30/08/2026
🎯 🥉 ETIEN QOSHJA NGJITET NË PODIUM — PRISHTINA OPEN 2026
Pas suksesit të veteranëve tanë, radha i vjen brezit të ri!
Lojtari ynë garoi në kategorinë Junior U17 të turneut ndërkombëtar Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2026, përballë një konkurrence tepër të lartë me lojtarë nga disa shtete, shumë prej tyre me përvojë në turne evropiane dhe u ngjit në vendin e tretë! 🥉
Në një kategori ku çdo ndeshje kërkon maksimumin, Etieni tregoi përqendrim, guxim dhe mbi të gjitha vendosmëri për të luftuar deri në pikën e fundit. Nuk u dorëzua në asnjë moment dhe pikërisht ky është karakteri që ndërton kampionë.
🔥 Krenarë me ty, Etien! 🤍💙
29/08/2026
🏆 PRISHTINA OPEN 2026 🏆
Krenarë me rezultatet e klubit tonë në turneun ndërkombëtar "Prishtina Open 2026", zhvilluar në Prishtinë!
🥇 Traineri ynë Jonuz Tufa shpallet KAMPION në kategorinë Veteranë 60–64!
🥈 Lojtari i klubit tonë Elidon Bekurti shpallet nënkampion në kategorinë Veteranë 50–59!
💪 Ndërkohë, Etien Qoshja vazhdon garën në kategorinë Senior, i urojmë suksese në ndeshjet e radhës!
Urime të gjithëve për paraqitjen dinjitoze dhe faleminderit Federata e PingPongut e Kosovës dhe Klubi i Pingpongut Priping për organizimin e shkëlqyer! 🇦🇱🤝🇽🇰
13/06/2026
Puna shperblen gjithmonë!
Pas shumë punë, sakrifica dhe orësh të gjata stërvitje, sot erdhi shpërblimi! 🥇
Të vegjlit tanë u shpallën Ekipi Kampion Kombëtarë U15 në Ping Pong! 🏓
Krenari e madhe për këta djem që treguan karakter, këmbëngulje dhe pasion të vërtetë. Bravo! 👏
Faleminderit trajnerëve dhe të gjithë atyre që besuan, kjo medalje është e juaja gjithashtu! ❤️
08/01/2026
Viti 2️⃣0️⃣2️⃣6️⃣ nis në mënyrën më të mirë të mundshme, me dy trofe të rëndësishëm! 🥇🥇
Jemi krenarë të njoftojmë se sportistët tanë u shpallën kampionë në "Kupën e Ambasadorit":
✨ Etieni – Kampion në kategorinë U15
✨ Kejdi .kalaja – Kampion në kategorinë U19
Ky sukses vjen si rezultat i një pune intensive dhe bashkëpunimi të shkëlqyer. Një mirënjohje e veçantë shkon për:
Ambasadoren e Republikës së Kinës 🇨🇳, për mbështetjen e pakursyer në aktivitetet stërvitore, çka ka rritur ndjeshëm nivelin e sportistëve tanë.
Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)🇦🇱, për vëmendjen dhe mbështetjen ndaj sportit tonë.
🇦🇱 dhe në veçanti Presidentin, z. , për organizimin dhe angazhimin e vazhdueshëm në rritjen e këtij sporti në Shqipëri.
Vazhdojmë me ritëm kampionësh! 🏓🇦🇱
13/12/2025
🇦🇱🏓
Një kënaqësi e veçantë të ishim pjesë e këtij shkëmbimi të vlefshëm eksperiencash dhe njohjeje me teknika ndërkombëtare në sportin tonë.
Prania e trajnerit francez Nicolas Guigon në Tiranë solli një mundësi reale për të mësuar, për t’u përmirësuar dhe për të rritur nivelin profesional të pingpongut shqiptar, si në aspektin teorik ashtu edhe praktik.
Investimi në dije, trajnim dhe bashkëpunim ndërkombëtar është çelësi për zhvillimin e qëndrueshëm të sportit tonë. 🙌 Faleminderit dhe që bënë të mundur këtë event!
06/12/2025
🏓🇬🇧 We are happy and very proud that , a representative of our club, is participating in the Global Youth Table Tennis Training Camp in Chengdu (China).
A unique and extraordinary experience for Etien, who had the opportunity to meet the main world leaders of our sport: Sörling, president of the International Table Tennis Federation , and , president of the Chinese Table Tennis Federation.
These moments make all of us proud and motivate us to continue working to develop young talents in table tennis. ❤️🔥
🏓🇦🇱 KRENARI!
Jemi të lumtur dhe tepër krenarë që , përfaqësues i klubit tonë, po merr pjesë në Global Youth Table Tennis Training Camp në Chengdu (Kinë).
Një eksperiencë unike dhe e jashtëzakonshme për Etienin, i cili pati mundësinë të takojë majat e sportit tonë: Sörling, presidente e Federatës Ndërkombëtare të Pingpongut, dhe , president i Federatës Kineze të Pingpongut.
Këto momente na bëjnë krenarë të gjithë neve ne dhe na motivojnë të vazhdojmë punën për zhvillimin e talenteve të rinj në pingpong. ❤️🔥
Federata Shqiptare e Ping Pongut - Albanian Table Tennis Association
Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)
23/11/2025
🏓🇦🇱🇽🇰 Kampionati Mbarëkombëtar Shqipëri–Kosovë në PingPong
Këtë fundjavë, në Elbasan, u zhvillua një turne fantastik me ndeshje të bukura, atmosferë miqësore dhe shumë sportivitet. 🤝✨
Shumë urime ekipit “Lidhja e Prizrenit” (meshkuj) dhe “KS Teuta” (femra) për shpalljen kampionë të këtij edicioni! 🏆
Ne u pozicionuam me dinjitet në vendin e tretë ekipore, ndërsa lojtari ynë Kejdi Kalaja shkëlqeu duke fituar medaljen e argjendtë pas një ndeshjeje tejet të fortë ndaj lojtarit të talentuar Kreshnik Mahmuti. 🥈🔥
Krenarë për frymën e bashkëpunimit mes dy vendeve tona! ❤️
02/11/2025
🏆 Kampionë të Shqipërisë U17! 🇦🇱
, dhe arritën një sukses të jashtëzakonshëm duke u shpallur ekipin tonë kampionë kombëtarë në kategorinë U17!
Pas ndeshjeve të forta dhe plot emocione, djemtë treguan karakter, përkushtim dhe pasion për pingpongun, duke e ngjitur klubin tonë në majën e podiumit 🥇
02/11/2025
📸 në podium!
Vetëm 14 vjeç, por tashmë ndër më të mirët në Shqipëri! 🏓💪
Në Kampionatin Kombëtar U17, zhvilluar në Lezhë më 1–2 Nëntor 2025, Etien Qoshja arriti të sigurojë vendin e tretë, duke treguar forcë, përkushtim dhe talent të jashtëzakonshëm për moshën e tij.
🏅 Urime kampionit tonë të vogël, krenaria e Ping Pong KS Tirana!
Njëkohësisht urime kampionit për vendin e parë dhe performancën e shkëlqyer në këtë kampionat! 🥇👏