13/07/2026
Vetëm sikur.....
Rasti i humbur nga Norvegjia kur Sorloth nuk pasoi për Haaland, në një kundërsulm 2 kundër 1.
Faqe me lajme dhe humor nga futbolli dhe sporte të tjera
13/07/2026
Vetëm sikur.....
Rasti i humbur nga Norvegjia kur Sorloth nuk pasoi për Haaland, në një kundërsulm 2 kundër 1.
12/07/2026
Tjetër SKANDAL në Botëror?
Aksioni i barazimit të Anglisë ishte për t'u anulluar?
Rivënie fundore për Norvegjinë, në këtë pamje duket se topi prek kabllon e kamerës që qëndron sipër fushës, dhe bie në pikërisht para lojtarit të Anglisë, nga ky top, nis aksioni i barazimit.
Sipas rregullores, aksioni duhej ndaluar menjëherë, por FIFA thotë që sensori i topit nuk tregon asnjë prekje.
Por në rastin e golit të Kroacisë, sensori tregoi në prekje edhe pse topi u prek nga flokët e lojtarit.
11/07/2026
🚨 PËRDITËSIM 🤯
Më shumë se 42 milionë euro nga 300 milionë eurot që Argjentina mori pas fitimit të Kupës së Botës 2022 u devijuan te kompanitë fiktive. 🇦🇷
Një kontratë e nënshkruar vetëm 9 ditë PARA fitores së Argjentinës në Kupën e Botës kundër Francës thuhet se i dha 30% të të ardhurave të AFA-së nga Kupa e Botës një kompanie të quajtur TourProdEnter.
FIFA më pas dyshohet se transferoi fondet e Kupës së Botës direkt te ajo kompani, e cila thuhet se NUK ka lidhje me futbollin.
Nga Romain Molina
11/07/2026
Cili është numri mesatar i kartonave të verdhë për ekipet që garojnë në çerekfinalet e Kupës së Botës?
🏴 Angli - Karton për çdo 7 faull
🇲🇦 Marok - Karton për çdo 9,8 faull
🇧🇪 Belgjikë - Karton për çdo 10 faull
🇨🇭 Zvicër - Karton për çdo 11,5 faull
🇫🇷 Francë - Karton për çdo 12,2 faull
🇳🇴 Norvegji - Karton për çdo 13,6 faull
🇪🇸 Spanjë - Karton për çdo 17,5 faull
🇦🇷 Argjentinë - Karton për çdo 22 faull
11/07/2026
🇦🇷 FBI po heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash.
Mbi 300 milionë dollarë në para sponsorizimi, nga Adidas, të kaluara përmes bankave amerikane dhe një firme në Miami, po shqyrtohen nga autoritetet federale. Kompanitë guaskë, shërbimet e remitancave, jahtet, avionët privatë, pagesat për drejtuesit.
Gazetari investigativ francez Romain Molina thotë se ekspozimi i tij i plotë do të publikohet së shpejti. Ai e quan atë një nga skandalet më të mëdha të FIFA-s në vite.
Argjentina aktualisht po luan në Kupën e Botës.
A ka rëndësi trofeu nëse institucioni që qëndron pas tij mund të jetë i implikuar në këto afera?
Burimi: Miami Herald, CBS Sports
07/07/2026
Goli që i dha fitoren Argjentinës me Egjiptin, nga Enzo Fernandez, ishte dhe goli i 3000 në historinë e Kupës së Botës. Nisi në 1930 me golin e Laurent në Francë - Meksikë dhe sot pas gati 100 vitesh kemi golin e 3000
07/07/2026
Pas fitores së djeshme të Belgjikës ndaj SHBA dhe pas polemikave për kartonin e Balogun, faqja zyrtare e ekipit belg, poston këtë: "Anulloje këtë".
07/07/2026
Është zyrtare. Klopp trajner i Gjermanisë.
Ai synon jo vetëm drejtimin e skuadrës por dhe mënyrën si ndërtohet ekipi, ekipet e moshave dhe gjithë strukturën e ekipit.
07/07/2026
Si pa u kuptuar dhe në mes të ndeshjeve më të rëndësishme të Botërorit, vijnë kupat e Evropës për ekipet shqiptare.
ELBASANI ndeshet me Bate Borisov (Biellorusi)
EGNATIA me Peteocub (Moldavi)
VLLAZNIA në derbi shqiptar me MALISHEVËN
DINAMO me Astana (Kazakistan)
06/07/2026
🇵🇹📉 Karriera e Cristiano Ronaldos në Kupën e Botës përfundoi pa një titull:
❌ U eliminua në gjysmëfinale në vitin 2006.
❌ U eliminua në raundin e 16 në vitin 2010.
❌ U eliminua në fazën e grupeve në vitin 2014.
❌ U eliminua në raundin e 16 në vitin 2018.
❌ U eliminua në çerekfinale në vitin 2022.
❌ U eliminua në raundin e 16 në vitin 2026.
Kështu mbyllen 20 vite ndeshjesh në Botëror dhe ikën mundësia për të parë një finale Cristiano Ronaldo kundër Messi.