Brazilian Jiu-Jitsu Albania

Brazilian Jiu-Jitsu Albania

Share

Brazilian Jiu Jitsu and Martial Arts Academy in Tirana, Albania

20/05/2026

Bullizmi nuk është thjesht një problem i shkollës apo i moshës së re. Është një plagë që prek vetëbesimin, karakterin dhe mënyrën se si një fëmijë apo i ri e sheh veten të papranuar në shoqëri. Një plage që e shoqëron edhe kur behet i rritur.

Sportet luftarake nuk nxisin dhunë. Përkundrazi, ato ndërtojnë vetëkontroll, karakter, durim, respekt për kundërshtarin dhe besim tek vetja. Këto janë vlera që u duhen të rinjve tanë, në sport dhe në jetë.
E mbështesim iniciativën “NO to Bullying – YES to Combat Sports” si një projekt me vlerë të qartë publike dhe sociale. Combatthlon e kthen sportin në një platformë për mbrojtjen, fuqizimin dhe formimin e të rinjve.

Jo bullizmit. Po disiplinës. Po respektit. Po karakterit.
https://combatthlon.org/

20/05/2026

A e keni parë ndonjëherë lëvizjen “Dervishi Fluturues” në Jiu-Jitsu?

Në këtë video do ta shihni për herë të parë.

Dardan Spahia i cili pak muaj më parë u shpall Kampion Europe në BJJ si Brez i Bardhë - Juvenile, stërvitet në palestër me të njëjtin dedikim që e karakterizon çdo kampion. Në video shihet duke këmbëngulur për të hedhur në tokë kundërshtarin pavarësisht forcës centrifugale që krijohet nga rrotullimi në dyluftim.

Bravo, Dardan. Sa herë të shohim “Dervishin Fluturues” në BJJ do kujtohemi se e kemi parë fillimisht nga ty.

———

Have you ever seen the “Whirling Dervish” move in Jiu-Jitsu?

In this video, you will see it for the very first time.

Dardan Spahia, who only a few months ago was crowned European Champion in BJJ as a White Belt in the Juvenile category, trains in the gym with the same dedication that defines every champion.

In the video, he is seen persistently trying to take his opponent down, despite the centrifugal force created by the rotation during the fight.

Bravo, Dardan. Every time we see the “Flying Dervish” in BJJ, we will remember that we first saw it from you.

14/04/2026
Photos from Tirana MMA Center - Mixed Martial Arts Albania's post 07/02/2026
03/11/2025

Javën që kaloi 5 sportistë nga Tirana MMA Center dhe 1 sportist nga palestra simotër në Gjakovë morën pjesë përsëri në Kampionatin Europian të BJJ pa “Gi” (kimono).

GEMBI JUNIKU (nga Gjakova) doli në vend të tretë në kategorinë Master 1 për brezin lejla. Gembi kaloi dy përballje dhe humbi ndeshjen e tretë me sportistin që fitoi titullin kampion.

SAZAN ZAIMI, i promovouar rishtazi, garoi për herë të parë në kategorinë Adult brezi Lejla. Ani e nisi me fitore të ngushtë dhe vijoi me një ndeshje të dytë të shkëlqyer të përfunduar me finalizim. Ani humbi në përballjen e tretë me kampionin e vjetshëm europian për brezin Lejla (qe doli dhe sivjet në vend të tretë) me vetëm 2 pikë.

ELERT SHABA garoi ne kategorinë Adult brezi Lejla dhe dominoi bindshëm dy ndeshjet e para, por nuk arriti të siguronte kalimin në fazën pasuese.

MIRJON SHALARI garoi në kategorinë Master 2, brezi kaf. Ai zhvilloi një ndeshje të kontrolluar dhe dominuese, por e humbi ndeshjen në sekondat e fundit me dy pikë pas një dëmtimi në kavlije.

SAMUEL MALOKU tregoi përgjithesisht qetësi dhe kontroll gjatë ndeshjes, por një nxitim i vogël i kushtoi pikë dhe humbje që në përplasjen e pare.

EDON SHEHU nuk performoi në kapacitetin e tij dhe nuk e kaloi dot fazën e parë kualifikuese, por fitoi përvojë të vlefshme për garat e ardhshme.

Po ashtu si pjesëmarrjet e tjera të Tirana MMA Center në kampionate Europjane që kanë kulmuar vazhdimisht me podium dhe me tituj Europjan, edhe kjo garë dëshmoi se jemi në nivelin e duhur për të konkurruar në arenat më të mëdha ndërkombëtare, pavarësisht se vijmë nga një vend i vogël, pa mbështetje financiare, pa federatë aktive, dhe me sportistë që ushqejnë pasionin për sportin ndërsa punojnë çdo ditë edhe jashtë palestrës. Na mbetet vetëm të vazhdojmë punën me përkushtim për të qenë edhe më të fortë në kampionatin e ardhshëm!

Përgëzojmë gjithashtu ekipin e Sarandës Gracie Barra BJJ që këtë vit mori pjesë për here të parë duke garuar me 10 sportistë dhe në veçanti sportistin SOKOL XHUVANI i cili arriti fitoret e vetme të ekipit dhe zuri dhe vendin e dytë në Europë në kategorinë Master 2, brezi blu. I urojmë shumë suksese dhe në të ardhmen!

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Rruga Qemal Stafa, 500 Metra Larg Pallatit Te Kultures, Prane Qendres Linkoln 1
Tirana

Opening Hours

Monday 15:00 - 22:00
Tuesday 15:00 - 22:00
Wednesday 18:30 - 22:00
Thursday 15:00 - 22:00
Friday 15:00 - 22:00
Saturday 15:00 - 22:00