Klubi Shumësportësh Elbasani

Klubi Shumësportësh Elbasani

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Klubi Shumësportësh Elbasani, Sports Team, Liman Kaba, Tirana.

Photos from Klubi Shumësportësh Elbasani's post 03/09/2026

😊Kënaqësi dhe nder të mirëprisnim sot në Elbasan Zv. Ministrin e Kulturës, Turizmit dhe Sportit, z. Endri Hoxha, së bashku me z. Andi Seferi, Kryetar i Bordit Drejtues të Klubit Shumësportësh Tirana.

Vizita u zhvillua në kuadër të inspektimit të përgatitjeve të qytetit të Elbasanit dhe të një bashkëbisedimi institucional mbi procesin e kandidaturës për titullin prestigjioz “European City of Sport 2027”.

Gjatë takimit u diskutua mbi vizionin e Elbasanit për zhvillimin e sportit, fuqizimin e infrastrukturës sportive, mbështetjen e sportistëve dhe promovimin e një kulture sportive gjithëpërfshirëse, në përputhje me standardet dhe vlerat europiane.

Prania dhe mbështetja institucionale në këtë proces përbëjnë një dëshmi të rëndësisë që i kushtohet sportit dhe rolit të tij në zhvillimin e qytetit.

Elbasani është gati të dëshmojë përpara Europës traditën, pasionin dhe potencialin e tij sportiv. 💛💙

🇪🇺 ELBASAN 2027 – A CITY UNITED BY SPORT.

02/09/2026

Po i japim një tjetër dimension ambienteve të Klubit Shumësportësh Elbasani, duke sjellë një atmosferë të re, më moderne dhe plot energji për t’i dhënë start sezonit të ri sportiv 2026-2027.😁

Një sezon i ri do të thotë sfida të reja, objektiva të reja dhe shumë momente për t’u përjetuar bashkë. 🤩

🎯 Një sezon i ri. Sfida të reja. Të njëjtin shpirt kampioni.❤️‍🔥

KS Elbasani është gati! 💪🏻💛💙

Photos from Klubi Shumësportësh Elbasani's post 31/08/2026

Në ditën e dytë dhe përmbyllëse të Kampionatit Kombëtar të Notit për Fëmijë, të Rinj dhe të Rritur në Durrës, notarët e vegjël të KS Elbasanit arritën të tjera rezultate!

🥇 Joan Kacollja
• Vendi i parë – 200 m bretkosë

🥇🥉 Aishe Tana
• Vendi i parë – 100 m stil i lirë
• Vendi i tretë – 100 m shpinë

🥈🥉 Amina Tola
• Vendi i dytë – 100 m bretkosë
• Vendi i tretë – 100 m stil i lirë

🥉 Ines Atnikolla
• Vendi i tretë – 100 m bretkosë

🏆 Bilanci përfundimtar i KS Elbasanit në të dyja ditët: 13 medalje!
🥇 6 ari | 🥈 2 argjendi | 🥉 5 bronzi

👏 Urime trajnerit Andi Kongoli për punën dhe përkushtimin!

Këta fëmijë po rriten përmes sportit, disiplinës dhe punës së palodhur. Ata janë e ardhmja e notit elbasanas dhe krenaria e familjes verdheblu! 💛💙🏊‍♀️

Photos from Klubi Shumësportësh Elbasani's post 31/08/2026

🇦🇱 DREJT TARANTO 2026! 🥋🔥

Drejtori i Përgjithshëm i Kulturës dhe Sporteve, Artin Kovaçi, uroi suksese përfaqësuesit e Klubit Shumësportësh Elbasani, Mirandi Backa, trajner, dhe Abdullah Backa, sportist në Karate – Kumite -67 kg, të cilët nisën sot drejt Tarantos si pjesë e TEAM ALBANIA 🇦🇱 në Lojërat Mesdhetare XX – Taranto 2026, Itali. 🇮🇹

🥋 Garat e Karatesë do të zhvillohen më 1–2 shtator, ku Abdullah Backa do të përfaqësojë Shqipërinë dhe Elbasanin në arenën mesdhetare.

💛💙 Krenarë për përfaqësimin e Elbasanit në një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive të Mesdheut!

Suksese Mirandit dhe Abdullahut!
Forca Elbasan, Forca Shqipëri! 🇦🇱🥋💪

Photos from Klubi Shumësportësh Elbasani's post 30/08/2026

🎾 Tennis in the heart of Elbasan! 💛💙

Gjatë fundjavës, Sheshi “Gensher” u kthye në një arenë të bukur sportive, ku fëmijë të moshave të ndryshme patën mundësinë të njihen nga afër me tenisin dhe të provojnë emocionet e këtij sporti të veçantë. 🎾✨

Promovimi i lojës së Tenisit u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit mes Federatës Shqiptare të Tenisit, Klubit Shumësportësh Elbasani dhe Klubit të Tenisit Korça, duke sjellë sportin në zemër të qytetit dhe duke krijuar një atmosferë të veçantë për fëmijët, të rinjtë dhe të gjithë dashamirësit e tenisit. 💛💙

🤝 Të pranishëm ishin përfaqësues të klubit, trajnerë, lojtarë dhe sportdashës, të cilët u bënë pjesë e kësaj dite të dedikuar promovimit dhe zhvillimit të tenisit.

🏟️ Elbasani po hedh hapa të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve të reja për këtë sport, ndërsa iniciativa për ndërtimin e fushave të tenisit pritet t’i japë një tjetër dimension zhvillimit të tij në qytetin tonë.

🏫 Njëkohësisht, ky aktivitet shërbeu si një pikënisje për implementimin e tenisit në shkolla, në kuadër të programit “Klasat Sportive në Elbasan”, me synimin për t’u dhënë fëmijëve mundësi të reja për të zbuluar talentin dhe pasionin e tyre për sportin.

🌟 Sepse çdo kampion nis me një hap të parë. Dhe ne duam që ai hap të nisë në Elbasan! 🎾

Sporti bashkon, frymëzon dhe krijon energji! ✨
Ne promovojmë TENISIN, promovojmë një qytet që jeton me sportin! 🎾😊🫶🏻

Photos from Klubi Shumësportësh Elbasani's post 30/08/2026

🏊‍♂️ NJË NISJE E ARTË PËR NOTARËT TANË! 🏆🔥

Në Kampionatin Kombëtar të Notit për Fëmijë, të Rinj dhe të Rritur, që po zhvillohet më 29–30 Gusht në Durrës, sportistët tanë e mbyllën ditën e parë me rezultate fantastike! 💪💛💙

🥇 Joan Kacollja – tri vende të para:
• 50 m delfin
• 100 m delfin
• 200 m katërnotim

🥇🥈 Aishe Tana
• Vendi i parë – 50 m stil i lirë
• Vendi i dytë – 50 m shpinë

🥉 Jakobo Xhindoli
• Vendi i tretë – 100 m delfin

🥉 Amina Tola
• Vendi i tretë – 50 m delfin

👏 Urime kampionëve tanë si edhe trajnerit të tyre Andi Kongoli për paraqitjen, forcën dhe përkushtimin!

🔥 Garat vazhdojnë edhe sot! Suksese notarëve tanë në ditën e dytë të Kampionatit! 🏊‍♀️🏊‍♂️🏆Forcaaa!

💛💙

29/08/2026

🏀🔥 KS Elbasani zyrtarizon David Thompson!
Basketbollisti amerikan 🇺🇸 David Thompson, në pozicionin organizator (Point Guard – PG), i bashkohet ekipit verdheblu të basketbollit për sezonin sportiv 2026–2027. 💛💙

⚡ Energji, ambicie dhe uri për sukses!
💛💙 Tani është koha për të luftuar së bashku për Elbasanin, si një familje e madhe, e bashkuar dhe e fortë!

New chapter. New opportunity. Same hunger. 🔥

Mirë se vjen në familjen verdheblu, David! 🏀💛💙
Le ta shkruajmë së bashku historinë e suksesit në sezonin 2026–2027! 🏆🔥

29/08/2026

Mirëmëngjes ☀️
Sportisti ynë Kejdi Tafani bëri debutimin e tij në Kampionatin Europian U15 & Youth të Peshëngritjes, që u zhvillua në Prishtinë, Kosovë, duke dhuruar një paraqitje të shkëlqyer në arenën europiane dhe duke u renditur në vendin e 5-të. 💪🔥

🏋️ 70 kg në shkëputje
🏋️ 90 kg në shtytje
🏆 Vendi i 5-të në Kampionatin Europian
🇦🇱 2 rekorde kombëtare të thyera!

Ky është një tjetër rezultat i rëndësishëm që përfaqëson denjësisht Elbasanin dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. 💛💙🇦🇱

👏 Urime Kejdi Tafanit dhe trajnerit të tij, Ilir Çela, për punën, përkushtimin dhe këtë arritje të rëndësishme!

Krenarë për sportistët tanë! 💛💙🏋️‍♂️

28/08/2026

🏀💛💙 NJË TAKIM PLOT NOSTALGJI, PAS SHUMË VITESH! ✨

Dikur, vajzat e KS Elbasanit përfaqësonin me krenari qytetin 🏀, duke shkruar kujtime të bukura në historinë e sportit të atyre viteve në qytetit tonë. 💛💙

Sot, pas shumë vitesh, ato u ritakuan sërish 🫶 për të rikthyer emocionet, miqësinë dhe kujtimet e një kohe të paharruar. ✨🤍

Vitet kalojnë, por kujtimet, miqësia dhe dashuria për sportin mbeten! 🏀❤️

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Liman Kaba
Tirana
1020