Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)

Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)

Share

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959.

Photos from Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)'s post 17/07/2026

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli, priti në një takim zyrtar gjyqtarin olimpik dhe këshilltarin global për investimet sportive, Eng. Almohanad Alzooaabe, ku në qendër të diskutimeve ishte projekti ‘Tirana Olympic City’, vizioni më ambicioz për zhvillimin e infrastrukturës sportive në Shqipëri.

Presidenti Fidel Ylli theksoi se ‘Tirana Olympic City’ është një projekt transformues, i cili synon të krijojë një qendër moderne sportive me standarde ndërkombëtare, në funksion të atletëve, federatave sportive dhe organizimit të eventeve të mëdha, duke e pozicionuar Shqipërinë si një aktor gjithnjë e më të rëndësishëm në hartën sportive të rajonit.

Gjatë bisedimeve u diskutuan modelet më të avancuara të investimeve sportive në nivel ndërkombëtar, zhvillimi i infrastrukturës moderne, partneritetet publiko-private dhe mundësitë për tërheqjen e investimeve që do të kontribuojnë në rritjen e sportit shqiptar.

Në takim ishte i pranishëm edhe z. Erion Keri, Presidenti i Arcon Studio, kompania projektuese e ‘Tirana Olympic City’ dhe partnere e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, duke sjellë ekspertizën e saj në zhvillimin e këtij projekti strategjik.

Takimi shërbeu gjithashtu për shkëmbimin e ekspertizës mbi qeverisjen sportive, zhvillimin e organizatave dhe ndërtimin e partneriteteve afatgjata, me angazhimin e përbashkët për të çuar përpara projekte që krijojnë vlerë të qëndrueshme për sportin shqiptar.

16/07/2026

Finale ëndrrash më 19 Korrik, 🇪🇸 Spanja dhe 🇦🇷 Argjentina do të luajnë finalen e madhe të Kupës së Botës🏆

16/07/2026

🇦🇷 ARGJENTINA ËSHTË NË FINALE!

Për të dytin Botëror radhazi, “Albicelestët” prekin finalen dhe janë vetëm 90 minuta larg mbrojtjes së kurorës.

Anglia kaloi e para në avantazh me Gordon, por Argjentina nuk u dorëzua. Kur gjithçka dukej e humbur, Enzo Fernández barazoi në minutën e 88’, ndërsa Lautaro Martínez shpërtheu festën në minutën e dytë shtesë, duke vulosur fitoren 2-1.

🔥 Tani na pret finalja që ëndërronin miliona tifozë:

📅 19 korrik
🇪🇸 Spanjë 🆚 Argjentinë 🇦🇷

15/07/2026

🇪🇸🏆 Spanja është finalistja e parë e Botërorit 2026!

Në një mbrëmje ku gjithçka foli spanjisht, “La Furia Roja” dha një tjetër leksion futbolli. Në Dallas, Spanja dominoi Francën nga minuta e parë deri në të fundit dhe me një fitore bindëse 2-0 siguroi biletën për në finalen e Kupës së Botës.

Kontroll i lojës, qarkullim perfekt i topit, disiplinë taktike dhe efikasitet para portës. Spanja nuk i la asnjë mundësi Francës dhe konfirmoi se është skuadra që ka bindur më shumë gjatë këtij Botërori.

14/07/2026

🔥 Sonte nis beteja për finalen e Kupës së Botës 2026!

🇫🇷 Franca dhe 🇪🇸 Spanja përballen në gjysmëfinalen e parë, në një duel të yjeve të futbollit.
90 minuta (ose më shumë) do të vendosin se kush do të jetë finalistja e parë dhe do të vazhdojë ëndrrën drejt trofeut më të madh të futbollit.

👇 Cila skuadër do ta sigurojë biletën për në finale?
❤️ Franca
👍 Spanja

Shkruani parashikimin tuaj në komente! ⚽🏆

Photos from Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)'s post 14/07/2026

🏆 4 trajnerë. 4 filozofi. 1 ëndërr.

Didier Deschamps, Luis de la Fuente, Thomas Tuchel dhe Lionel Scaloni janë katër strategët që kanë udhëhequr Francën, Spanjën, Anglinë dhe Argjentinën deri në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026.

👇 Cili trajner do të ngrejë Kupën e Botës?

Photos from Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)'s post 13/07/2026

🇦🇱🤝🇮🇹 Shqipëria pjesë e EUROGYM 2026 në Itali

Me ftesë të Presidentit të Federatës Italiane të Gjimnastikës, Andrea Facci, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, mori pjesë në EUROGYM 2026, festivali më i madh evropian i gjimnastikës për të rinjtë, i zhvilluar në qytetin e Pistojas, Itali.

Ky aktivitet mblodhi mbi 7,000 të rinj nga e gjithë Evropa, të cilët përmes performancave dhe aktiviteteve të ndryshme promovuan vlerat më të mira të lëvizjes olimpike: miqësinë, respektin, përfshirjen dhe bashkëpunimin përmes sportit.

I shoqëruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Lulaj, Presidenti Ylli ndoqi ceremoninë zyrtare të hapjes dhe zhvilloi takime me drejtues të rëndësishëm të gjimnastikës evropiane, duke diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti.

📍Prania e Shqipërisë në EUROGYM vjen vetëm pak javë pasi vendi ynë fitoi të drejtën për të organizuar Tirana Golden Age Gym Festival 2028, një nga aktivitetet më prestigjioze të gjimnastikës në Evropë, që pritet të sjellë në Tiranë mijëra sportistë dhe pjesëmarrës nga dhjetëra vende.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar do të vijojë të mbështesë federatat sportive në rrugën e tyre drejt zhvillimit, forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimit të Shqipërisë si një organizatore e denjë e aktiviteteve të mëdha sportive evropiane.

12/07/2026

Botërori 2026 ka hyrë në fazën më të bukur.

Kanë mbetur vetëm katër superfuqi të futbollit dhe vetëm dy bileta për finalen: 🇫🇷 Franca, 🇪🇸 Spanja, 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 Anglia dhe 🇦🇷 Argjentina.

Më 14 dhe 15 korrik do të luhen dy gjysmëfinalet:
⚽ Francë – Spanjë
⚽ Angli – Argjentinë

❓ Cila do të jetë finalja e Kupës së Botës 2026?

Shkruajeni parashikimin në komente. ⬇️🏆

12/07/2026

🇦🇷 Argjentina është gjysmëfinalistja e fundit e Kupës së Botës 2026!

Pas një tjetër nate plot emocione, Argjentina mposhti Zvicrën 3-1 pas kohës shtesë dhe siguroi biletën për në gjysmëfinale.

Me një Messi në hije, Mac Allister, Julián Álvarez dhe Lautaro Martínez morën përsipër përgjegjësinë dhe udhëhoqën kampionët e botës drejt kualifikimit.

Ndeshja u shoqërua edhe me polemika për kartonin e kuq të Embolos, por në fund ishte Argjentina që festoi.

🔥 Tashmë në gjysmëfinale e pret Anglia, në një duel që premton spektakël.

12/07/2026

🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 Anglia është në gjysmëfinalen e Kupës së Botës!

Pas një përmbysjeje plot karakter ndaj Norvegjisë, “Tre Luanët” fituan 2-1 falë dygolësh*t të Jude Bellingham. Goli i Schjelderup nuk mjaftoi për norvegjezët.

Një tjetër hap drejt ëndrrës së madhe, që Anglia e pret prej 60 vitesh. 🏆

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Tirana Olympic Park
Tirana
1001