të dallosh sinjalet që të jep trupi yt.

22/08/2026

Pyetjet tuaja, përgjigjet e Dinës. 🤍

Në Rubrikën e Pyetjeve, flasim hapur për stërvitjen, ushqimin, shtatzëninë, rikthimin pas lindjes dhe gjithçka që ju mama doni të dini.

🎥 Ndiq videon për pyetjen e radhës dhe përgjigjen e Dinës.

19/08/2026

Nese jeni duke arreduar, rinovuar apo thjesht doni t'i jepni nje tjeter pamje shtepise, para se te
vendosni per ndricimin, shikojeni live.
Bauled e gjeni ne Rrugen Egnatia, prane Tirana Industrial Park, si edhe ne showroom-in ne
Fushe-Kruje.
Sepse ndricimi nuk eshte detaji qe zgjedhim ne fund.

19/08/2026

Healthy Breakfast Series
Krep me spinaq & vezë
I thjeshtë, i shijshëm dhe plot vlera.

Një tjetër ide nga rubrika e mëngjeseve healthy të Fit Mom.
Krep me spinaq dhe vezë, shoqëruar me djathë dhe pomodorini — një kombinim i shpejtë për ta nisur ditën me shije dhe energji.

BENEFITI KRYESOR
💪 Proteina nga veza dhe djathi ndihmon në ngopje më të gjatë dhe në ruajtjen e masës muskulore.

Photos from Fit Mom with Dina's post 15/08/2026

Pas lindjes, barku që duket ende i fryrë apo i dalë nuk lidhet gjithmonë me dhjamin. 🤍

Trupi ka kaluar muaj të tërë duke u përshtatur me shtatzëninë dhe rikuperimi kërkon më shumë sesa thjesht “të bësh bark”.

Frymëmarrja, dyshemeja pelvike dhe muskujt e thellë të core-it duhet të mësojnë të punojnë sërish së bashku. ✨

Prandaj te Fit Mom fokusi nuk është të ushtrohesh më shumë, por të rikuperohesh dhe të ushtrohesh siç duhet.

Fillimisht rikuperim. Pastaj forcim. 💗

Ruaje këtë postim dhe dërgoja një mami që ka nevojë ta dijë.

14/08/2026

Shtëpia mund të jetë palestra jote — mjafton teknika e duhur, vazhdimësia dhe pak motivim. 💪

Po ti, team palestër apo team workout në shtëpi? 👀

12/08/2026

Pyetjet e mamave, përgjigjet që na duhen të gjithave. 🤍

Nga sot, në FitMom hapim një rubrikë që do të vazhdojë gjatë: pyetje reale nga mamat, për rutinën, ushqimin, stërvitjen dhe gjithë ato dilema të vogla që lindin gjatë rrugës.

Sepse nëse e ke menduar ti, me shumë mundësi e ka menduar edhe një mama tjetër. ✨

Ke një pyetje? Na e shkruaj — mund të jetë pikërisht tema e radhës. 💌

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Tirana