18/08/2026
Ekipi i Qitjes merr pjese ne Lojerat Mesdhetare “Taranto 2026” me sportistet
Manjola Konini AP Femra Klubi Studenti
Henri Rrufa AP Meshkuj Klubi Teuta
Ejsi Ahmeti AR Femra Klubi Tirana
Dejsi Gjeci AR Meshkuj Klubi Flamurtari
Urime dhe Suksese sportisteve!
13/07/2026
Eshte zhvilluar ne Lonato te Italise Kupa e Botes ne Pjatel ku Shqiperia mori pjese me sportistin Vladi Lepuri i cili garoi ne disiplinen trap , ndermjet 221 garuesve dhe 67 shteteve , sportisti jone mori 95 pike pas 5 raunde gjuajtje.
Suksese Vladi ne fgarat e tjera!
04/07/2026
🏆 **KUPA E VERIUT NË PJATEL – PUKË, 4 KORRIK 2026**
Sot, në kompleksin **Marenglen Laçi** në Pukë, u zhvillua me sukses eventi **"Kupa e Veriut në Pjatel"**, organizuar nga **Klubi Tërbuni** në bashkëpunim me Federatën e Qitjes.
Në garë morën pjesë **8 ekipe**, secili i përbërë nga **5 sportistë**, duke krijuar një atmosferë sportive, konkurruese dhe miqësore.
Eventin e përshëndeti edhe Presidenti i **Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar**, z. **Fidel Ylli**, i cili vlerësoi organizimin e kësaj veprimtarie që zhvillohet prej **14 vitesh radhazi në Pukë**. Ai theksoi se qytete si Puka kanë nevojë për më shumë aktivitete sportive të këtij niveli, pasi sporti është i lidhur ngushtë me natyrën, edukon të rinjtë, promovon vlera pozitive dhe kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës.
🏅 **Renditja ekipore:**
🥇 Vendi I – **Ekipi Tomorri**
🥈 Vendi II – **Ekipi Vau i Dejës**
🥉 Vendi III – **Ekipi Lezha**
🎯 **Renditja individuale:**
🥇 Vendi I – **Alban Ndoj** (Lezha)
🥈 Vendi II – **Mustafa Cafi** (Shëngjin)
🥉 Vendi III – **Mustafa Balla** (Tomorri)
Ky aktivitet mblodhi së bashku jo vetëm komunitetin e qitjes sportive, por edhe përfaqësues të **Federatës së Harkut** dhe **Federatës së Alpinizmit**, duke promovuar sportin dhe një stil jetese të shëndetshëm.
Pas përfundimit të garës, sportistët e qitjes në pjatel përjetuan emocione të veçanta duke marrë pjesë në demonstrimet e harkut, ku provuan këtë disiplinë sportive dhe përjetuan adrenalinën e sfidës. Aktiviteti u mbyll me një ecje në natyrë (hiking), duke shijuar peizazhet e bukura të Pukës dhe duke përcjellë mesazhin se sporti, natyra dhe jeta e shëndetshme janë të pandashme.
Urime të gjithë fituesve dhe falënderime për ekipet pjesëmarrëse, organizatorët, gjyqtarët, sponsorët dhe të gjithë ata që kontribuan në suksesin e këtij eventi.
21/06/2026
Ekipi i te Rinjve te Qitjes po merr pjese ne Kampionatin Boteror te te Rinjve qe po zhvillohet ne Suhl , Gjermani.
Do te marrin pjesene garat e qitjes Pushke me ajer sportistet Najka Mustafa dhe Dejsi Gjeci te Ekipit Flamurtari dhe sportistet Ejsi Ahmeti dhe Sevi Lamce te Ekipit te Tiranes.
Suksese sportisteve te rinj ne garat e tyre!
05/06/2026
European Youth League Championship , raundi rajonal po zhvillohet ne Shkup dhe Shqiperia po merr pjese me Ekipin e te Rinjve te pushkes. Garat zhvillohen ne dy dite ndermjet ekipeve te Shqiperise , Maqedonise , Bullgarise dhe AIN
👏👏👏Suksese sportisteve te Rinj
04/06/2026
📌 30 maj 2026 FSHQS organizoi ne Tirane Kampjonatin Kombetar per te Rinjte ku moren pjese 24 sportiste te rinj qe garuan ne disiplinen e qitjes me ajer pistolet dhe pushke
Te kater vendet e para i moren sportistet e Ekipit Flamurtari
➡️Orion Dautaj AP me 531 pike
➡️ Ana Maria Zoto AP me 538
➡️ Dejsi Gjeci AR me 589.4
➡️ Najka Mustafa AR me 595.9
Suksese sportisteve te rinj ne gara te tjera
30/05/2026
Federata e Qitjes ka mbajtur ne ambjentet e Parkut Olimpik, Asamblene e Pergjithshme Vjetore ku u analizuan dhe u moren vendime ne lidhje me Aktivitete e vitit 2025 , ashtu dhe Kalendari dhe Aktivitetet e vitit 2026.
Vendime te rendesishme u moren ne lidhje me ndryshimet te Statutit ne perputhje me Ligjin e ri te Sportit si dhe Plani Strategjik per vitet 2026-2028
16/05/2026
Eshte zhvilluar sot ne Tirane , ne ambjentet e Poligonit “Rexhep Rama” garat e Kampjonatit Kombetar me pjesemarrjen e 38 sportisteve dhe ne disiplinat perkatese u shpallen kampjon
⬇️
🔴Manjola Konini me 557 pike
🟠Agim Ramo me 552 pike
🔵Ejsi Ahmeti me 592,3 pike
⚫️Dejsi Gjeci me 600,3 pike